Kulturë, Lifestyle

Pavarësisht ndarjes, Kim vazhdon ta dëgjojë Kanyen

Publikuar

Kim Kardashian duket se ka marrë albumin e radhës “Donda” të Kanye West – i cili ende s’u publikua. Në një fotografi që publikoi të shtunën në Instagram, ylli i “Keeping up with the Kardashians”, duket se po e shijonte albumin e tij.

Kardashian dhe West ishin të martuar për shtatë vjet. Ata kanë katër fëmijë, vajzat North dhe Chicago, dhe djemtë Saint dhe Psalm.

Albumi “Donda” ishte paraparë të lansohej në korrik të vitit 2020, por u shtye për një vit. Ky album pritet të lansohet më 27 gusht.

Një burim i tha revistës People se Kardashian po planifikon t’ia lejojë ish-partnerit të saj t’i shoh fëmijët, ndonëse ata vazhdojnë të jenë të ndarë./UBTNews

Kulturë, Lifestyle

Çeku në Bienalen e Venedikut: I vetmi shtet nga vendet e Evropës me çmim të fituar është Kosova

Ai ka deklaruar se Kosova këtë ditë shënon historinë duke pranuar shpërblim si përfaqësim shtetëror për herë të parë.

Publikuar

nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Kosova është i vetmi shtet i Evropës që këtë vit ka fituar çmim në Bienalen e Venedikut. Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kosova këtë ditë shënon historinë duke pranuar shpërblim si përfaqësim shtetëror për herë të parë.

“Ditën e nisëm në selinë e Bienales së Venedikut, brenda sallës historike ku për 60 vjet janë ndarë çmime për artin dhe artistët më të mirë të botës. Republika e Kosovës këtë ditë do të shënonte historinë duke pranuar shpërblim si përfaqësim shtetëror për herë të parë. Për kontekst dhe perspektivë, nga të gjitha shpërblimet e fituara këtë edicion, i vetmi shtet nga vendet e Evropës me çmim të fituar, është Kosova. Doruntina, Erëmira e Hana, nga podiumi ku pranonin mirënjohjen, reflektonin shumë porosi. Tregimin e zakonshëm të grave të jashtëzakonshme në realitetin e vështirë të punës dhe shtëpisë. Fuqinë e gjithë ekipit të pavijonit, plot profesionalizëm dhe vetëmohim. Dëshirën e flaktë për t’i treguar botës sa shumë potencial dhe energji jeton brenda nesh. Dhe që Republika e Kosovës është këtu për të vazhduar së qenuri gjithmonë”, ka shkruar Çeku.

Ministri ka uruar të gjithë për këtë fitore.

“Festën e vërtetë e mbajtëm në shtëpinë e pavijonit tonë, në ndërtesën Museo Storico Navale, ku bashkë me ekipin e pavijonit, familjarët, miqtë dhe komunitetin e artit nga Kosova që kishte ardhur për mbështetje, ngritëm dolli për këtë sukses të madh, dhe për të gjitha mundësitë e reja që do të hapen nga ky moment i rëndësishëm. Urime të gjithëve, e faleminderit Dori, Era dhe Hana”, ka thënë Çeku.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Një vizion muzikor në kryeqytet: Edicioni i 14-të i Chopin Piano Fest Prishtina 2024

Chopin Piano FEST Prishtina, në nder të 200-vjetorit të lindjes së mjeshtrit të pianos, Fryderyk Chopin, do të përjetojë një përmbysje të tingujve magjepës të pianos, duke u shndërruar në një qendër globale të muzikës klasike.

Publikuar

nga

Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, një ndër ambientet më ikonike të qytetit, do të kthehet në skenën e një mrekullie muzikore për një periudhë prej 9 Majit deri në 9 Qershor. Chopin Piano FEST Prishtina, në nder të 200-vjetorit të lindjes së mjeshtrit të pianos, Fryderyk Chopin, do të përjetojë një përmbysje të tingujve magjepës të pianos, duke u shndërruar në një qendër globale të muzikës klasike.

Ky festival, anëtar i Fédération Internationale des Sociétés Chopin ka shndërruar Prishtinën në një qendër të muzikës klasike, ku harmonizon shijet dhe pasionin e audiencës të gjerë, e që mbahet me krenari çdo vit gjatë pranverës.

Në çdo mbrëmje të këtij festivali, publiku do të udhëtojë nëpër një rrugëtim muzikor të pazakontë, të zgjedhur me kujdes nga repertori i pasur i muzikës së Chopin-it dhe interpretimit të shkëlqyer të artistëve vendas e të huaj. Zërat e pianos do të krijojnë një melodi të padukshme në qytet, duke shkaktuar një atmosferë të pazakontë të magjisë muzikore. Ky vit shënon edicionin e 14-të të Chopin Piano Fest Prishtina, një festë e muzikës klasike që shndërrohet në një përjetim të jashtëzakonshëm artistik. Frymëzuar nga suksesi i viteve të kaluara, organizatorët kanë vendosur që ky edicion të tejkalohet çdo pritshmëri. Me një filozofi që përfshin fuqizimin e edukimit muzikor, festivali përpiqet të ofrojë një përvojë të pasur jo vetëm për audienca, por edhe për artistët.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë projektin e BE-së #Synergy për Muzikën Klasike në Ballkanin Perëndimor, ka rritur rëndësinë dhe ndikimin e festivalit në skenën botërore të muzikës klasike. Kështu, Chopin Piano Fest Prishtina shndërrohet në një eksperiencë muzikore të pazakontë që nuk duhet të humbasësh, shkruhet në faqen zyrtare të festivalit.

Chopin Piano FEST Prishtina nuk është vetëm një festival koncertesh; është një platformë e ndërsjellë për shkëmbim kulturor mes artistëve të Kosovës dhe atyre nga mbarë bota. Përkundër sfidave diplomatike, ky festival përshëndet artistë nga vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën si një shtet, duke e bërë muzikën të bashkojë popujt nëpërmjet një gjuhe të përbashkët të dashurisë së artit. Në të njëjtën kohë, përmes aktiviteteve si EduWeek, konkursi Special Prize, dhe konkursi kompozicional i frymëzuar nga vepra e Chopin-it, festivali inkurajon dhe ndihmon në zhvillimin e muzikantëve të rinj klasikë.

Programi i edicionit të 14-të të Chopin Piano Fest Prishtina është një kombinim i artistëve dhe shfaqjeve të mrekullueshme nga një gamë e gjerë shtetesh. Në këtë edicion, në skenën e festivalit do të shfaqen artistë nga vende të ndryshme si Gjermania, Kanada, Italia, Slovakia, Romania, Polanda, Austria, Franca dhe shumë shtete të tjera. Programi i detajuar është publikuar në faqen zyrtare të Chopin Piano Fest Prishtina, duke sjellë një përmbledhje të vlerës së vërtetë artistike dhe kulturor që do të ofrohet gjatë kësaj periudhe. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë interpretimin e mrekullueshëm të muzikës së Chopin-it dhe të eksplorojë talentet e pianistëve nga të gjitha anët e botës.

Me një listë të tillë të përfaqësuesve nga skena ndërkombëtare, Chopin Piano Fest Prishtina konfirmon rolin e tij si një nga ngjarjet më prestigjioze të muzikës klasike në rajon dhe më gjerë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për publikun të përjetojë magjinë e muzikës së bukur nën udhëheqjen e artistëve të shquar nga e gjithë bota./UBTNews/

© Dionesa Ebibi

Vazhdo të lexosh

Art

Karta e Venecias: Udhëheqësja për ruajtjen e trashëgimisë në Ditën Botërore të Monumenteve

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve është një shënjestër e përpjekjeve të ICOMOS, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet.

Publikuar

nga

Përmasat e jetës, përkushtimi ndaj traditave dhe përhapja e historisë së trashëgimisë kulturore janë në thelb të identitetit. Në vitin 1983, një iniciativë e ndritur u zuri për dore nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet (ICOMOS), një ditë në vit, bota bën një pauzë për të festuar përtej kufijve të një kulture të vetme. Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve, është një shënjestër e përpjekjeve të ICOMOS, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet.

Për çdo vit, një temë e re vjen në fokus për të përqendruar vëmendjen tonë kolektive. Dhe për vitin 2024, ky fokus është thelbi i Kartës së Venecias – një biletë e artë për konservimin dhe ruajtjen e trashëgimisë. Tema për këtë vit është “Fatkeqësitë dhe Konfliktet Përmes Lenteve të Kartës së Venecias”. Ajo na fton të hedhim një vështrim të thellë në sfidat dhe kërcënimet që vendet dhe monumentet e trashëgimisë ballafaqohen, nga tronditjet natyrore deri te shkatërrimet e shkaktuara nga njerëzit, shkruhet në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Këtë vit, festa ka një ndërthurje të veçantë: shënon 60-vjetorin e Kartës së Venecias dhe reflekton mbi rrugën tonë përpara në shekullin e 21-të, duke iu përpjekur të zbulojë se si fatkeqësitë dhe konfliktet bien nën ndriçimin e saj. Kartës së Venecias i është dhënë një theks i veçantë për të zhvilluar një diskutim për zgjidhjet dhe sfidat e trashëgimisë kulturore në botën moderne. Kjo kartë, e cila është një mjet themelor për menaxhimin e trashëgimisë së botës, nxjerr në pah rolin e monumenteve dhe vendeve në rritjen e ndërgjegjësimit për trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e saj. Qëllimi i saj ishte të siguronte që strukturat historike të ruheshin dhe të rindërtoheshin në mënyrë të respektueshme dhe të mirëkuptueshme. Karta e Venecias ka disa rregulla që duhet të ndiqen, dhe disa nga këto janë vërtet të jashtëzakonshme. Për shembull, një nga pikat më të rëndësishme thotë që monumentet duhet të përdoren për qëllime shoqërore, por pa u prekur integriteti historik i tyre. Nëse është e nevojshme të bëhen ndryshime, ato duhet të bëhen në mënyrë që të ruhet karakteri origjinal i ndërtesës, shkruhet në vebfaqen e Chasing World Heritage.

Në kohën tonë, Karta e Venecias është nën debat. Disa ekspertë janë kundër saj, duke pretenduar se ajo është e vjetër dhe e pasaktë për situatat e sotme. Megjithatë, organizata e UNESCO-s e ka akceptuar që rindërtimi të lejohet në rrethana të veçanta, për shembull, kur ajo është e nevojshme për të ruajtur një aspekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, mësohet nga faqja kryesore e International Council on Monuments and Sites.

60 vjetori i miratimit të Kartës së Venecias është një moment për të reflektuar mbi trashëgiminë tonë të përbashkët dhe për të diskutuar se si mund t’i kemi kujdesur më mirë ato sot. Tema e vitit 2024 thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Në këtë ditë të veçantë, një varg aktivitetesh dhe ngjarjesh po zhvillohen në të gjithë botën për të çuar përpara këtë diskutim të rëndësishëm. Nga konferencat me ekspertizën më të fundit, deri te vizitat në monumente dhe vende të trashëgimisë, Ditës Botërore të Trashëgimisë i jepet një rëndësi të veçantë për të reflektuar, të festuar dhe të mbrojmë pasuritë e ndryshme kulturore që na rrethojnë.

Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në kujdesin e trashëgimisë

Ka një valë ndërgjegjësimi dhe aktiviteti në Ditën Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve edhe Maqedonia, por edhe Shqipëria po kontribuojnë në këtë festë të trashëgimisë kulturore në mënyra të ndryshme dhe frymëzuese. Megjithëse nuk ka ende informacion për aktivitetet që zhvillohen në Kosovë nga Ministria e Kulturës nuk domethënë që Kosova, nuk ka një vend me një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, por angazhimi në aktivitete në këtë rast dhe deri në këtë moment shihet se është i munguar! Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, në vitin 2022 përmes një videoje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi patën realizuar një video që tregon angazhimin e tyre në objektet e pasura kulturore që ka Kosova duke thënë se objektetet e trashëgimisë tonë kulturore po ‘i mbrojnë dhe rifunksionalizojnë’.

Sibel Halimi që udhëheq me Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka deklaruar në rrjetin social në Facebook, se monumentet janë më shumë se vetëm objekte dhe se ato janë dëshmitarë të historisë dhe identitetit tonë.

“Duke reflektuar për këtë ditë, ne përkujtojmë detyrimin tonë për t’i mbrojtur ato nga rreziqet dhe dëmtimet. Kujdesi dhe edukimi janë thelbi për të siguruar që kjo trashëgimi të jetë e qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, shkruan Halimi.

