Lajmet

Pas Prishtinës, Escobar do të vizitojë Beogradin

Nesër Escobar do të qëndrojë në Beograd.

Published

on

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 20 tetor do të takohet në Beograd me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është paralajmëruar, Escobar do të zhvillojë takim me Vuçiqin në Presidencën serbe në orën 09:30 të enjten, ndërkaq dy orë më vonë do të takohet me Bërnabiqin në Qeverinë serbe.

Pas këtyre takimeve nuk është paralajmëruar se do të ketë deklarata për media.

Më 19 tetor, Escobar vizitoi Prishtinën, ku përsëriti mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen në kohën kur është raportuar se liderëve të Kosovës dhe Serbisë u është paraqitur një propozim nga Franca dhe Gjermania, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve. Në kuadër të këtij procesi, deri më tani janë arritur më shumë se 30 marrëveshje, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në terren. Beogradi po ashtu ka organe të veta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, organe që financohen nga buxheti i Serbisë.

Escobar viziton Prishtinën dhe Beogradin teksa më pak se dy javë kanë mbetur për serbët në Kosovë që të riregjistrojnë makinat e tyre nga targat e lëshuara nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës.

Këto janë kryesisht targa KM (Mitrovicë e Kosovës), që konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë. Makina me targa të tilla kryesisht qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës.

Makinat e targa të lëshuara nga Serbia janë larguar nga përdorimi dhjetë vjet më parë në zonat ku jetojnë serbët në jug të Kosovës.

Më 31 korrik, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova shtyu për një muaj zbatimin e vendimit për riregjistrimin e targave të makinave, pasi serbët lokalë, në shenjë pakënaqësie ngritën barrikada në veri.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do të zgjatet afati për riregjistrim – që skadon më 31 tetor – dhe se nga 1 nëntori, makinat me targa serbe nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë./REL

Vendi

Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem

Published

on

By

Pavarësisht një paraqitjeje dinjitoze dhe luftës deri në minutën e fundit, ëndrra e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror u ndal në finalen e “play-off”-it përballë Turqisë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jashtëzakonisht krenar me rritjen e skuadrës së tij.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin,” deklaroi tekniku gjerman, duke shtuar se lojtarët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Foda nuk la pa përmendur edhe përkrahjen e madhe nga tribuna, duke falënderuar tifozët që i qëndruan pranë ekipit si brenda, ashtu edhe në udhëtimet jashtë vendit.

Sa i përket të ardhmes së tij në krye të pankinës, Foda ishte i prerë: “Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli. Ishim vetëm një lojë larg Botërorit dhe skuadra po zhvillohet mirë.”

Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, nuk i kursye lëvdatat për kundërshtarin, duke pranuar vështirësitë e mëdha që i shkaktuan “Dardanët”. “Kosova na vuri në shumë telashe. Është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet,” u shpreh italiani, duke theksuar se niveli i treguar nga Kosova konfirmon se ajo tashmë mund të rivalizojë me çdo ekip në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Live

Çmimet e naftës bien teksa Trump thotë se lufta do të përfundojë “shumë shpejt”

Published

on

By

Çmimet e naftës kanë rënë këtë të mërkurë me më shumë se 3%, duke zbritur pak mbi 100 dollarë për fuçi, raporton BBC.

Kjo vjen pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbrëmë në Zyrën Ovale, se vendi do të largohet nga Irani “shumë shpejt” dhe se aksioni ushtarak mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh.

Megjithatë, çmimet e naftës bruto Brent mbeten 39% më të larta krahasuar me 28 shkurtin, kur filloi lufta dhe Irani mbylli efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë vendimtare për furnizimet globale të naftës dhe gazit. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Tre të arrestuar dhe një person në kërkim për dhunë në familje

Published

on

By

Në Policin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Rastete e raportuara vijn nga Drenasi, Graçnica, Kamenica dhe Peja.

Në Drenas, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që rasti të vijojë në procedurë të rregullt.

Në Graçanicë, policia ka intervistuar dy gra të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri. Edhe ky rast, me vendim të prokurorisë, po trajtohet në procedurë të rregullt.

Një burrë është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Në Pejë është raportuar për një sulm fizik dhe kanosje ndaj një gruaje, e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor derisa prokuroria është njoftuar për detajet e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Në raportin e fundit njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të armëmbajtjes pa leje që kanë çuar në arrestimin e tre personave në qytete të ndryshme.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku pas mesnatës është arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë, ndërsa po ashtu në Lipjan, gjatë mesditës, policia ka ndaluar një person tjetër në veturën e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me një fishek.

Për të dyja këto raste, prokurori ka vendosur që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndërkohë, në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i janë gjetur 15 fishekë të armës me gas, me ç’rast është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ndonëse aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Continue Reading

Të kërkuara