Lajmet

Pas shumë protestave, Kina lehtëson rregullat strikte të Covid-19

Kjo pasi Kina ka parë një sërë vdekjesh pasi trajtimi vonohej nga kufizimet e Covid.

Published

on

Qytetet anembanë Kinës hoqën më tej kufizimet Covid të premten, duke liruar rregullat e testimit dhe karantinës në vazhdën e protestave mbarëkombëtare që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund bllokimeve dhe liri më të mëdha politike.

Në vazhdën e trazirave në të gjithë Kinën, një numër qytetesh kanë filluar të lirojnë kufizimet Covid, të tilla si largimi nga kërkesat e përditshme të testimit masiv, pjesë e politikës së rreptë të Pekinit, zero-Covid.

Metropoli i Chengdu nuk do të kërkojë më një rezultat të fundit negativ të testit për të hyrë në vende publike ose për të hipur në metro, përkundrazi kërkon vetëm një kod shëndetësor të gjelbër që konfirmon se ata nuk kanë udhëtuar në një zonë “me rrezik të lartë”.

Në Pekin, autoritetet shëndetësore u bënë thirrje spitaleve që të mos refuzojnë trajtimin për njerëzit pa një test negativ PCR të marrë brenda 48 orëve.

Kina ka parë një sërë vdekjesh pasi trajtimi vonohej nga kufizimet e Covid, përfshirë vdekjen e fundit të një foshnjeje katër muajshe, e cila ishte ngecur në karantinë me babain e saj.

Shumë qytete të tjera me shpërthime virusesh po lejojnë restorantet, qendrat tregtare dhe madje edhe shkollat të rihapen, në një largim të qartë nga rregullat e mëparshme të ashpra të bllokimit.

Një analizë nga gazeta shtetërore People’s Daily citoi një numër ekspertësh shëndetësorë që mbështesin lëvizjet e qeverisë lokale për të lejuar që rastet pozitive të karantinohen në shtëpi.

Ndryshimi do të ishte një largim i dukshëm nga rregullat aktuale, të cilat kërkojnë që ata të mbahen në objektet qeveritare./UBTNews/

Lajmet

​Planifikohet ndërtimi i një statuje të Messit jashtë Camp Nou

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po punon për ngritjen e një statuje të Lionel Messit jashtë stadiumit të rinovuar Camp Nou, si homazh për legjendën argjentinase.

Messi, 38 vjeç, u rikthye në Barcelonë fundjavën e kaluar për të vizituar stadiumin e ri për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2021, ndërsa më pas tha se shpreson të kthehet një ditë.

Laporta deklaroi se Messi do të jetë gjithmonë i lidhur me Barcën dhe se ai meriton një nderim të përhershëm, ashtu si ikonat Johan Cruyff dhe Laszlo Kubala.

Gjithashtu, ai shtoi se projekti është diskutuar nga bordi dhe tani po punohet për realizimin e tij, duke pritur edhe dakordimin e familjes.

Presidenti i Barcelonës përjashtoi rikthimin e Messit si lojtar, duke thënë se kjo është e pamundur për shkak të kontratës së tij me Inter Miamin.

Messi është lojtari më i mirë në historinë e klubit, me 672 gola në 778 ndeshje dhe një koleksion trofesh që përfshin 10 tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Camp Nou u rihap të premten pas gati 900 ditësh rinovimi, ndërsa Laporta tha se klubi synon të organizojë “homazhin më të bukur në botë” për Messin sapo të përfundojë projekti./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara

Published

on

Doganat e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar 324 pako me shampo të falsifikuara të markës tregtare “Hobby”, në përmbajtje prej 1200 ml. 

Në një njoftim të Doganës thuhet se produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës.

Pas verifikimit thuhet se është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme për shëndetin, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.

Dogana ka ftuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të dyshimta: Një grua e vdekur në Prizren dhe një burrë i vdekur në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Një rast ka ndodhur në Prizren ku e vdekur në një shtëpi është gjetur nja grua, rast ky duke u cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërsa një rast tjetër që është cilësuar po ashtu si “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur në Gjilan, ku në shtëpinë e tij është gjetur një burrë i vdekur.

Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulm masiv i Rusisë mbi Kiev

Published

on

Katër persona janë vrarë nga sulmi masiv i Rusisë në Kiev, kanë thënë autoritetet ukrainase, ku të paktën 430 dronë dhe 18 raketa u përdorën në sulm.

Të paktën 27 persona kanë pësuar lëndime ndërsa ekipet emergjente u janë përgjigjur disa sulmeve, ka thënë kreu i administratës ushtarake në Kiev, Tymur Tkachenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi kishte cak Kievin.

“Një sulm i kalkuluar posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëm në civilë”, ka thënë ai.

15 persona u dërguan në spital, përfshirë një në gjendje kritike dhe një shtatzënë, dhe është lëshuar paralajmërim edhe për mundësi të ndërprerjes së energjisë elektrike./S.K/EO/AP/

 

Continue Reading

Të kërkuara