Lajmet

Peci: Për herë të parë e sigurojmë bukën e motmotit

Publikuar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se për herë të parë Kosova sivjet do të sigurojë bukën e motmotit pasi korrje-shirjet po japin rezultate mahnitëse.

Peci ka thënë se do të marrë pjesë në fushatën e korrje-shirjeve që nisë sot në Novolan të Vushtrrisë.

“Jam rrugës për në Novolan të Vushtrrisë, aty ku zyrtarisht po nisim fushatën për korrje-shirjeve për këtë vit. Në vizitën e 287-të prej që jam ministër, të dhënat nga terreni tregojnë që fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës, ne sigurojmë bukën e motmotit”, ka thënë Peci.

Lajmet

Netanyahu “po bën gjithçka për të shmangur një marrëveshje”

Publikuar

nga

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzohet se po përpiqet të sabotojë negociatat e armëpushimit në Gaza duke publikuar një listë të kushteve të panegociueshme.

Në një prej kërkesave të tij thuhet se trupave izraelite duhet t’iu mundësohet të kthehen në Gaza “dhe të luftojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës”.

“Pse është e mirë? Jemi në një moment kritik të negociatave, nga kjo varet jeta e të rrëmbyerve, pse të lëshohen mesazhe të tilla provokuese? Si kontribuon në proces?”, shkroi në “X” udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid.

“Është mjaft e qartë se kryeministri po bën gjithçka në fuqinë e tij për të shmangur një marrëveshje”, tha për gazetën Maariv Israel Ziv, ish-kreu i operacioneve të ushtrisë izraelite. “Kushdo që dëshiron një marrëveshje nuk i publikon kushtet e tij në media, shton kushte të reja dhe i publikon ato”, shtoi ai.

Kritikët e kanë akuzuar prej kohësh Netanyahun se po përpiqet të zgjasë konfliktin për mbijetesën e tij politike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare, Sveçla e Balla sot nënshkruajnë protokollin

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë sot pikën kufitare në Qafë Morinë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me datë 8 korrik nga ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.”

Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.”

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vdes një grua në Prishtinë, rasti në hetime

Publikuar

nga

Një grua ka ndërruar jetë në banesën e saj në Prishtinë, ku policia është duke e hetuar rastin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

“Është raportuar se në banesën e saj  ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Vetaksident në Bërnjak, vdes njëri pasagjer

Publikuar

nga

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Zubin Potok-Bërnjak.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.

Sipas Policisë, vozitësi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara