Lajmet

PDK kritikon Qeverinë Kurti, e quan ditë turpi fjalimin e Donika Gërvallës në OKB

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar paraqitjen e zëvendëskryeministres, njëherit edhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kritika ka adresuar edhe ndaj Qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kanë mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka thënë të mërkurën se pushteti i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, duke e suspenduar atë dhe duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe në mekanizëm të thashethemeve. Sipas saj, pushteti është përafruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë.

“Ditëve të fundit, si asnjëherë më parë, kemi parë një tendencë të hapur të pushtetit, nga presidentja, kryeministri e ministrat, për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike, luftën çlirimtare si dhe vlerat tona kombëtare. Ky pushtet është larguar nga politika e jashtme e koordinuar me miqtë tonë perëndimore dhe është përafruar qartë me narracionin e Rusisë dhe atë të Serbisë. Imazhi që këta qeveritarë, këta mohues të shtetit tonë janë duke portretizuar nëpër botë për vendin, është një Kosovë pa histori, pa shpalljen e pavarësisë, pa Kosovën e njohur nga 117 shtete, pa Kosovën e anëtarësuar në mbi 60 organizata ndërkombëtare, pa UÇK-në, pa luftën tonë çlirimtare, pa sakrifica, pa suksese dhe pa vlera shtetërore”, tha ajo.

Sipas saj, fjalimi i djeshëm i ministres Gërvalla në OKB shënoi një ditë turpi për Kosovën.

Deliu – Kodra tha se Gërvalla është dashur të flas për njohjen e Kosovës nga Izraeli, për kërkesën për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut, e jo siç tha ajo, të flas për Kosovën e kapluar nga krimi dhe korrupsioni. Ajo tha se çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Ministrja e Jashtme e Kosovës, e verbuar nga inatet politike nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilli i Sigurimit është terren për afirmim të shtetësisë së Kosovës dhe jo përkrahje të narracionit rus dhe serb për Kosovën. Pa ia kërkuar askush, znj. Gërvalla foli zi e terr në sytë e botës se si Kosova është e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni. Dje ishte një ditë turpi për Kosovën, që fatkeqësisht, u orkestrua, po vazhdon dhe u realizua nga ata që do të duhej ta mbronin e të punonin për qytetarët dhe për Kosovën. PDK as që ka pritur se do të jenë ndryshe sepse ata udhëhiqen nga inati, zemërngushtësia dhe mohimi i çfarëdo të arritur të Kosovës, e cila në rend të parë është meritë e qytetarëve të Kosovës. Çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ajo.

Deputetja Deliu – Kodra deklaroi se në rast se pushteti përpiqet t’i mohojë të arriturat e PDK-së në shtetndërtimin e Kosovës, të paktën të mos sillet naiv duke mohuar meritat e qytetarëve dhe të miqve ndërkombëtarë.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara