Lajmet

Peci: Pyjet e Kosovës duhet mbrojtur nga prerjet ilegale

Pyjet e Republikës së Kosovës përveç se duhen mbrojtur nga prerjet ilegale.

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka mbajtur sot takimin e parë të Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pyjeve në Kosovë, ministri Faton Peci theksoi rëndësinë e adresimit të problematikave me të cilat përballet ky sektor, pasur parasysh së pyjet përbëjnë rreth 44% të territorit të Republikës së Kosovës.

Pyjet e Republikës së Kosovës përveç se duhen mbrojtur nga prerjet ilegale, duhet edhe që të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme, për ta rritur potencialin e tyre për zhvillim ekonomik të vendit, vazhdoi tutje ministri Faton Peci.

“Me mbështetjen e FAO-s është drejt finalizimit Strategjia për Pyje 2021 – 2030 ndërsa plotësim-ndryshimi i Ligjit për Pyje është në proces. Qëllimi kryesor i kësaj Task Force është unifikimi dhe koordinimi ndër-institucional i veprimeve për eliminimin e aktiviteteve të paligjshme në sektorin pyjor si dhe të arrihet një konsensus mes palëve të përfshira në këtë Task Forcë, që përmes bashkë-veprimit t’i kthehet vëmendja e merituar këtij sektori e njëherësh të mbrohen këto resurse kombëtare”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu bëri thirrje tek institucionet e rendit dhe drejtësisë për një koordinim më të mirë për mbrojtjen e pyjeve nga shkaktuesit e dëmeve e që këto të fundit nuk janë të pakta, sidomos në malet e Sharrit. Ai theksoi mungesën e profesionistëve të fushës si dhe me shpalljen e parqeve nacionale, këto profesionistë edhe pse të paktë në numër mbesin nën udhëheqjen e Agjencisë Pyjore të Kosovës, ku kjo e fundit nuk ka qasje në parqe nacionale.

Përfaqësuesi i FAO-së, Ekrem Yazici theksoi edhe se ka akoma çështje, të cilat duhen adresuar siç është industria e përpunimit të drurit, mbrojtja e mjedisit, turizmi e të tjera. Ai tutje theksoi edhe rëndësinë e teknologjisë dhe pajisjes së pyjeve me kamera, për ta penguar prerjen ilegale, por edhe këtu duhet një dakordancë ndër-institucionale, nëse përdorimi i materialeve të tilla shkakton implikime ligjore.

Në përbërjen e Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve të Kosovës përveç ministrive përkatëse, bëjnë pjesë edhe organet e rendit dhe ligjit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Shoqata të Pronarëve të Pyjeve Private si dhe Shoqatat relevante të përpunuesve të drurit.

Ndryshe, Task-Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë, u formua me vendim qeveritar në korrik të këtij viti me iniciativë të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara