Lajmet

PDK e pakënaqur me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli, delegacioni i Kosovës e ka humur shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjelltë dhe ulësen në OKB.

“Partia Demokratike e Kosovës e sheh me shqetësim të madhë shansin e humbur nga delegacioni kosovar për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Ëashington. Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes”, thuhet në reagim, raporton Zeri.info

Nga PDK-ja kanë thënë se që nga fillimi kanë qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. “Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare. Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Uashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit”, thonë nga PDK-ja./Zëri

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bordi i KEK-ut liron nga detyra Nagip Krasniqin

E konfirmon KEK-u.

Publikuar

nga

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka liruar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi.

Në njoftim thuhet se Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimin se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Pas arrestimit, një muaj më vonë, Bordi i KEK-ut kishte pezulluar nga detyra e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ndërsa, më 15 shtator 2023 me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Krasniqi është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë i është zëvendësuar me atë për ndalimin e afrimit të vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër tij.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut në shkurt të këtij viti ka emëruar kryeshef ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikojë rezultatet e para

Kështu tha Gillian Stirk nga ODIHR.

Publikuar

nga

Përfaqësuesja e ODIHR-it pas vizitës në dy qendra të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbulljes së procesit të votimit.

“Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme. Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundime deri në fund të ditës”, tha Gillian Stirk, ODIHR, shkruan Alsat.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

LDK ka thënë se edhe një raport ndërkombëtar konfirmon korrupsionin qeveritar

Sipas LDK-së, kjo vazhdon të jetë shqetësim serioz në Kosovë.

Publikuar

nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë sot gjatë ditës se pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Organizata Amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024 përmend korrupsionin qeveritar. Sipas LDK-së, kjo vazhdon të jetë shqetësim serioz në Kosovë.

“Nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar. Lidhja Demokratike e Kosovës, raportin e Freedom House njëjtë si atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideron shqetësues, për arsye se shumë problematika të cilat janë ngritur në këto raporte, vet LDK i ka diskutuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i zbardhur aferat korruptive”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK.

Sipas LDK-së në këtë raport përmendet skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat LDK thotë se ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor.

Ndërsa shtojnë se “Për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin. Vet qeveria u përballë me një skandal korrupsioni në vitin 2023, që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të vazhdojë ta mbrojë paranë publike, e cila sipas tyre po keqpërdoret nga korrupsioni instalues i Qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

PDK: Korrupsioni në Qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

Deliu-Kodra tha se të gjeturat e raportit faktojnë se tash e katër vjet Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar.

Publikuar

nga

Raporti i fundit nga Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është pritur me shqetësim nga Partia Demokratike e Kosovës. Subjekti më i madh opozitar në vend e vlerëson se raporti i fundit i DASh-it për Kosovën shpërfaq paaftësinë dhe dështimin e skajshëm të Qeverisë Kurti në të gjitha fushat.

Deputetja e këtij subjekti, Blerta Deliu-Kodra tha se të gjeturat e raportit faktojnë se tash e katër vjet Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar. Ai shtoi më tutje se “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili, edhe këtë herë, sikur vitin e kaluar, është tejet i zymtë, tregon më së shumi se si është realiteti në Republikën e Kosovës. Ky raport, që padyshim është kredibil dhe mirë i analizuar, shpërfaq dështimin e skajshëm të kësaj Qeverie në të gjitha fushat, më të rëndësishmet në udhëheqjen e shtetit”. Ndërsa deputetja Deliu-Kodra përmendi edhe vendimet e Gjykatës Themelore ndaj ministrave të qeverisë Kurti.

Duke theksuar më shumë se: “Kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat kanë shpallur fajtore ministren e MINT, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e MPJD, Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë…. Rastet eklatante të kësaj Qeverie dhe eksponentëve të tyre gjatë këtij mandati që ndërlidhen me korrupsionin masiv qeveritar janë të shumta. Aferat e ambasadorit Martin Berishaj, Nagip Krasniqit të KEK-ut, Faruk Mujkës, Ridvan Muharremit dhe ministres Rozera Hajdari lidhur me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore që tejkalojnë 200 milionë euro, deri te raportimet e fundit të mediave për faljen e borxheve të kompanive nga ministri Liburn Aliu, të cilat vetëm sa forcojnë argumentet të cilat i ka dhënë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Fatkeqësisht, siç e keni parë, Vetëvendosja në vazhdimësi ka refuzuar kërkesat tona për themelimin e komisioneve hetimore parlamentare duke shtuar dyshimet tona se sa të thella janë këto afera korruptive dhe sa thellë janë zhytur përfaqësuesit e partisë në pushtet në afera korruptive”.

Deputetja e opozitës, Deliu-Kodra potencoi se viteve të fundit Kosova ka pësuar rënie në ranglistën për lirinë e medias si pasojë e presionit nga zyrtarë të Qeverisë Kurti. Sipas saj, kjo pasqyrë nuk i shërben të ardhmes së Kosovës dhe integrimit të saj euro-atlantik.

Ndërkaq anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda tha se në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përshkruhet me saktësi dobësimi i përgjithshëm i nivelit të sundimit të ligjit dhe në veçanti ndërhyrjet e qeverisë në sistemin e drejtësisë.

“Disa herë në këtë raport të DASH-it përdoret fjalia “ndërhyrjet politike në drejtësi” duke shtuar se një gjë e cila nuk ka qenë kaq e shpërfaqur po ndodh në këtë qeveri. Kjo tregon qartë për përpjekjet e vazhdueshme të kësaj qeverie për gati 4 vite mandat për të ndërhyrë në drejtësi dhe për të mbrojtur njerëzit e saj të korruptuar. Kjo është një gjë të cilën ne si PDK e kemi thënë vazhdimisht, sot ajo është konfirmuar edhe nga raporti i DASH-it”, deklaroi ai.

Duke përmendur se nuk është bërë asgjë për të realizuar reformat e premtuar në sistemin e drejtësisë, nuk ka filluar ende procesi i vettingut dhe kanë vazhduar shkeljet e Kushtetutës”, theksoi ai.

Gruda përmendi dhe problemet e shumta që ka Kosova me dhunën kundër grave dhe dhunën në familje. Ai përmendi se pas shpalljes ditë zie pas vrasjes së një gruaje ministrja e Drejtësisë shkoi në fushatë për zgjedhje në Maqedoni të Veriut dhe në “ekskursionin e saj politik” nëpër shtetet tjera të Evropës, Gjermani e Suedi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara