Lajmet

PDK kërkon debat, Tahiri: Radojiçiq në koordinim me Kusari Lilën e kanë përcaktuar pagën minimale

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që në seancën e sotme të ketë debat për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendin e Kosovës. Pas publikimit të audio-incizimeve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Tahiri tha se parlamenti është kontaminuar dhe kriminalizuar.

Shefi i deputetëve të PDK-së deklaroi në seancën plenare se kryeterroristi Millan Radojiçiq në koordinim me Mimoza Kusari Lilen e ka përcaktuar pagën minimale.

“Tashmë jemi njoftuar edhe me fakte të reja për involvimin e kryeterorristit Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës. U njoftuam që Millan Radojiçiq në koordinim me kryetaren e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e kanë përcaktuar pagën minimale në Republikën e Kosovës. Po ashtu përmes këtij koordinimi këta dy persona kanë lënë jashtë pagës minimale, kategoritë më të ndjeshme në vendin tonë, veteranët e UÇK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve. Ajo që është edhe më tragjike shkon në faktin se të dy bashkë paskan pasur edhe kandidat të përbashkët për Gjykatën Kushtetuese. Pra, këtu dua t’i falënderojë një pjesë të vogël të LVV-së që së bashku e kemi pamundësuar që kandidatin e Millanit edhe të Mimozës, tashmë personin që shërben si zëvendësministër i Drejtësisë, Vigan Qorrollin, ta pamundësojmë shkuarjen e tij në Gjykatën Kushtetuese si gjyqtar”, deklaroi Tahiri.

Ai kërkoi nga deputetët që pikat e sotme të rendit të ditës të shtyhen për një seancë të ardhshme.

“Sot kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë juve që ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës të deklarohemi një për një për këto çështje jashtëzakonisht të rrezikshme dhe që cenojnë sigurinë kombëtare për vendin tonë. Prandaj, sot ne si GP kërkojmë që pikat të cilat janë të përcaktuara të shtyhen për një seancë tjetër dhe të diskutojmë secili për secilin pikë për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës. Pra, ky kuvend është kontaminuar dhe kriminalizuar aq shumë sa që nuk e meriton për besë as për të vazhduar. Personi i cili mund ta ketë vrarë direkt Afrim Bunjakun, apo një nga ushtarët e tij na e ka përcaktuar vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi Tahiri.

Po ashtu, Tahiri kërkoi nga Kusari-Lila që t’i kërkojë falje Partisë Demokratike të Kosovës. AI tha se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet dhe nuk do të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare e as çështjet tjera.

Kryeparlamentari Glauk Konujfca tha se debati parlamentar është i pamundur të zhvillohet proceduralisht./UBTNews/

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara