Botë

Pasojat e paqes, Rubio: Ukraina nuk i merr dot territoret e pushtuara

Published

on

Ukraina do të duhet të pranojë kontrollin rus të disa territoreve si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryediplomati amerikan në prag të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Kievit në Arabinë Saudite.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve në rrugën e tij drejt bisedimeve të nivelit të lartë në Jeddah se “rusët nuk mund të pushtojnë të gjithë Ukrainën dhe padyshim që do të jetë shumë e vështirë për Ukrainën në çdo periudhë të arsyeshme kohore të detyrojë rusët të kthehen në vendin ku ishin para vitit 2014”.

“Ne duhet të kuptojmë pozicionin ukrainas dhe thjesht të kemi një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh do të ishin të gatshëm të bënin. Ju nuk do të merrni një armëpushim dhe një fund të kësaj lufte nëse të dyja palët nuk bëjnë lëshime. Kjo është e qartë. Ndoshta ne nuk do të hyjmë në detaje të mëdha, por ne nuk do të ulemi në një dhomë duke nxjerrë linjat e mundshme në një hartë. Rusëve  do t’u duhet diçka këmbim dhe më pas do të zbulonin se cili është pozicioni rus në këtë drejtim dhe kjo do të na japë një vlerësim mjaft të mirë se sa larg janë ata në të vërtetë”, tha Marco Rubio, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Komentet e Rubios, të cilat aludojnë për kufijtë e Ukrainës përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, tetë vjet përpara se Moska të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës , theksojnë se si administrata Trump ka marrë një qëndrim shumë më të ashpër me Kievin sesa qeveria e Joe Biden.

Bisedimet e së martës në Arabinë Saudite vijnë në një moment kyç, rreth 10 ditë pas debatit publik në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit Donald Trump mbi origjinën e pushtimit të Rusisë dhe të ardhmen e ndihmës amerikane, ndërsa Uashingtoni përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund konfliktit.

Trump që atëherë ka ndërprerë ndihmën ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës për Kievin, por Zelenskyy ka bërë disa hapa në Shtëpinë e Bardhë gjatë javës së kaluar, duke përfshirë një premtim për të nënshkruar një marrëveshje që i jep SHBA-së akses në mineralet kritike të Ukrainës, duke shkaktuar lehtësimin e një pjese të fërkimit.

Botë

BE e vendosur për mbështetje ndaj Ukrainës

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se kjo mund të jetë një javë vendimtare për diplomacinë në Ukrainë.

Ajo shtoi se Rusia nuk dëshiron paqe, ndaj aleatët e Ukrainës duhet të kontribuojnë që ajo të jetë e përgatitur dhe të mbrojë veten në këtë kohë të vështirë.

Është e qartë se Rusia nuk dëshiron paqe, dhe për këtë arsye ne duhet ta bëjmë Ukrainën sa më të fortë të jetë e mundur në mënyrë që ta përgatisim atë që të jetë gati të mbrojë veten në këtë kohë shumë, shumë të vështirë. Mund të jetë një javë vendimtare për diplomacinë, dëgjuam se bisedimet në Amerikë ishin të vështira, por produktive”, tha Kaja Kallas.

Deklarata e saj u bë para mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Evropian në Bruksel, ku në fokus është mbështetja për Ukrainën.

Sipas burimeve të CNN, negociatorët në Florida kanë diskutuar një skenar të mundshëm në të cilin Ukrainës do t’i ndalohet t’i bashkohet NATO-s. Sipas kësaj, marrëveshjet e ardhshme do të duhet të negociohen ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet të martën me të dërguarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, në Moskë./EO

Continue Reading

Lajmet

​CNN: Bisedimet SHBA-Ukrainë në Florida të vështira, por konstruktive

Published

on

Bisedimet në Florida midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe një delegacioni ukrainas që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë janë të vështira, por shumë konstruktive thotë CNN.

Po ashtu u tha se takimi ka përfshirë diskutimin e disa prej çështjeve më të ndjeshme për zgjidhjen e luftës.

Ndërkohë, zëvendësministri i parë i Jashtëm ukrainas, Sergiy Kyslytsya, ndau një vlerësim optimist të bisedimeve.

“Ka qenë një fillim i mirë i takimit në vazhdim. Shumë tërheqës dhe deri tani konstruktiv. Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mundshëm progresiv”, shkroi Kyslytsya në rrjetin social X.

Ndërsa një delegacion nga Kievi takohet me zyrtarë të administratës Trump në Florida, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar sot me aleatë të tjerë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë”, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale në lidhje me telefonatën e tij me Rutte.

“Ne po koordinohemi ngushtë dhe në përpjekjet tona – dhe në përpjekjet e të gjithë partnerëve tanë – janë masat tona të përbashkëta dhe qëndrimet e përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive.”

Kujtojmë se Moska nisi një breshëri masive dronësh dhe raketash në Ukrainë gjatë natës së premtes deri të shtunën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënë pjesë të mëdha të Kievit pa energji./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Pamje dramatike nga Hong Kongu: Zjarr i madh lë dhjetëra viktima dhe qindra të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që ka përfshirë disa ndërtesa të larta në lagjen Tai Po të Hong Kongut.

Ka raportime se disa banorë kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë, dhe policia thotë se 279 persona janë ende të zhdukur, shkruan BBC.

Më shumë se 760 zjarrfikës u vendosën për të shuar flakët të mërkurën pasdite, me fotografi që tregojnë flakë dhe re të dendura tymi gri që ngrihen nga kullat, duke dominuar horizontin e qytetit.

Tre burra janë arrestuar që atëherë me dyshimin për vrasje të paqëllimshme të lidhur me zjarrin, sipas raportimeve të mediave lokale, dhe një hetim është nisur./KP

Continue Reading

Botë

​Von der Leyen: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Jalta

Published

on

By

Duke folur për bisedimet e fundit, Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, përshëndet me ton të veçantë përpjekjet për paqe të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Trump, duke thënë se “e dimë që nevojitet shumë më tepër punë, por… falë angazhimit të Ukrainës, SHBA-së dhe nesh evropianëve gjatë ditëve të fundit në Gjenevë, kemi një pikënisje”.

Ajo thotë se marrëveshja duhet të sigurojë “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe “siguri të vërtetë për Ukrainën dhe Evropën”, pa asnjë kufizim për forcat e armatosura të Ukrainës, gjë që, sipas saj, “do ta linte vendin të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme”.

Kjo ka të bëjë po aq me fuqinë parandaluese sa edhe me sigurinë e Evropës, sepse siguria e Ukrainës është siguria e Evropës”, thekson ajo, sipas The Guardian.

Von der Leyen shton se marrëveshja duhet të mbrojë sovranitetin e Ukrainës, duke paralajmëruar se “e dimë që mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga koha e Jaltës, duke e parë kontinentin tonë përmes sferave të ndikimit”.

“Prandaj duhet të jemi të qartë se nuk mund të ketë copëtim të njëanshëm të një shteti sovran evropian dhe se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Nëse sot legjitimojmë dhe formalizojmë minimin e kufijve, hapim derën për më shumë luftëra nesër – dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, përfundon ajo, shkruan The Guardian.

Në konferencën e Jaltës (1945), Bashkimi Sovjetik i Stalinit siguroi zonën e vet të pushtimit në Gjermani dhe ndikim dominues në Evropën Lindore. Edhe pse pranoi zgjedhje të lira në letër, Moska vendosi regjime komuniste në vendet e çliruara, duke shënuar fillimin e zgjerimit të saj dhe të ndarjes së Evropës që çoi në Luftën e Ftohtë./KP

Continue Reading

Të kërkuara