Lajmet

PDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj

Çitaku ka thënë se Kurti po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës.

Published

on

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për medie, ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas fakteve të reja që dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik.

Nënkryetarja Çitaku ka thënë se është pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës.

“Prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shumë më e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Martin Berishaj është mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga kryeministri Kurti. Por, përkundër se qeveria është përpjekur me çdo kusht që ta amnistojë këtë aferë, skandali po thellohet çdo herë e më shumë dhe ka marrë rrugë drejt shpalosjes së fakteve tepër shqetësuese, të cilat jo vetëm që tejkalojnë çështjet e integritetit diplomatik e personal, apo edhe ndjekjes penale, por të cilat sot, shtrihen deri tek Zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe implikojnë vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja Çitaku ka bërë thirrje që kjo aferë të zbardhet deri në fund, që imazhi i Kosovës si shtet të mos dëmtohet edhe më tej.

“Kërkojmë nga organet e zbatimit të ligjit që ta bëjnë punën e tyre investiguese si dhe nga institucionet përgjegjëse që z. Berishaj, ta shkarkojnë menjëherë nga detyra e Ambasadorit”, ka thënë Çitaku.

Ajo tha se që nga fillimi i prillit të vitit 2022, Qeveria Kurti është munduar ta amnistojë e ta fshehë këtë skandal.

“Që nga fillimi i prillit të vitit 2022, përgjatë gjithë vitit 2022, si dhe aktualisht tash, Qeveria Kurti është munduar ta amnistojë e ta fshehë një prej skandaleve dhe aferave më të thella e më të mëdha, protagonistë të së cilës si palë, i gjen mafinë energjetike të vendeve të Ballkanit, si dhe një ambasador të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, mik i kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga Kryeministri Kurti dhe përballë këtij skandali, i marrë në mbrojte direkte nga kryeministri Kurti”, ka thënë ajo.

Çitaku rikujtoi se mediat dje raportuan për të dhëna të tjera faktike që dëshmojnë kompania GEN ka hedhur në llogarinë Ambasadorit Berishaj 1 milion e 470 mijë euro, vlera të cilat ai nuk i ka raportuar në komision.

“Dje, mediat kosovare raportuan për të dhëna të tjera faktike në lidhje me veprimtarinë komerciale të z. Berishaj me GENIN, të dhëna për të cilat z. Berishaj nuk ka qenë i sinqertë gjatë paraqitjes së tij para Komisionit Hetimor. Sipas këtyre të dhënave, në llogarinë e z. Berishaj, kompania GEN ka hedhur hiq më pak se 1 milion e 470 mijë euro, vlera të cilat, z. Berishaj nuk i ka raportuar në komision. Paralelisht me këto të dhëna që flasin shumë, këtu kemi të bëjmë me një përpjekje të organizuar për të fshehur gjurmë, dje pati edhe shkrime në mediat e huaja se kompania GEN, në kuadër të shpëlarjes së parave përmes kontabilitetit fiktiv, kishte financuar edhe fushata politike, duke përmendur në mes tjerash, fushatën zgjedhore të Kryeministrit Albin Kurti, ku për koincidencë, periudha kur mendohet se GEN ka financuar këto fushata, përfshinë periudhën kur ambasadori Berishaj kishte tërhequr mjetet e deponuara nga GEN-i në llogarinë e tij”, ka thënë Çitaku.

Ajo shtoi se një aferë e tillë i bën dëm imazhit të Kosovës në politikën e jashtme.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara