Lajmet

PDK-ja e përkrah mocionin procedural për buxhetin

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se përveç PDK-së, të gjitha partitë tjera politike i kanë bërë sherr Kuvendit të Kosovës dhe i kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës.

Hamza deklaroi se e përkrahin mocionin procedural për votim të Ligjit të Buxhetit. Ai tha se mungesa e fuqisë politike e qeverisë Hoti e ka sjellë vendin në këtë situatë.

“Këto parti politike me përjashtim të PDK-së, realisht i kanë bërë sherr këtij Kuvendi, i kanë bërë sherr popullit dhe i kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës. Kanë ardhur me premtime shumë pompoze dhe të mëdha se do të jenë koalicion i shpresës, doli që janë koalicion i dëmtimit të interesit të vendit. Me qenë mbarë dhe mirë qeveria e kishte aprovuar buxhetin në kohë, e kishte aprovuar buxhetin pa pasur nevojë që ne të vijmë dhe vendi të vijë në situatë të tillë çfarë ka ardhur. Por mungesa e fuqisë politike, mungesa e numrave, dhe nuk e di pse një qeveri pranon me qëndrua në pushtet kur nuk i ka numrat dhe nuk mund t’i kalojë as iniciativat ligjore që kërkojnë shumicën e thjeshtë. Por edhe partia tjetër opozitare Vetëvendosje duhet me pas pak një konsistencë dhe me i mbajtur mend disa çështje. Nuk është moti kur PDK në një seancë të jashtëzakonshme ka kërkuar mocion procedural për t’i futur në rend të ditës ligjet për pakon emergjente dhe një gjë e tillë është kundërshtuar nga qeveria e atëhershme e koalicionit Vetëvendosje-LDK dhe partitë tjera”, tha ai.

Hamza shtoi se sot nuk po e përkrahin qeverinë, sepse po këtë qeveri vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka dërguar në shtëpi dhe mirë ka vepruar.

“Duke e marr për bazë rëndësinë e temës që jemi sot këtu dhe po e bisedojmë sepse nuk jemi këtu për me përkrah qeverinë, se vendimi i Kushtetueses qeverinë e dërgoi tek shtëpia dhe mirë boll që nuk po bënë, mirëpo jemi këtu për t’i përkrahur dhe për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit dhe PDK sigurisht do jetë në përkrahje të mocionit procedural me qëllim që të ecim tutje me këtë temë”, theksoi ai.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Published

on

Në Vushtrri, më 31 maj 2026 rreth orës 18:50, është raportuar një rast i sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa njësiti policor ishte duke rregulluar dhe drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturë nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor. Ai fillimisht ka ofenduar policin dhe më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për veshje të paautorizuar të uniformës së Policisë së Kosovës

Published

on

By

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës pa qenë pjesëtar i këtij institucioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar tri veshje që i përkisnin Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë 31 majit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë, është raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dhe një burrë kanë pasur mosmarrëveshje. Të dy janë intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, pak para mesnatës, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër. Pas procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Klinë është raportuar një rast i dhunës psikike, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti më i rëndë është raportuar në Deçan, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, një shtetase e huaj ka raportuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga një burrë dhe një grua kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe mbeten nën hetime.

Continue Reading

Lajmet

“Syrigana” e Petrit Halilajt prezantohet me sukses në Berlin

Published

on

Opera bashkëkohore “Syrigana” e artistit kosovar Petrit Halilaj është prezantuar para publikut ndërkombëtar në Berlin, në hapësirat e “Hamburger Bahnhof”, një prej muzeve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor në Evropë.

Interpretimi u realizua nga një ansambël i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”, e cila kishte në qendër operën e parë të Halilajt dhe njëherësh shënoi mbylljen e ekspozitës së tij personale në këtë institucion prestigjioz.

E bazuar në mite, legjenda dhe rrëfime të lidhura me vendlindjen e artistit, “Syrigana” ndërthur muzikën, teatrin dhe instalacionin artistik, duke sjellë një përvojë unike për publikun. Vepra pati premierën në qershor të vitit të kaluar në Syriganë të Skenderajt dhe që atëherë është vlerësuar si një nga projektet më të veçanta artistike të realizuara në Kosovë.

Sipas Filharmonisë së Kosovës, prezantimi në Berlin përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e operës, e cila tashmë ka potencial të vazhdojë jetën e saj artistike edhe në skena të tjera ndërkombëtare.

Me këtë paraqitje, Petrit Halilaj ka vazhduar ta prezantojë artin dhe kulturën e Kosovës në qendra të rëndësishme botërore, duke e shndërruar kujtesën, mitet dhe historitë lokale në vepra me jehonë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara