Lajmet

​PDK: Luftimi i korrupsionit nuk ka qenë asnjëherë përpjekje serioze e kësaj qeverie

Sipas kësaj partie, Kosova po udhëhiqet nga një qeveri e korruptuar, e paaftë dhe e dëmshme për vendin.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se ndërhyrja në drejtësi dhe mbrojtja e njerëzve të korruptuar është vërtetuar edhe dje në indeksin e perceptimit të korrupsionit të publikuar nga “Transparency International”. Sipas kësaj partie, Kosova po udhëhiqet nga një qeveri e korruptuar, e paaftë dhe e dëmshme për vendin.

Në konferencë për media, Përparim Gruda nga PDK tha se luftimi i korrupsionit nuk ka qenë kurrë një përpjekje serioze e qeverisë.

“Ndërhyrja në drejtësi dhe mbrojtja e njerëzve të korruptuar është vërtetuar dje edhe në indeksin e përceptimit të korrupsionit të publikuar “Transparency International, i cili indeks e rendit Kosovën në pozitën e 83-të në rang botëror dhe konstaton në mënyrë të qartë që Kosova nuk ka pasur asnjë progres në luftën kundër korrupsionit nga viti i kaluar. Kosova këtë vit sipas këtij indeksi të “Transparency International” është renditur njëjtë me vendet sikur Afrika e Jugut dhe Vietnami. Por ajo që është më shqetësuese dhe që besoj është skandaloze është që ky raport evidenton në mënyrë të qartë mungesën e vullnetit politik të Qeverisë së Kosovës për ta luftuar korrupsionin”, deklaroi ai.

Gruda shtoi se raporti thekson edhe sabotimin e mazhorancës parlamentare për konstituimin e komisionit për rezervat shtetërore.

“Për më tepër në raport ka të dhëna konkrete, shqetësuese, dy janë më kryesoret. Transparency International ka thënë që shkarkimi i drejtorit të njësisë së veçantë të hetimeve në Policinë e Kosovës ka qenë ndërhyrje politike e Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur njerëzit e saj të korruptuar. Ajo njësi ishte duke hetuar drejtorin e KEK-ut Nagip Krasniqi, i cili ka mbajtur paraburgim dhe është nën akuzë për përfshirje në korrupsion në çështje të energjisë. Transparency International ka thënë që shkarkimi i këtij zyrtari ishte bërë për të mbrojtur njerëz të korruptuar të qeverisë”, shtoi ajo.

Para mediave, ai i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë sulmet ndaj organeve të drejtësisë.

“Prandaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë edhe një herë thirrje Qeverisë, siç kemi bërë për tri vite rresht që e para të ndalojë menjëherë sulmet ndaj organeve të drejtësisë, të ndalojë ndërhyrjet ndaj këtyre organeve, ndërhyrjet ndaj punës së pavarur, të ndalojë përpjekjet e saj për të mbrojtur njerëzit e korruptuar dhe t’i hapë rrugë hetimeve të pavarura, të paanshëm deri në zbardhjen e së vërtetës për të gjitha aferat korruptive, që kjo qeveri dhe zyrtarët e saj janë të përfshirë në aferat të cilat tashmë siç thash deri më tash janë evidentuar nga organizata ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara