Lajmet

Patrullimet në veri, KFOR-i: Mandati ynë është të krijojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes

Në pikat kufitare nuk ka pasur nevojë për dokumente shtesë, me përjashtim të letërnjoftimit.

Published

on

Sot ka nisur të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet dhe qytetarët e Kosovës të cilat nga mesnata kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë kanë kaluar kufirin lirshëm.

Në pikat kufitare nuk ka pasur nevojë për dokumente shtesë, me përjashtim të letërnjoftimit, që nënkupton se nga 1 shtatori nuk po lëshohen dokumentet për hyrje/daljet.

E lidhur me sigurinë në vend dhe lirinë e lëvizjes ka reaguar edhe KFOR-i, duke thënë se mandati i tyre është që tu sigurojnë qytetarëve në Kosovë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

Mandati ynë është që t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë, apo vendin ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë në të gjitha zonat dhe i qëndrojmë afër komunitetit”, deklaroi komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, Maurizio Mele.

Misioni i NATO-s, KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së  lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Në kryerjen e misionit të saj, NATO bashkëpunon dhe ndihmon Shtetet e Bashkuara Kombet, Bashkimi Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë, sipas rastit, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet më tej në deklaratën e KFOR-it. 

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me sukses në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, u mirëprit nga publiku, i cili e shpërbleu performancën me duartrokitje dhe vlerësime.

Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën artistike evropiane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanoset pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe kanosje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, i dyshuari ka kërcënuar viktimën.

Pas denoncimit, policia ka prangosur të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se helmoi klientët, intervistohet pronari në Han të Elezit

Published

on

By

Një pronar lokali është intervistuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik, ndërsa intervistimi i të dyshuarit është bërë dje.

Dyshimet e para raportojnë se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në lokalin e të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij helmimi.

Ndërkohë, për këtë situatë Klinika Infektive bëri të ditur se po trajton një fluks pacientësh të helmuar nga ushqimi, ku mes 31 të hospitalizuarve janë edhe pesë persona nga komuna e Hanit të Elezit.

Këta të fundit kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që lidhet drejtpërdrejt me rastin që po hetohet nga policia. Sipas klinikës, pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste të këtij fluksi tashmë kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i dyshuar në Prishitnë për posedim te narkotikëve

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali si dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar para hetuesve se kishte dalë nga shtëpia me qëllim për ta sulmuar dhe rrahur viktimën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara