Aktualitet
Pas urdhrit të Putin, mjete luftarake dhe tanke shihen në Donetsk
Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e dy “Republikave Popullore” të cilat duan të shkëputen nga Ukraina.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNjë video e publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters tregon momentin kur një autokolonë me mjete të rënda ushtarake dhe tanke kalon në periferi të Donetskut të martën, në orët e para të mëngjesit. Edhe pse sipas dëshmitarëve okularë, mjetet nuk kishin shenja dalluese, parakalimi i tyre vjen vetëm pak orë pas urdhrit të Presidentit rus, Vladimir Putin, për të futur trupa në Donetsk dhe Luhansk.
Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e dy “Republikave Popullore” të cilat duan të shkëputen nga Ukraina. Sipas Putin, ushtarët rusë do të futen aty pas nënshkrimit të traktateve me këto dy entitete, për të mbrojtur nga gjakderdhja popullsinë ruse që ndodhet aty. Më herët, Putin ka akuzuar Ukrainën se po kryen gjenocid në këto territore.
Vendimet e Putin, të marra pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë në Moskë, u kundërshtuan nga Perëndimi. Disa shtete, paralajmëruan vendosjen e sanksioneve, pasi i druhen se ky është vetëm fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës.
Pas këtyre zhvillimeve, zbehen mundësitë e samitit Biden-Putin, një ide e hedhur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Sidoqoftë, takimi i paralajmëruar mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, nuk është anuluar ende.
You may like
Rajoni
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Published
3 hours agoon
February 11, 2026By
UBTNEWS
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin trilateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në këtë takim, Gjeneral Jashari, Gjeneral Arben Kingji dhe Gjeneral Robert Hranj (Kundid) zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave respektive.
“Ky takim konfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon,” u theksua gjatë takimit, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit strategjik dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.
Ndër të tjera, u potencua gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave profesionale.
“Iniciativa trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm,” u tha ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.
Takimi trilateral rikonfirmoi angazhimin e tre vendeve për të thelluar bashkëpunimin strategjik dhe për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Aktualitet
Mbrojtja e Thaçit fillon deklaratat përfundimtare në Hagë
Published
6 hours agoon
February 11, 2026By
UBTNEWS
Prosper: Dëshmitarët ndërkombëtarë kanë ekspertizë të thellë, por prokuroria i injoron
Avokati Pierre-Richard Prosper, pjesë e ekipit mbrojtës se Hashim Thaçi, ka vazhduar kritikat ndaj prokurorisë për mosvlerësimin e dëshmive të dëshmitarëve ndërkombëtarë.
“Pra, këta persona, dëshmitarët ndërkombëtarë – ishin pjesë e NATO-s dhe përfaqësonin vendet e tyre. Ata kanë qenë këshilltarë politikë dhe i kanë studiuar këto çështje ditë pas dite. Jack Covey, i caktuar nga sekretari i përgjithshëm si këshilltar për çështje diplomatike, erdhi këtu dhe dha këndvështrimin e tij, por prokuroria e hodhi poshtë përvojën e tij,” tha Prosper.
Ai theksoi veçanërisht përvojën e ambasadorit Hill, i cili, sipas avokatit, ka shërbyer gjashtë herë si ambasador dhe ka qenë i dërguar i posaçëm për Kosovën. “Pjesa më e rëndësishme është fakti që ai u detyrua të zbulonte rolin e secilit dhe çfarë ndodhte në marrëdhëniet Kosovë–Serbi. Por prokuroria don që ne të besojmë se informacioni i tij ishte i kufizuar,” tha Prosper.
Avokati shtoi se edhe shtetet si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia duhet të ishin të vetëdijshëm për rolin dhe aktivitetet e secilit individ, dhe pyeti retorikisht: “Ju besoni se këta u kthyen në vendet e tyre dhe thanë: ‘Zonja sekretare, informacioni është sipërfaqësor’?”
Prosper argumentoi se përvoja dhe ekspertiza e këtyre dëshmitarëve duhet të merret seriozisht, dhe nuk mund të hidhet poshtë si e pakët ose e pavlerë nga prokuroria.
Prosper kritikon hedhjen poshtë të dëshmive në rastin e Thaçit
Avokati Pierre-Richard Prosper, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër vlerësimin e dëshmive nga tribunali, duke e cilësuar atë si “të pabesueshme” dhe një “gjest dëshpërimi”.
Në një deklaratë të fundit, Prosper theksoi rëndësinë e dëshmive të profesionistëve që kanë pasur detyrën të analizojnë dhe vlerësojnë situatat për të ruajtur sigurinë ndërkombëtare. “Të rrezosh menjëherë përvojat e dëshmitarëve, të cilët kanë shërbyer për vite në fushën e sigurisë ndërkombëtare, është e gabuar dhe për mua është një gjest dëshpërimi,” tha ai.
Ai shtoi se kjo qasje ka pasoja serioze për besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare: “Nuk është për tu çuditur që tani më qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare. Kur profesionistët dalin para trupit gjykues dhe tregojnë se çfarë ka ndodhur, dhe deklaratat e tyre hidhen poshtë nga persona që nuk kanë qenë as në vendin përkatës, kjo është shumë problematike.”
Prosper theksoi gjithashtu rolin e tribunaleve si instrumente të sistemit ndërkombëtar: “Duhet të kemi parasysh që këto tribunale janë mjete të sistemit ndërkombëtar, dhe personat që kanë qenë përpara jush janë pjesë e këtij sistemi që vendosin nëse duhet të ketë tribunal dhe drejtësi.”
Deklaratat e tij vijnë ndërsa procesi gjyqësor ndaj Thaçit vazhdon, dhe shqetësimet për besueshmërinë e dëshmive dhe vendimeve të tribunaleve mbeten në fokus të vëmendjes ndërkombëtare.
Tavakoli: Qeveria e Përkohshme nuk ishte plan kriminal
Mbrojtësja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) se Qeveria e Përkohshme ishte një strukturë e krijuar dhe e kontrolluar nga të akuzuarit për të avancuar qëllime të përbashkëta kriminale.
“Sipas Prokurorisë, Qeveria e Përkohshme ka qenë një prej strukturave dhe mekanizmave të kompetencës së krijuar dhe të zbatuar ose të kontrolluar nga të akuzuarit për të avancuar qëllime të përbashkëta kriminale. Sipas prokurorisë, ajo ishte një mjet për të ekzekutuar dhe realizuar planin e tyre kriminal,” tha Tavakoli.
Megjithatë, ajo theksoi se ekzistojnë të paktën tre faktorë që, sipas saj, krijojnë dyshim të arsyeshëm ndaj këtij pretendimi: përbërja shumëpartiake e Qeverisë së Përkohshme, mbështetja e gjerë ndërkombëtare dhe realiteti politik i kohës, që sipas saj e bënte të pamundur që ajo të funksiononte si një mekanizëm pushteti në kuptimin e pretenduar nga prokuroria.
“Qeveria e Përkohshme është mbështetur nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe shtete të tjera evropiane si mënyrë për t’i unifikuar shqiptarët e Kosovës. Kjo mbështetje ndërkombëtare në vetvete ngre dyshim të arsyeshëm se ajo është krijuar si një shtysë për të ekzekutuar një plan të përbashkët kriminal për të akuzuarit për të marrë kontroll mbi Kosovën,” u shpreh ajo.
Tavakoli shtoi se, për të mbështetur tezën e saj, ZPS do të duhej të pretendonte se edhe shtetet perëndimore që e mbështetën këtë strukturë ishin në dijeni apo mbështetëse të një plani të tillë kriminal.
“Si është e mundur që klienti ynë, i cili në atë kohë ishte vetëm 29 vjeç, t’i ketë gënjyer të gjithë ata (ndërkombëtarë)?” deklaroi Tavakoli.
Mishetiq: ZPS nuk ka dhënë prova për përfshirjen e Thaçit në mbështetje logjistike
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka paraqitur prova që e lidhin drejtpërdrejt klientin e tij me mbështetjen logjistike të pretenduar për UÇK-në dhe qendrat e ndalimit.
Sipas Mishetiqit, pretendimi i prokurorisë është se Thaçi dhe Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë kolektive kanë siguruar mbështetje logjistike për vartësit e UÇK-së, përfshirë edhe funksionimin e qendrave të ndalimit. Ai theksoi se ZPS i referohet edhe intervistave të Zyrës për Rregullimin e Punëve të Brendshme (ZYRAPI), ku përmendet mbështetja logjistike nga Shtabi i Përgjithshëm, por sipas tij kjo ka ndodhur pas një ristrukturimi të brendshëm.
“Pretendohet se ka pasur mbështetje logjistike nga struktura e përgjithshme, por nuk ka asnjë provë që kjo mbështetje është dhënë nga Hashim Thaçi personalisht,” tha Mishetiq.
Ai shtoi se, edhe pse ZPS pretendon se Thaçi ka qenë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale (NKP), nuk ekzistojnë prova konkrete që ai të ketë urdhëruar furnizime me armë apo mbështetje tjetër logjistike.
“Nuk ka dëshmi që Thaçi, apo edhe Selimi, Veseli dhe Krasniqi, të kenë dhënë urdhra për furnizim me armë. Pretendimet e prokurorisë mbeten të pambështetura me prova konkrete,” deklaroi avokati Mishetiq.
Ai ritheksoi se mbrojtja do të vazhdojë të kundërshtojë akuzat, duke argumentuar se përfshirja e Thaçit në çfarëdo forme mbështetjeje logjistike nuk është e provuar.
Avokati i Thaçit: ZPS-ja ka nxjerrë nga konteksti deklaratat
Avokati Mishetiq gjatë mbrojtjes së Thaçit në Hagë, ka kundërshtuar disa deklarata të Prokurorisë në lidhje me pjesëmarrjen e Thaçit në mbledhjet e Shtabit të Përgjithshëm.
Madje për këtë ai tha se këto deklarata nuk i ka faktuar prokuroria dhe se në këtë kohë kur prokuroria e përmend që Thaçi ka qenë pjesë e këtyre takimeve, ai nuk ka qenë në Kosovë.
“Nuk ka prova që Thaçi ka marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë takim të tillë (Shtabit të përgjithshëm), apo edhe që ka qenë në Kosovë në fillim të korrikut. Nga ana tjetër ZYRAPI që ZPS-ja e konsideron të besueshëm kur ju treguan rregulloret e përkohshme tha që rregullorja është miratuar në fund të 98-tës si pjesë e ristrukturimit dhe këto dokumente janë përkthyer nga ushtritë e Perëndimit”
Tutje avokati i Thaçit ka thënë së ZPS-ja në një rast ka nxjerrë nga konteksti deklarata që kishin të bëjnë më UCK-në.
“ZPS-ja i referohet deklaratës politike numër tetë në paragrafin 10 të dosjes së saj- ku ZPS-ja një fjali e nxjerrë nga konteksti. Kjo fjali është që Kosova ose do të jetë e jona ose do të jetë në shkrumb e hi, por pjesa tjetër e tekstit vazhdon e bën të qartë se kjo pjesa “Kosova do të jetë e jona” i referohet popullit të Kosovës dhe jo anëtarëve të pretenduar të NPK-së i”, tha avokati.
Mishetiq: Një padrejtësi ligjore dhe historike
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq gjatë fjalëve përmbyllës ka kritikuar ashpër qasjen e Prokurorisë në këtë proces.
Mishetiq ka thënë se qëllimi i ZPS-së është që Thaçin ta nxjerrin fajtor, përderisa as udhëheqësit serbë nuk u dënuan për kontroll efektiv.
“ZPS- ja po ju kërkon juve që të përfundoni që pavarësisht presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive në luftë dhe krime kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv. Vetëm bazuar mbi këtë ju duhet të konkuldoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës i UÇK-së, një grup i armatosur jo- shtetëror i cili ka ekzistuar për vetëm disa muaj ka pasur kontroll efektiv dhe ka marrë përgjegjësi penale. Ky rezultat do të jetë një progresion historik dhe një padrejtësi ligjore dhe historike”, ka deklaruar avokati i Thaçit.
Mbrojtja e Thaçit i rikujton gjykatës dëshmitë e ndërkombëtarëve
Deri sa po vazhdon fjalët përfundimtare mbrojtja e Thaçit, avokati Mishetiq e ka ballafaquar gjykatën me dëshmitë e ndërkombëtareve.
Ish- zyrtari i lartë amerikan James Rubin dhe gjenerali amerikan Wesley Clark janë dy prej dëshmitareve që avokati Mishetiq i përmendi gjatë fjalëve përfundimtare të mbrojtjes.
Ndërsa, u tha se James Rubin kishte hetuar për pretendimet e gazetës New York Times së Thaçi u përfshi në “krime lufte” dhe nuk gjeti asgjë.
“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarë ndërkombëtarë të shumtë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për përfshirje në krime lufte, këta ndërkombëtarë ju thanë së ishin të informuar për ngjarjen në terren përmes burimeve diplomatike, shërbimeve inteligjencës dhe përmes përvojave të tyre personale përfshirë ato me Hashim Thaçin. Ju i keni dëgjuar këto p.sh. nga ish asistenti i sekretarit të shteti Jaims Rubin i cili ju tha se në fund të qershorit të 1999 -së, ai konkretisht hetoi pretendimet e bëra ne gazetën Neë York Times lidhur me Thaçin, kontrolli, verifikoj burimet e informacioneve të disponueshme qe Qeveria e SHBA-së i kishte dhe nuk arriti të gjente ndonjë provë që lidhte Thaçin me krime lufte”, tha Mishetiq.
Tutje, avokati i Thacit përmendi edhe dëshminë e Clark, ku u tha se nuk është në dijeni të asnjë prove për përfshirjen e Thaçit në “krime lufte”.
“Wesley Clark ju tha juve se nuk beson se do të ishte e drejtë që t’i atribuoj sjellja e gabuar e të tjerëve Hashim Thaçit dhe se ai nuk është në dijen të asnjë prove se ai personalisht ka kryer ndonjë akt të dhunshëm”, deklaroi avokati Mishetiq.
Mishetiq: Thaçi është i pafajshëm
Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet para trupit gjykues duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Mishetiq gjyqtarëve.
Tutje ai tha se ky proces nuk ka të bëjë verifikimin e jetës së Thaçit, por me pretendimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale që i janë drejtuar këtij të fundit.
“Ky proces ka ardhur këtu sepse ZPS kanë ngritur pretendime se ata kanë prova që vërtetojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se ata janë fajtor dhe për më shumë se pesë viti ka nisë ky proces. Ky gjykimi nuk është një ekzaminim apo shqyrtim, apo verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por kjo është verifikimi i pretendimi të ZPS-së”, tha ai.
Sot ka filluar dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.
Prokuroria, e cila tashmë i ka thënë të gjitha, ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar, ndërsa ekipi për mbrojtjen e viktimave ka bërë thirrje që në vendim të dëgjohet zëri i tyre.
Në këtë proces gjykohen krimet që pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.
lajme
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Published
7 hours agoon
February 11, 2026By
UBTNEWS
Policia e Kosovës njofton së brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje.
Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Podujevë, Shtime, Pejë, Klinë dhe në Malishevë.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë, nën dyshimin se ka kanosur një grua.
Pas intervistimit të palëve dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur më 9 shkurt në orën 12:00.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, më 10 shkurt ne orën 18:00, ku një burrë dyshohet se pas disa mosmarrëveshjeve ka kanosur një grua.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, në Shtime është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një grua është kanosur nga dy burra.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Sipas Raportit 24 orësh të Policisë Në Pejë, më 10 shkurt ne orën 01:00, janë arrestuar një grua dhe një burrë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje tjetër.
Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Poashtu, në Klinë është raportuar se një burrë, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër.
Palët janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt. Në Malishevë, më 5 shkurt, është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
I dyshuari ndodhet në kërkim policor dhe rasti është duke u hetuar.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tillë në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i dhunës dhe të mbrohen viktimat. D.L
Aktualitet
Sot mbahet seanca per konstituimin e Kuvendit
Published
7 hours agoon
February 11, 2026By
UBTNEWS
Sot, më 11.02.2026 nga ora 17:00 është caktuar koha kur do të filloj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një komunikatë për media të martën bëri me dije se ka thirrur seancën konstituive në orën 12.
Mirëpo, kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka njoftuar se me kërkesë të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, mbajtja e kësaj seance është shtyrë për orën 17:00.
Kjo kërkesë erdhi për shkak të procesit të gjykimit që po zhvillohet në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, fjalën do ta ketë mbrojtja.
Kujtojmë se sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.
Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Procesi i certifikimit u zvarrit për shkak të nevojës për rinumërim të të gjitha votave të këtij procesi zgjedhor, meqë pati dyshime për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë.
Dhjetëra persona janë dërguar në paraburgim, qindra të tjerë janë intervistuar nën dyshimet për manipulim të votave, dhe proceset hetimore e gjyqësore pritet të vazhdojnë. Votat për parti nuk janë cenuar.
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Valon Berisha transferohet te FC Zürich
Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit
Aurora boreale 2026, një shans për të parë qiellin si kurrë më parë
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit
Policia e Kosovës gjen granata dore dhe pjesë të uniformave në Zubin Potok
Mbrojtja e Thaçit fillon deklaratat përfundimtare në Hagë
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Sot mbahet seanca per konstituimin e Kuvendit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
