Lajmet

PDK padit Bordin e ZRrE-së për faturim të qytetarëve me tarifat e shtrenjta

“Nuk do të lejojmë plaçkitjen e 350 mijë familjeve kosovare”.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli në një konferencë për media pas dorëzimit të padisë tha se ZRrE, përkundër detyrimit ligjor për të zbatuar vendimin e gjykatës, dezinformoi opinionin publik se gjoja ky vendim nuk mund të zbatohet pasi ata do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Në cilësi të Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, së bashku me përfaqësuesin e autorizuar, Avokatin Faton Fetahu, duke vepruar në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, parashtruam Kallëzimin Penal kundër Bordit të Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, i cili nga data 8 prill i këtij muaji, dështoi të zbatoj Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili aktvendim pezulloi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përfundim të procesit gjyqësor në Padinë e PDK-së, të cilën e kemi bërë kundër vendimit të ZRrE-së. Pasi ZRrE mori vendim në fillim të muajit shkurt për shtrenjtimin e energjisë elektrike, PDK duke vepruar në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Kosovës, konsumatorëve familjarë të energjisë elektrike, ka parashtruar Padi për shfuqizimin e vendimit të ZRrE-së. Dhe krahas kësaj padie, ne kemi bërë edhe kërkesë për shtyrjen përkatësisht pezullimin e vendimit të ZRrE-së, deri në shqyrtimin dhe vendosjen meritore të Padisë, me qëllimin që të evitohen pasojat e mëdha dhe humbjet që ky vendim po u shkakton qytetarëve tanë”, tha Xhemajli.

Përkundër që PDK ka bërë thirrje publike për zbatimin e këtij vendimi të gjykatës, ZRrE ka vazhduar të faturojë energjinë me tarifa të shtrenjta deri në 109%, duke u shkaktuar dëme financiare 350 mijë familjeve të Republikës së Kosovës.

“Krejt kjo paligjësi, po kalon në heshtje nga Kryeministri dhe tërë mazhoranca në Qeveri e Parlament, që tregon se janë në sinkron të plotë me ZRrE-në. Bordi i ZRrE, ka vendosur të veproj mbi ligjin e mbi vendimin gjyqësor, prandaj ne këtë nuk do ta tolerojmë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për qytetarët të cilët po plaçkitën”, shtoi Xhemajli.

Xhemajli tha se PDK mirëpret fillimin e hetimeve penale ndaj Bordit të ZRrE-së, sepse beson në shtetin ligjor dhe demokratik.

Ndërkaq, Faton Fetahu, avokat i PDK-së tha me këtë rast, nga ky muaj kur qytetarët e Kosovës t’i pranojnë faturat e energjisë me rritje të çmimeve, ata kanë të drejtë ligjore të bëjnë padi indiduale ndaj KESCO-s dhe ZRrE-së, për shkak se sipas tij, ky faturim tanimë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, rrjedhimisht është pa bazë ligjore.

“Meqenëse operatori i shpërndarjes me udhëzime të anëtarëve të bordit të ZRrE-së nuk e respektuan aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ky kallëzim penal ndaj secilit anëtar të bordit të ZRrE-së do të sjellë pasoja të rënda juridike për ta. Meqenëse ata i kanë konsumuar tashmë 4 vepra penale, baza e të cilave lidhet me mos zbatimit e vendimit gjyqësor dhe ata me dashje dhe me qëllim kanë dëmtuar interesin e qytetarëve, të cilët i ka mbrojtur Gjykata me vendimin e saj”, tha avokati Faton Fetahu.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara