Aktualitet

PDK s’e përkrah Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike

Published

on

Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, para fillimit të seancës së Kuvendit u shpreh se në vend të këtij projektligji, të votohet propozimi i saj. Sipas Hamzës, propozimi i Qeverisë nuk është gjithpërfshirës dhe nuk i ndihmon të gjitha kategoritë.

“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, të mire dhe të qëndrueshëm. Ligji që e ka propozuar qeveria nuk ka substancë. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e trustit mund ta ndryshojmë vetëm një nen të ligjit për fondet pensionale. Unë them që është mirë që qeveria të votojë propozimin tonë. Është më gjithëpërfshirës. Dyja janë në votim. Në këtë seancë të dyja janë në votim, por ne po themi nëse është veç trusti të mos bëhet ligj për rimëkëmbje, por të vije ai për fondin pensional”, deklaroi Hamza.

Vendi

Mes ëndrrës dhe historisë, Kosova kërkon Botërorin sonte

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një hap larg historisë. Sonte në mbrëmje, “Dardanët” përballen me Turqinë në finalen e madhe të “play-off”-it, në një duel që përcakton gjithçka.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, me fillim nga ora 20:45, aty ku pritet një atmosferë elektrizuese nga tifozët vendas.

Pas një rruge të vështirë deri në finale, Kosova hyn në këtë përballje me besim dhe motiv të lartë, duke synuar suksesin më të madh në historinë e futbollit të saj. Në anën tjetër, Turqia vjen si një kundërshtar i fortë dhe me përvojë, që kërkon të ndalë ëndrrën kosovare.

Kjo sfidë nuk është vetëm një ndeshje, është një moment që mund të përcaktojë një epokë për futbollin e Kosovës. Një fitore do të thoshte hyrje në histori dhe realizim i një ëndrre të madhe për të gjithë tifozët.

Të gjitha sytë sonte janë në Prishtinë.

Foto:Associated Press

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Published

on

By

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe Rektor i UBT-së, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në inovacion, ndërmarrësi dhe zhvillim.

Në fjalën e saj, Presidentja Vjosa Osmani theksoi se individët që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës përbëjnë shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.

“Atdheu nuk është vetëm vendi ku lindim, por një thirrje që na ndjek gjatë gjithë jetës. Republika e Kosovës është rrjedhë e përpjekjeve të brezave për ta mbajtur gjallë dhe për ta bërë atë më të fortë”, u shpreh ajo.

Rektori Hajrizi, ndër vite, ka kontribuar në ndërtimin e ekosistemit të inovacionit, ndërmarrësisë, edukimit dhe shkencës në Kosovë, duke e vendosur Kosovën në nivele të larta në Evropë dhe në botë.

 

Continue Reading

lajme

Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar të Gardës Revolucionare

Published

on

By

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë pranuar zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsirit, komandantit të forcave detare të IRGC-së, katër ditë pasi Izraeli deklaroi se ai ishte objektiv i një sulmi, raporton BBC.

Në deklaratën e IRGC-së, të publikuar nga agjencia e lajmeve “Tasnim” (e afërt me këtë strukturë), thuhet se Tangsiri po “organizonte forcat dhe po forconte mburojën mbrojtëse të ishujve dhe brigjeve” dhe se vdiq “si pasojë e plagëve të rënda”. Sipas njoftimit, pavarësisht “mungesës” së komandantit ditët e fundit, forcat detare të IRGC-së kanë kryer “goditje dërrmuese dhe kanë vazhduar kontrollin vendimtar mbi Ngushticën e Hormuzit”.

Garda Revolucionare u zotua në deklaratë se “nuk do të ndalet derisa armiku të shkatërrohet plotësisht”. Tangsiri, një nga komandantët më të lartë të IRGC-së, ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kalimit të anijeve në Ngushticën strategjike të Hormuzit. Në llogarinë e tij në platformën X, ai kishte deklaruar së fundmi se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.

Ai njihej si një komandant i drejtpërdrejtë, duke bërë vazhdimisht deklarata kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, Thesari i SHBA-së vendosi sanksione ndaj Tangsirit dhe komandantëve të tjerë të IRGC-së, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës.

Sipas BBC- “Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar të IRGC-së, Alireza Tangsiri, pas raportimeve për një sulm izraelit.”

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë Shtetërore

Published

on

By

Lajm në  zhvillim

Në mbledhjen e shtatë të radhës, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, një nismë kjo e propozuar nga Ministria e Drejtësisë si pjesë e reformave rrënjësore për sundimin e ligjit.

Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi këtë ligj si një nga zotimet kryesore të ekzekutivit, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga ish-pushtetarët dhe sfidave në Gjykatën Kushtetuese, procesi i jetësimit të Byrosë nuk do të ndalet.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u shpreh se ky ligj përcjell mesazhin e qartë se mandati publik është përgjegjësi ligjore dhe jo rrugë për pasurim personal.

Ajo sqaroi se ky projektligj është rezultat i një pune pesëvjeçare që ka nisur në vitin 2021, duke integruar rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar që çdo ndërhyrje në pronë të bëhet vetëm përmes vendimeve gjyqësore dhe mbi bazë provash.

Ky hap konsiderohet vendimtar për rritjen e llogaridhënies së zyrtarëve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet shtetërore përmes luftës direkte ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria procedon në Kuvend kërkesën për dërgimin e FSK-së në misionin paqeruajtës në Gazë

Gjatë mbledhjes së kësaj të hëne, Qeveria e Kosovës i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit miratimin e dërgimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se FSK-ja zotëron gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë mision humanitar dhe stabilizues, duke bërë një paralelizëm me mbështetjen që Kosova ka marrë nga forcat ndërkombëtare që prej vitit 1999.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sqaroi se ky angazhim nënkupton integrimin e personelit tonë nën Komandën e unifikuar ndërkombëtare, me synimin kryesor zbatimin e planit që do t’i jepte fund konfliktit në atë rajon.

Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar zyrtarisht vendimin për t’u dhënë pagën e 13-të të gjithë punonjësit që financohen nga Buxheti i Republikës.

Gjatë prezantimit të këtij propozimi, ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se krahas stafit që ka shërbyer përgjatë 12 muajve të fundit, do të përfitojnë edhe ata që kanë më pak përvojë pune në sektorin publik, duke marrë një pagesë të pjesshme proporcionale.

Ky vendim pason zotimin e dhënë nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit dhe është integruar në planifikimet e Buxhetit për vitin 2026.

Megjithatë, ekzekutimi i kësaj page kërkon një vendim final nga kabineti qeveritar, i cili kushtëzohet nga respektimi i rregullave fiskale; konkretisht, duhet të garantohet se deficiti i përgjithshëm nuk do të tejkalojë tavanin prej 2 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Continue Reading

Të kërkuara