Aktualitet

PDK: Ftojmë të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për trustin

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media sërish ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu u shpreh se nesër bëhen 100 ditë prej kur Projektligjin për trusin e kanë dërguar në Kuvend, por trajtimi i tij është shtyrë nga pushteti i Albin Kurtit, sipas tij, me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët që të mos e përkrahin këtë projektligj.

Ai tha se sipas deklarimeve të djeshme të pasurisë u pa që shumë politikanë përfshirë edhe drejtorin e Fondit Pensional i kanë tërhequr mjetet nga Trusti, dhe se e njëjta nuk duhet t’iu ndalohet qytetarëve.

Nesër bëhet dita e 100-të prej kur ne kemi dorëzuar Projektligjin për trustin në Kuvend, pushteti i Albin Kurtit në vazhdimësi e ka shtyrë trajtimin e këtij projektligji duke shkel edhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Kjo shtyrje është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar një kërkesë të qytetarëve që tu mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti. Derisa miratimi i Ligjit për trustin është shtyrë plot 100 ditë, kriza ekonomike ka shkuar duke u thelluar edhe më shumë. Andaj, si deputetë në emër të PDK-së i ftojmë të gjithë deputetët pa dallim pozitë dhe opozitë që të mbështesin me votë Projektligjin për trusin. Ata janë të zgjedhur me votë të qytetarëve dhe duhet të votojnë për kërkesën e qytetarëve. E kemi parë që shumë politikanë dhe familjarë të vet kanë tërhequr mjete nga Trusti dhe është e pamoralshme që kjo të mos u mundësohet qytetarëve. Kur edhe vetë drejtori i Trustit ka tërhequr mjetet nga trusti atëherë pse kjo tu ndalohet atyre që kanë kursime”, u shpreh ai.

Ai tha se me miratimin e këtij projektligji përfitojnë rreth 700 mijë qytetarë që kanë kursime në Trust, ndërsa propozoi që Qeveria përmes buxhetit të shtetit të mbështesë me nga 100 euro në vazhdimësi rastet sociale, të papunët dhe pensionistët, deri në hartimin e përbashkët të reformës pensionale.

Edhe Hekuran Murati por edhe Qeveria gjatë kësaj periudhe kohore ka qëndruar vëzhguese e situatës të krizës ekonomike pa ndërmarrë asnjë masë sa i përket edhe inflacionit edhe krizës ekonomike. Ka kontradikta në deklarimet e tij. Ai vetë e ka thënë se inflacioni është i importuar dhe nuk buron nga Kosova. Ekonomistët dhe njohësit e mirë të fushës së ekonomisë këtë tërheqje të parasë e shohin si potencial për zhvillimin ekonomik edhe për bizneset dhe se është fatkeqësi për vendin që në këtë kohë krize kemi një ministër të Financave të paaftë çfarë është Hekuran Murati”, theksoi Haxhiu.

Kurse, anëtarja e kryesisë së PDK-së, Safete Hadergjonajtha se PDK-ja është kundër një qeverisje mashtruese dhe pa alternativë, e cila çdo ditë e varfëron qytetarin e Kosovës.

PDK është kundër një qeverisjeje mashtruese dhe pa alternativë, jemi kundër një forme të tillë të qeverisjes që çdo ditë e varfëron qytetarin e Kosovës. Në këtë situatë kur Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve, atëherë ka mbetur e vetmja zgjidhje për qytetarët tërheqja e mjeteve të tyre të kursimit në Fondin e Kursimeve Pensionale. Ne do të donim që Qeveria, kur për çdo ditë ka rritje të çmimeve, të merrte veprime urgjente për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve qoftë përmes rritjes të pagës së të punësuarve… Në rrethana të tilla ne e shohim si të domosdoshme tërheqjen e mjeteve të Trustit, tërheqjen e mjeteve të veta qytetarët në mënyrë që ta tejkalojnë këtë periudhë krize kur Qeveria po rri në shtëpi dhe po jeton fortë e relaksuar dhe pa asnjë ndërhyrje për ta lehtësuar jetën e qytetarëve”, theksoi ai.

Lajmet

UBT fiton çmimin e parë në Ballkanin Perëndimor për projektin më të mirë në kuadër të projekteve të financuara nga Regional Challenge Fund

Published

on

UBT është shpallur fitues i çmimit të parë në Ballkanin Perëndimor nga Regional Challenge Fund (RCF) në kuadër të iniciativës “Update & Shine – Net4VET Challenge”, për projektin më të mirë inovativ “Developing Software Developer Skills by Integrating Artificial Intelligence”.

Projekti i UBT-së u dallua për qasjen vizionare në zhvillimin e aftësive të programuesve të rinj, përmes integrimit të inteligjencës artificiale në procesin e të mësuarit dhe trajnimit praktik.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

UBT konfirmon lidershipin në rajon në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe edukimit profesional, duke dëshmuar se është një model i ekselencës dhe inovacionit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu në gjithë vendin

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në shumicën e rajoneve të vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

Kushtet e lagështa pritet të mbeten të pranishme edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, ndërsa era e lehtë nga veriperëndimi do të ndikojë në ndjesinë e freskët të motit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT ofron 20 për qind bursë për programin Master në E Drejta Komerciale për punonjësit e institucioneve të drejtësisë

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët dhe punonjësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Me bursën prej 20 për qind në programin Master (LLM) në E Drejta Komerciale -Tregtare, të gjithë zyrtarët dhe profesionistët e fushës së drejtësisë kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një program modern dhe multidisiplinar që adreson sfidat komplekse të së drejtës tregtare dhe menaxhimit ligjor.

Ky program synon të zhvillojë ekspertizën e studentëve në aspekte të avancuara të së drejtës tregtare, duke u fokusuar në interpretimin kritik të strukturave dhe parimeve të shoqërive tregtare, kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe menaxhimin e proceseve gjyqësore dhe kontraktuale në një mjedis biznesi gjithnjë më kompleks dhe global.

Objektivat kryesore të programit LLM në E Drejta Komerciale:

  • Zhvillimi i njohurive të thelluara në të drejtën tregtare: Studentët do të mësojnë interpretimin kritik të shoqërive tregtare, qeverisjen dhe shpërbërjen e tyre.
  • Përvetësimi i metodologjive kërkimore të avancuara: Programi ofron aftësi për të kryer kërkime shkencore dhe analizuar të dhëna ligjore në mënyrë kritike.
  • Kuptimi i thelluar i së drejtës së kontratave afariste: Analizimi i krijimit, ekzekutimit dhe shkeljes së kontratave tregtare.
  • Krahasimi i kuadrove ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare: Njohuri mbi pronësinë intelektuale, financat dhe bankat, konkurencën, falimentimin dhe arbitrazhin tregtar në kontekstin evropian dhe global.
  • Menaxhimi kreativ i të drejtave të pronësisë intelektuale: Zhvillimi i zgjidhjeve për patentat, markat, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare.
  • Analiza e të drejtave të shoqërive tregtare dhe të ligjeve afariste: Kuptim i avancuar mbi etikën e biznesit, kontratat tregtare dhe tregun e brendshëm të BE-së.
  • Zgjidhja e problemeve në qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale: Trajtim i çështjeve komplekse të qeverisjes dhe ndikimi i tyre në performancën e biznesit.

Përfitimet për studentët:

  • Njohuri të avancuara në struktura ligjore dhe procedura gjyqësore.
  • Aftësi për të menaxhuar ekipe në simulime të proceseve gjyqësore tregtare.
  • Ekspertizë në hartimin e kontratave tregtare dhe analizimin kritik të fenomeneve dhe tendencave ligjore.
  • Gatishmëri për të zhvilluar projekte kërkimore dhe analiza në fushën e së drejtës tregtare.

Programi LLM në E Drejta Komerciale i UBT-së është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe ofron mundësi specializimi në fusha të tilla si:

  • E-drejtësia dhe transaksionet E-Commerce
  • Qeverisja e korporatave dhe përgjegjësia sociale
  • Të drejtat digjitale dhe privatësia
  • Etika në biznes
  • Tregu i brendshëm i BE-së dhe konkurrenca

Me laboratorë modernë, staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mundësi mobiliteti në universitete partnere, UBT siguron një eksperiencë akademike dhe profesionale të plotë.

Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

Misioni i programit: Të edukojë profesionistë të kualifikuar dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara në drejtësinë komerciale, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për punonjësit e institucioneve të drejtësisë për të qenë pjesë e këtij programi inovativ dhe avancuar në E Drejta Komerciale.

Continue Reading

Të kërkuara