Aktualitet

Pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje në lexim të parë, reagon TRUST-i

Published

on

Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë, ka reaguar Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.

Në reagimin e TRUST-it thuhet se parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në lexim të dytë, pastaj të dekretohet nga presidenti dhe në momentin që dekretohet ligji nga presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit.

“Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë. Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit.”, thuhet në njoftim./UBTNews

Kontribuues të nderuar, Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në…

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Monday, October 12, 2020

Vendi

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Live

Trump optimist për marrëveshje me Iranin: “Po fitojmë me diferencë të madhe”

Published

on

By

Edhe pse ka qëndruar larg kamerave, Presidenti Donald Trump ka zgjedhur rrjetet sociale për të shpërfaqur një dozë të lartë optimizmi përpara bisedimeve të paqes me Iranin, që pritet të nisin këtë javë në Pakistan. Përmes platformës së tij, Truth Social, Trump ka bërë të ditur se SHBA-ja ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm negociues.

Sipas Presidentit, bllokada detare e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit po i shkakton Iranit humbje prej 500 milionë dollarësh në ditë, duke e rënduar ndjeshëm ekonominë e këtij vendi. Trump pretendon se ky presion po funksionon dhe se çdo marrëveshje e re do të jetë shumë më e favorshme se akordi i vitit 2015 (JCPOA) i arritur gjatë administratës Obama.

“Nuk jam nën presion” -Trump hodhi poshtë raportimet se ai po nxiton drejt një marrëveshjeje për shkak të presioneve të brendshme apo ndërkombëtare.

“Lexoj lajmet e rreme që thonë se jam nën presion. Kjo nuk është e vërtetë! Nuk jam nën asnjë lloj presioni, megjithëse çdo gjë do të ndodhë relativisht shpejt,” ka deklaruar ai.

Përkundër toneve triumfuese, mbeten shumë pikëpyetje. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse të dyja palët do të ulen vërtet në tryezën e bisedimeve në Pakistan. Gjithashtu, Trump përballet me presionin e tij ekonomik për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për tregtinë ndërkombëtare, ndërkohë që opinioni publik në Amerikë mbetet gjerësisht kundër përfshirjes në një konflikt të ri të armatosur.

Megjithatë, për Presidentin Trump, situata po shkon “shumë mirë” dhe ai beson se Amerika do të dalë me një marrëveshje historike që tejkalon të gjitha marrëveshjet e mëparshme./BBC/

Continue Reading

Vendi

Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan për produktet e naftës janë: Nafta (dizel): 1.68 euro për litër, benzina: 1.41 euro për litër, gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se qytetarët që hasin në parregullsi apo çmime mbi tavanin e lejuar, mund t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose përmes numrit të telefonit falas 0800 11000.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për faturimin e energjisë pas dyshimeve për parregullsi te njehsorët

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, duke filluar nga ora 11:00, në një seancë të jashtëzakonshme me pikë të vetme të rendit të ditës: çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Kjo mbledhje pason gjetjet e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i cili pas një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj, raportoi se në mbi 80 për qind të rasteve njehsorët nuk kishin orën e saktë, gjë që ndikon në llogaritjen e tarifave.

Këto pretendime janë mbështetur edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila pas inspektimeve të para në terren ka gjetur mospërputhje të kohës te njehsorët elektrikë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë që të nisë hetimet dhe intervistimet në terren lidhur me funksionimin e njehsorëve të KEDS-it.

Nga ana tjetër, KEDS-i ka deklaruar se matja e energjisë është e saktë dhe ka mohuar mundësitë e manipulimit, ndonëse ka konfirmuar se qytetarët do të kompensohen nëse vërtetohet ndonjë devijim teknik.

Continue Reading

Të kërkuara