Një kameraman i cili u plagos rëndë, më vonë vdiq. Tani mijëra vetë kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen.
Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një turmë anti-homoseksuale në Tbilisi. Një kameraman i cili u plagos rëndë, më vonë vdiq. Tani mijëra vetë kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen.
Mijëra vetë në Gjeorgji kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë pas vdekjes së një kameramani, i cili u plagos rëndë nga demonstruesit anti-homoseksualë gjatë protestave. Në mbrëmje, rreth 8000 demonstrues u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Tbilisi.
“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Irakli Garibashvilit dhe qeverisë së tij, të cilët kanë udhëhequr dhunën kundër gazetarëve,” tha udhëheqësi i opozitës Nika Melia në tubim.
Kameramani u gjet i vdekur në shtratin e tij
Kameramani 37-vjeçar Alexander Lashkarava, i cili punonte për kanalin e pavarur TV Pirweli, u gjet i vdekur në shtratin e tij. Ai ishte rrahur të hënën e kaluar nga kundër-demonstruesit që protestonin kundër një marshimi nga e ashtuquajtura lëvizje LGBTQ. Lashkarawa pësoi fraktura në kockat e fytyrës. Ministria e Brendshme njoftoi një hetim për vdekjen e 37-vjeçarit. Katër të dyshuar u arrestuan për sulmin.
Më shumë se 50 gazetarë u sulmuan fizikisht nga kundërdemonstruesit të hënën. Ata patën kocka të thyera, tronditje dhe djegie kimike, sipas organizatës Reporterët pa Kufij (RSF). RSF akuzoi autoritetet gjeorgjiane se nuk kishin ndërhyrë kundër sulmeve dhe për këtë arsye ishin bashkëpunëtorë në dëmtimet.
“Qeveria është pjesë e kësaj dhune”
Përfaqësuesit e mediave të pavarura gjeorgjiane akuzuan qeverinë e kryeministrit Garibashvin për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve dhe madje edhe për organizimin e akteve të tilla të dhunës. “Qeveria jo vetëm që inkurajon dhunën ndaj gazetarëve, por është pjesë e kësaj dhune,” tha Nodar Meladze, drejtori editorial i TV Pirweli.
Ai tha se qeveria ka mbledhur grupe të dhunshme që sulmojnë fizikisht mediat e pavarura. Forcat e policisë gjithashtu sulmuan vazhdimisht gazetarët, tha ai.
Të hënën e kaluar, organizatorët e një parade të quajtur “Krenari” në kryeqytetin Tbilisi, e anuluan marshimin pas sulmeve të dhunshme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të lëvizjes LGBTQ. Disa qindra kundërshtarë të paradës ishin mbledhur pranë parlamentit të republikës së Kaukazit. Parada e krenarisë mbahen anembanë globit për të demonstruar për të drejtat e pakicave seksuale. Shkurtesa angleze LGBTQ përmbledh gërmat e para të fjalëve lezbike, homoseksuale, biseksuale, transgjinore dhe queer.
Elita Hajrizi, mentore e ekipit First Kosova, është përzgjedhur ndër 10 mentorët më të mirë në botë në garën e mbajtur në Incheon të Koresë së Jugut, duke vënë në pah rëndësinë e mentorimit dhe përkushtimit në zhvillimin e talenteve të reja.
Ky vlerësim vjen pas një procesi përzgjedhës, në të cilin mentorët pjesëmarrës në garë u ftuan për intervista, ndërsa një juri përzgjodhi dhjetë mentorët që u dalluan për kontributin e tyre. Përzgjedhja e Elita Hajrizit në mesin e tyre përbën një mirënjohje për angazhimin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe robotikës.
Roli i mentorëve në FIRST Global Challenge shkon përtej përgatitjes teknike. Ata i udhëheqin të rinjtë në procesin e të nxënit, i mbështesin në zgjidhjen e problemeve dhe i motivojnë të punojnë si ekip, duke zhvilluar aftësi që u shërbejnë edhe përtej garës.
Përzgjedhja e Elita Hajrizit ndër dhjetë mentorët më të mirë vjen në një edicion ku ekipi First Kosova arriti një tjetër sukses të rëndësishëm, duke u renditur në vendin e katërt në botë bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën.
Kosova renditet e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, garën ndërkombëtare të robotikës që u mbajt në Incheon të Koresë së Jugut, ku ekipi First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, arriti këtë sukses bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën, në mesin e 191 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
Ekipi përfaqësues i Kosovës ka dëshmuar përgatitje të lartë teknologjike, aftësi në robotikë dhe programim, si dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar, duke arritur deri në fazën e play-off-it dhe duke konkurruar për pozitat më të larta të garës.
Gara e këtij viti kishte në fokus zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra. Përmes robotëve dhe sfidave inxhinierike, ekipet pjesëmarrëse u angazhuan në zgjidhjen kreative të problemeve dhe aplikimin praktik të njohurive shkencore.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e investimit në edukimin teknologjik dhe në zhvillimin e talenteve të reja.
“Renditja e ekipit të Kosovës në vendin e katërt në botë është dëshmi e fuqishme e talentit, dijes dhe potencialit inovativ të të rinjve tanë. Ky sukses dëshmon se, kur të rinjtë kanë mundësi, mbështetje dhe qasje në teknologji e inovacion, ata mund të konkurrojnë denjësisht me ekipet më të mira në botë. UBT do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rektori Hajrizi.
Në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT organizoi shfaqjen e filmit “The Colors of Nazar” (“Ngjyrat e Mësyshit”), në Bibliotekën e Kampusit Inovativ të UBT-së. Në aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, z. Ramadan Yilmaz.
Pas shfaqjes së filmit, aktiviteti vazhdoi me një panel diskutimi, ku ekipi realizues ndau me të pranishmit përvojat nga procesi i krijimit të dokumentarit, duke trajtuar aspektet artistike dhe teknike të produksionit. Panelistë ishin regjisori Dr. Fatih Diren, drejtori i fotografisë Evrim Inci, protagonistja kryesore Gizem Ozdemir dhe profesori Berk Kyqyk.
Në këtë aktivitet morën pjesë dekani dhe prodekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, profesorë dhe studentë të UBT-së, të cilët patën mundësi të bashkëbisedojnë me ekipin realizues dhe të njihen më nga afër me përvojën e tyre profesionale në fushën e filmit dokumentar.
Ky aktivitet shënon një tjetër mundësi për bashkëpunim kulturor dhe akademik ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe përfshirjen e studentëve në diskutime me profesionistë të industrisë audiovizuale.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke kërkuar që pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve të hetohen me përparësi.
Përmes një deklarate zyrtare, BE-ja theksoi domosdoshmërinë që forcat e rendit të veprojnë brenda kornizave ligjore dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.
“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thuhet në deklaratë.
Më tej, BE-ja theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të ushtrohen gjithmonë në mënyrë paqësore. Blloku evropian u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të ulin tensionet dhe t’i drejtohen dialogut konstruktiv për zgjidhjen e situatës.