Maqedoni- Në Ditën Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve, një fushatë po mbahet edhe në Maqedoni, mësohet përmes Telegrafit. Sot, muzetë dhe zonat arkeologjike janë të hapura për të gjithë, falas dhe me krenari të shpërblimit të ditës së rëndësishme. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, njofton se institucionet shtetërore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore janë plotësisht të gatshme për të pritur vizitorët gjatë gjithë ditës. Nëpër qytetet e Maqedonisë, muzetë dhe zonat arkeologjike janë gati për të tërhequr vëmendjen dhe admirimin e vizitorëve. Nga Manastiri në Gjevgjeli, nga Stobi në Herakleia, një rrugë e pasur me histori dhe kulturë po hapet për të gjithë ata që janë të gatshëm të zbulojnë thellësitë e trashëgimisë. Nga muzeu arkeologjik në muzeumin e artit bashkëkohor, nga shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit deri te galeria e arteve në Tetovë, kudo në vend, një udhëtim kulturor po ofrohet falas për të gjithë. Poashtu mësohet se do të jenë hapur edhe dyert e institucioneve kombëtare, si institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleia; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare e Maqedonisë me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në  Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Shqipëri- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri kanë nisur të organizojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e individëve në vlerësimin dhe angazhimin e tyre ndaj trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike që janë me rëndësi të madhe për ndërgjegjen kolektive, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare. Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër përzgjodhi të publikonte një foto nga Manastiri i Shën Sergjit dhe Bakut, i njohur si Kisha e Shirqit. Ndërsa DRTK në Berat e çeli javën e aktiviteteve për trashëgiminë, me ekspozitën lëvizëse “Monumente në vite”, me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Zoi Vangjeli”, Velabisht. Ekspozita është një retrospektivë me foto bardhezi dhe me ngjyra, të cilat nxitën vëmendjen e të rinjve mbi monumentet dhe trashëgiminë duke i njohur dhe ndërgjegjësuar për vlerat e tyre kulturore dhe turistike. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, hyrja në parqet arkeologjike Shkodër-Lezhë do të jetë falas.

Në këtë vit, tema sjell në vëmendje një shkallë të gjerë të ndërtimeve të krijuara me qëllim të ruajtjes së memorjeve. Ato janë pamje që shtjellojnë një pjesë të përvojës njerëzore, duke na sjellë pranë emocioneve dhe ideve të kaluara. Trashëgimia e Përkujtimit shfaqet në forma të ndryshme, nga mbishkrime të gdhendura dhe monumente arkitektonike të mahnitshme deri te elemente më modestë që reflektojnë traditat popullore dhe historinë lokale./UBTNews/

© Dionesa Ebibi

Vazhdo të lexosh

Art

Mirush Kabashi nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit

Mirush Kabashi, një “Nder i Kombit”, një “Artist i Merituar”, një “Mjeshtër i Madh i Punës”, por mbi të gjitha një frymëzues i artit për brezat e ardhshëm.

Publikuar

nga

Bashkia e Durrësit vendosi të shënojë një moment të veçantë, duke nderuar një nga ikonat më të shquara të artit shqiptar: Mirush Kabashi. Në një ceremoni solemne, aktori i madh u nderua me titullin e “Qytetarit Nderi”. Familjarë, miqtë, dhe fansat e tij të shumtë grumbulluan për të ndarë këtë moment të veçantë. Por, ndërsa çdo zë u bëri të heshtur, kujtimet për të rrinë gjallë dhe frymëzim për të shtrirë, shkruan Top Channel.

Mirush Kabashi, lindur më 17 prill të 1948-s, në Shkodër, por me zemër të Durrësit, sepse aty u rrit dhe u ngjit në shkallët e famës artistike, kurse kishte prejardhje nga Gjakova. Me një shkëlqim të pakrahasueshëm ai e rriti emrin e tij si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë së skenës shqiptare. Me një karrierë që shtrihej për një gjysmë shekulli, Kabashi mbledhte në përqafim të tij një mori role që do të mbeten në kujtesën tonë përjetësisht. Nga rolet e skenës në rolet e kinemasë, ai shpërfaqej si një virtuoz i artit performues. Në mbarë shqiptarinë, emri i tij u bë një sinonim i pasionit dhe përkushtimit ndaj artit.

Në 1989, nën dritën e Festivalit Kombëtar të Teatrove Profesionale, ai u shpall “Aktori më i Mirë”, duke lënë gjurmë të padiskutueshme në historinë e teatrit shqiptar. Dhe udhëtimi i tij në lavdërimin e artit nuk mbaroi këtu; festa të tjera e nderuan si një nga aktorët më të shquar, duke e lartësuar rolin e tij në pamjen e artit shqiptar.

Nëpërmjet performancave të tij të mrekullueshme, ai arriti të rriste standardet e artit dhe të shihte në këtë rrugë pafundësi admiruesish dhe ndjekësish. Çmimet dhe nderimet që ai merr nuk janë thjesht një shenjë e njohjes, por janë kronikat e një udhëtimi të madh artistik.

Mirush Kabashi, një “Nder i Kombit”, një “Artist i Merituar”, një “Mjeshtër i Madh i Punës”, por mbi të gjitha një frymëzues i artit për brezat e ardhshëm. Sot, kur Durrësi e nderon atë me titullin e “Qytetarit Nderi”, ne po nderojmë një prej figurave më frymëzuese dhe domethënëse të artit shqiptar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara