Lajmet

Rreth 21 mijë familje me asistencë sociale subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse

Kjo masë është mbështetur nga pakoja energjetike emergjente e Bashkimit Evropian, ku Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Published

on

Rreth 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë në asistencë sociale do të përfitojnë nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, me nga 120 euro në tërësi dhe me nga 30 euro shtesë për çdo anëtarë të familjes.

Kjo masë është mbështetur nga pakoja energjetike emergjente e Bashkimit Evropian, ku Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka pranuar mbështetje financiare në vlerë prej 75 milionë euro, e që 5 milionë prej tyre janë alokuar për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se familjet të cilat do të përfitojnë nga ky subvencionim nuk kanë nevojë të aplikojnë, meqenëse Qendrat për Punë Sociale kanë familjet të cilat pranojnë mbështetjen sociale. Ai potencoi se Departamenti për Punë Sociale bën përllogaritje, që për secilën familje të ndahen nga 120 euro, që është shumë ekuivalente me dy metra kub lëndë djegëse me çmimin e tregut, derisa shtoi se do të ndahen edhe nga 30 euro shtesë për çdo anëtar të familjes.

“Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, nga pakoja energjetike emergjente e Bashkimit Evropian. Ne kemi pranuar një mbështetje financiare në vlerë prej 75 milionë euro ku ato mjete, njëra nga masat është edhe kjo për mbështetjen e grupeve të cenueshme për sigurimin e lëndëve djegëse për sezonin e dimrit. Në tërësi janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë…Sa i përket mënyrës, se si do të bëhet përfitimi, nuk kanë nevojë për aplikim meqenëse pra qendrat për punë sociale tashmë kanë familjet të cilat pranojnë mbështetjen sociale. Departamenti për punë sociale do të bëjë përllogaritjen dhe përllogaritja bëhet në formën që për secilën familje, përfitim është 120 euro, që është ekuivalent me dy metër kub me çmimin e tregut, ndërkaq për çdo anëtarë të familjes dike filluar nga kryefamiljari është 30 euro shtesë. Që nënkupton që për një familje katër anëtarshe do të ketë 120 për familjen plus 120 të tjera pra nga 30 për secila. Anëtar që i bie nga 240 euro…Subvencionimi realizohet direkt në llogarinë bankare të familjes përfituese…21 mijë familje me 81 mijë anëtarë”, tha Murati.

Ndërkaq lidhur me masën 1.2, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me këtë shumë Qeveria do të mundësojë subvencionimin e blerjes së lëndës djegësve për familjet me asistencën sociale, me qëllim tejkalimin sa më të lehtë të dimrit. Ai potencoi se si qeveri strategjinë për mbrojtjen dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve e ekzekutuan në dy drejtime. Këto u bënë, sipas tij duke iu përgjigjur nevojës për të lehtësuar vështirësitë e krizave dhe duke nxitur zgjidhje të qëndrueshme për familjet në nevojë përmes punësimit në tregun e punës.

Derisa foli për arritjet, Kurti potencoi faktin për kujdesin ndaj nënave lehonë dhe fëmijëve, ku potencoi se deri më tani kanë përfituar mbi 49 mijë nëna dhe 387 mijë fëmijë.

“Bashkë na u desh të ballafaqoheni me pandeminë, pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe një krizë të gjithmbarshme energjetike. Faktin që u rrethuam nga një ambient shpesh herë i vështirë e i rëndë vetëm sa intensifikoj përkushtimin tonë drejt kujdesit për qytetarët…Si qeveri strategjinë për mbrojtjen dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, e veçanërisht atyre që patën e kanë më së shumti nevojë ekzekutuam në dy drejtime. Më njërën anë iu përgjigjëm nevojës për lehtësuar vështirësitë e krizave të lartpërmendura shkaktuan te ekonomitë familjare. Dhe në anën tjetër nxitëm zgjidhje të qëndrueshme për këto familje përmes punësimit në tregun e punës…Kemi filluar duke e rritur asistencën sociale nga 30 për qind mbi nivelin e rregullt të saj në vitin 2021. Më pas mbështetjen e vazhduam duke dyfishuar asistencën sociale katër herë brenda viteve 2021-2022. Mandej përkrahëm me 1.4 milion euro 19 kuzhina popullore. Dhe bashkëpunuam me organizatat jo qeveritare për ofrimin e mbi 36 mijë pakove dhe rreth 350 mijë shujtave për shtresat e cenueshme të shoqërisë”, potencoi Kurti.

Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek tha se qëllimi i kësaj mbështetje është të përshpejtohet zhvillimi ekonomik, përmes investimit dhe financimit përmes granteve. Ai shtoi se presin bashkëpunim të mëtutjeshëm në sektorin e energjisë dhe reformat e zbatimit dhe investimeve, për të siguruar siç tha si një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ministria e Ekonomisë ka pranuar më shumë se mijëra aplikacione për pajisje ngrohëse dhe pajisje elektrike që përfshinë makinat për larje dhe frigoriferët dhe së fundi ka lansuar thirrjen për te lansuar bizneset me pajisje ngrohëse. Progres i madh tanimë është bërë në zbatimin e pakos sonë…Qëllimi është të përshpejtojmë zhvillimin ekonomik, përmes investimit, financimit përmes granteve si pjesë e 6 milionë euro, Kosova dhe rajoni do të përfitojë më tutje nga korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor…Ne mirëpresim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në sektorin e energjisë dhe në reformat e zbatimit dhe investimeve për të siguruar një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të sjellë Kosovën më afër BE-së”, theksoi Stenbaek.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara