Aktualitet

PDK-ja thotë se nuk do ta votojë buxhetin

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka debatuar me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

Ata debatuan për një rast të marrëveshjes së dyfishtë nga një organizatë buxhetore. Tutje, Murati tha se për këtë çështje është prokuroria.

Ndërsa, Haxhiu i tha minsitrit Murati se kanë mbajtur të fshehët nga thesari 200 mijë euro.

Në anën tjetër, edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk do ta votojnë buxhetin.

“Kam ngritur çështjen e ujësjellësit në Qirezit. Kam pritur që ai projekt do të figurojë në projekt buxhet. Kisha dashur me ditë çka ka ndodhur me ujësjellësin në fshatra të Qirezit”.

Edhe deputeti i PDK -së, Mërgim Lushtaku, tha se mes dy leximeve ka pasur komente që nuk janë mbështetur nga shumica.

“Rishikimi është më shumë kozmetik se përmbajtjesor”.

“Nuk ka as shtesa për fëmijë dhe as për qytetarë me nevoja të veçanta. Dhe nuk keni treguar që ky buxhet është për të gjitha komunat. Rritja e borxhit publik është shqetësues dhe po tregon që nuk keni aftësi m’i menaxhua. Edhe vetë iniciativat e ministrit Murati për kredi e rrit borxhin publik”.

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara