Lajmet
PDK për rezultatet e PISA-s: Ministrja Nagavci të jap dorëheqje
Published
2 years agoon
By
UBT newsDeputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Qeveria Kurti dje ka rënë nga provimi dhe se reformat e përmendura në arsim nuk janë realizuar.
“Për çfarë cilësie mund të flasim sot, si mund të presim përmirësim të cilësisë në arsim, mënyra të reja të mësimdhënies, kur njëkohësisht Qeveria Kurti ka vendosur në pikëpyetje kredibilitetin e pothuajse secilit mësimdhënës në Kosovë. Në vend se të ju ofrojë mbështetje për zhvillim të aftësive dhe shkathtësive të kohës, siç edhe kishte premtuar, e për të cilat fëmijët e Kosovës kanë kaq shumë nevojë. Çfarë na dëshmohet neve sot është se nxënësit ngarkohen me libra dhe informata sasiore, por jo me zhvillim dhe përgatitje cilësore. Dhe kjo i atribuohet kësaj qeverie, e cila pushtetin e ka marrë duke u thirrur në reformë por me logjikën se si kanë funksionuar dhe qeverisur këto tre vite kanë dështuar jo vetëm ata, por ka dështuar edhe Kosova. PISA sot është pasqyra e vërtetë e qeverisjes së zotëri Albin Kurti”, deklaroi Hoxha.
Në konferencë për media, Hoxha shtoi se pas rezultateve të PISA-s në vitin 2018, kryeministri Albin Kurti kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme.
“Besoj ju kujtohet të gjithëve që në vitin 2018 pasi PISA doli me rezultatet e saj për Kosovën, zotëri Kurti kishte thirrur një seancë të jashtëzakonshme duke thënë se arsimi në Kosovë është në krizë të madhe. Edhe ne besojmë se arsimi në Kosovë është në krizë të thellë, por me Qeverinë Kurti në tri vitet e fundit të qeverisjes së saj, kriza në arsim veçse është thelluar dhe këtë e vërteton rezultati i PISA-s që doli dje. Dje zyrtarisht u konfirmua se analfabetizmi qeveritar nuk arriti të reformojë sistemin arsimor në vendin tonë. Dje ministrja e Arsimit gjatë gjithë ditës u fsheh pas pandemisë COVID-19. Mirëpo, ju e dini që në programin qeveritar të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalia e parë në bllokun që i referohet zhvillimit të arsimit i referohet përmirësimit të arsimit në situatën post-COVID”, shtoi ajo.
Tutje, Hoxha tha se pushteti aktual kishte premtuar se do të angazhohen për arsim cilësor përmes stabilizimit të gjendjes në shkolla pas pandemisë COVID-19.
“Ne po hyjmë në vitin e fundit të kësaj qeverie dhe nga 160 çerdhet e premtuara, as nuk janë afër e as nuk duken askund. As dhjetë sosh nuk janë ndërtuar tashmë. Nuk ka pasur asnjë reformë në arsimin fillor, për më tepër në vend që të bëjë reforma, qeveria zgjodhi të luftojë nga njëra anë mësimdhënësit, besoj ju kujtohet greva e vitit të kaluar e këtë vit nuk i doli zot as obligimit kushtetues dhe ligjor që të sigurojë libra falas për nxënësit e Kosovës. Po ashtu, në vend të reformës ata zgjodhën që të bllokojnë reformat në arsimin fillor. Besoj ju kujtohet lufta që ministrja Nagavci kishte bërë dikur kryetarit të Kamenicës, zotëri Kastratit në reformën e tij për arsimin fillor duke i tejkaluar kompetencat e saj dhe duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës”, shtoi ai.
Ndërkaq, anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala tha se ministrja Arbërie Nagavci duhet të jap dorëheqje.
“Më e pakta që sot do të ishte dashur të bëjë ministrja e Arsimit, ish dashur të jap dorëheqje. Me gjithë ato skandalet që u përmenden të cilat i ka bërë qysh se ka ardhur në krye të Ministrisë së Arsimit. Pra, përveç kësaj Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të bëjë prioritet adresimin e problemeve të cilat i ka evidentuar PISA. Ne si PDK tashmë i kemi në program tonin dhe vazhdimisht bëjmë përpjekje për t’i adresuar të gjitha këto probleme dhe t’i reflektojmë në programin tonë qeverisës dhe adresimin e të gjitha këtyre problemeve. Prandaj sot ne i propozojmë nëntë pika urgjente Qeverisë së Kosovës, të cilat duhet t’i adresojë urgjentisht. E para ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në matematikë, lexim dhe shkencë, meqë kjo është edhe bazambi të cilën nxënësit tanë duhet ta kenë fokusin”, deklaroi ai.
Ai tha se duhet të mbështeten edhe nxënësit me arritje të ulëta dhe të ketë ndërhyrje të synuara.
“Si pikë e tretë është ngushtimi i hendekut te performancës: Të bëhet përpjekje e vazhdueshme për të mbështetur ata me arritje të ulëta, duke ofruar gjithashtu sfida për ata të cilët kanë pasur arritje të larta. Si pikë e katërt është fokusi në ndarjet socio-ekonomike të cilat i ka potencuar PISA në raportin e saj, ku MASHT duhet të zhvillojnë strategji për të mbështetur nxënësit me prejardhje të pafavorshme, me kushte të vështira ekonomike, duke siguruar që ata të kenë qasje në mjetet e konkretizimit bashkëkohore dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses”, shtoi ai.
Në mesin e rekomandimeve të PDK-së për arsimin, Shala tha se propozojnë edhe përmirësimi i disiplinës dhe mjedisit mësimor dhe rritja e përfshirjes së prindërve. Tutje, përmendi edhe investimet në digjitalizimin në sistemin arsimor.
Vendi
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Published
6 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.
Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.
Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.
Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.
Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.
Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Vendi
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Published
6 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.
I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.
Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.
Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.


Vendi
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Published
9 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.
Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:
- Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
- Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
- Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
- Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.
UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.
Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.
Lajmet
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Published
24 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.
Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.
Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.


UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
