Lajmet

PE-ja ua njeh pasaportat e Serbisë serbëve të Kosovës, Arifi: Atak ndaj Pavarësisë, BE-ja po i shkel parimet

Arifi thotë se lëvizjet e tilla tregojnë për sulm ndaj pavarësisë së Republikë së Kosovës.

Published

on

Profesori universitar, Dritëro Arifi, thotë se Parlamenti Evropian ka shkelur parimet e veta pasi tri ditë më parë, Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme miratoi raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arifi thotë se lëvizjet e tilla tregojnë për sulm ndaj pavarësisë së Republikë së Kosovës.

“Po them, hera e parë BE-ja kur e ka shkel parimin e vet është kur ia ka premtu Serbisë hapjen e negociata me një Kushtetutë e cila e ka një territor qe nuk e kontrollon pra kjo është shkelja e parimit të parë e BE-së e kjo është mendoj shkelja e dytë por me flagrante sepse po ia njeh komunitetit brenda një shteti me lëviz me pasaportë të një shtetit tjetër, pavarësisht se çka shkruan në atë pasaportë një far mënyrë vendimi i BE-s për njohjen e pasaportave të komunitetit serb të Kosovës për me lëviz lirë në vendet e BE-së, mendoj që është edhe zbehje e atak edhe ndaj shtetësisë së Kosovës edhe pse vendimi mund të jetë humanitar, nga aspekti politik e shoh si një atak shumë të rendë drejt pavarësisë”, thotë Arifi.

E teksa ka folur për bisedimet në Bruksel për dinarit serb, Arifi thotë se largimi i saj nga territori i Kosovës është çështje e kryer.

“Takimi i ardhshëm mund të vazhdoj si kanë vazhduar dy takimet e radhës mund te ketë një përafrim por nuk besoj se do ketë një vendim final por sidoqoftë mendoj që rezultati final i këtij takimi të radhës do gjendet një kompromis por dinari do largohet nga qarkullimi në Kosovë vetëm është çështje kohës se kur rregullorja e BQK-së apo vendimi i Qeverise që mund ti jep një afat komunitetit serb që të përgatitej për të gjithë  implementim e asaj marrëveshje por marrëveshja do jetë fuqi vetëm është çështje kohe. Kosova këtu mund të tregohet e zgjuar  për një kompromis por që në fakt rezultati është i njëjtë. Është çështje kohe se a do ketë kohe implementimi i kësaj rregullore kjo është krejt për çka po debatohet, normalisht se Serbisë kjo nuk i konvenon në asnjë variant”, u shpreh Arifi.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara