Lajmet

Patentë shoferët ilegalë në veri, sot e dje asnjë gjobë

Published

on

Deri të premten ka qenë afati për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Të shtunën dhe të dielën ka qenë e paraparë që të ketë njoftime dhe vërejtje, ndërsa nga e hëna është e paraparë që të niset shqiptimi i gjobave.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se dje e sot nuk është shqiptuar asnjë gjobë.

Afati për konvertimin e patentë shoferëve është hapur më 10 maj dhe sipas vendimit të atëhershëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, afati do të zgjaste deri më 9 gusht, mirëpo ministri Sveçla pas “kërkesave të shumta” shtyu afatin për dy javë.

Ky afat i zgjatur përfundoi të premten e 23 gushtit.

Të nesërmen kryeministri Kurti tha se 6509 shoferë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Vetëm në katër komunat në veri të shtetit tonë, u konvertuan 5732 patentë-shoferë, prej të cilave 2018 në Leposaviq, 1576 në Mitrovicën Veriore, 1177 në Zveçan dhe 961 në Zubin Potok”, tha Kurti.

Ai shtoi se kjo periudhë më shumë se 3 mujore e konvertimit, kaloi pa asnjë incident apo ankesë.

“I falënderoj të gjithë qytetarët tanë të cilët e shfrytëzuan pozitivisht këtë mundësi, si dhe zyrtarët e institucioneve tona në zyrat e qendrat e regjistrimit, për punën e tyre dhe asistimin e aplikuesve në këtë proces”, tha Kurti.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës.

“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës.  I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe zbatimin e vendimit tonë.  U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Vendimi i MPB’së për konvertimin e patentë shoferëve ishte përkrahur nga ndërkombëtarët./Express/

Lajmet

Grabitet një poligon i shenjëtarisë, hajnat marrin armë me vlerë të konsiderueshme

Published

on

By

Një poligon i shenjëtarisë është grabitur nga hajnat në Gllogoc.

Raportohet se persona me maskë kanë hyrë me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë ku kanë arritur të marrin 30 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe me vlerë të konsiderushme monetare.

Rasti është nën hetim nga Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit, një aksident me fatalitet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2779 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 91 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 33 aksidente trafiku me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona teksa 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani shkon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka siguruar raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e ekipit kanë luajtur si mysafirë ndaj skuadrës Floriana me rezultat 1:1. Vella solli maltezët në epërsi në minutën e 38-të, ndër sa Adetunji barazoi për Ballkanin në minutën e parë të kohës shtesë.

Në këtë mënyrë suharekasit siguruan pjesëmarrjen e në raundin e radhës, pasi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” shënuan fitore me rezultat 4:2.

Continue Reading

Bota

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut,”rtheksoi ajo.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

Continue Reading

Të kërkuara