Lajmet

Peci: Nuk i marrë seriozisht ato çka raportohen në media

Published

on

Bashkëkryetari në partinë “Guxo”, Faton Peci tha se nuk i merr seriozisht deklarimet në media, sa i përket raportimeve se sot mund të ndryshojë propozimi për kryeparlamentar. Ai tha se në seancën e sotme konstituive do të vazhdohet me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Kështu u shpreh deputeti i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kur u pyet nga mediat se çfarë pritet në tentimin e 23-të për konstituim.

“Ajo çka raportohet në media, unë nuk e marrë hiç as seriozisht as në të vërtetë, e para. Edhe e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i zgjidhjes së kryetarit të kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë. Kështu që do të vazhdohet procedura e njëjtë. Fola për një çështje specifike, por në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta, në momentin kur thoni që është folur ose është thënë në media, kjo për mua nuk do të thotë asgjë hiç”, tha ai.

Ndërkaq, theksoi se për pikat e rendit të ditës ka dakordim mes koalicionit, ndërkohë që u pyet se a ka votë “Guxo” për Fatmir Limajn.

“Ne jemi partia Guxo, edhe jemi në koalicion me LVV-në, vendimet i marrim bashkërisht edhe me grup ose në seancën konstituive, edhe për pikat e rendit të ditës shkojmë me dakordim”, shtoi ai.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci foli edhe për bastisjet dhe intervistimin nga Prokuroria Speciale.

“Unë mendoj që është në interes të Kosovës, më shumë se në interes të Kosovës në radhë të parë për mua është më interes që sa më parë të zgjidhet çdo detaj për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë dhe unë jam i hapur dhe bashkëpunues edhe libër i hapur për krejt veprimet edhe për aq sa mua më ka takuar si ministër dhe me kaq besoj e përmbylli këtë temë çka është diskutuar”, përfundoi ai./kosovapress

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara