Kuriozitete

Pas një operacioni ndahen dy binjake të ngjitura në kokë

Published

on

Binjaket 1-vjeçare, që u lindën të bashkuara në pjesën e pasme të kokës, e panë njëra-tjetrën për herë të parë pasi iu nënshtruan një operacioni të rrallë në Izrael.

Operacioni që zgjati 12 orë në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba javën e kaluar, u realizua pas disa muajsh përgatitje dhe përfshiu transplantet e kokës për të dyja. Dhjetëra ekspertë nga Izraeli dhe të huaj morën pjesë në këtë operacion.

“Ato po marrin frymë dhe hanë vetë”, tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për lajmet izraelite Channel 12.

Është hera e parë që një operacion i tillë, që u krye vetëm 20 herë në gjithë botën, u krye në Izrael./UBTNews

Kuriozitete

E thotë studimi: Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur!

Published

on

Dihet që humori ndryshon në varësi të stinëve të vitit, ditëve të javës, a situatave që kalojmë. E hëna e tretë e janarit konsiderohet si dita më depresive e vitit, ndërsa të gjitha të hënat karakterizohen nga një atmosferë melankolike.

Të shtunat janë plot gëzim dhe optimizëm, ashtu si edhe të premtet, pasi shkëputemi nga puna gjatë fundjavës. Në të njëjtën kohë, për Pashkë mund të ndihemi më optimistë, ndërsa për Krishtlindje mund të ndihemi më melankolikë.

Sidoqoftë, në një mënyrë ose në një tjetër ne kemi përcaktuar se si na bëjnë të ndihemi ditë të caktuara gjatë gjithë vitit.

Por, çfarë ndodh me orët e ditës? A është e mundur që brenda një periudhe 24-orëshe të ndihemi më të lumtur në momente të caktuara dhe më të trishtuar në momente të tjera?

Për të vlerësuar lidhjen e kohës/orës së ditës me depresionin, ankthin, mirëqenien dhe vetminë, shkencëtarët nga University “College London” kryen një analizë të përditshme të shëndetit mendor dhe mirëqenies. Gjetjet u botuan në “BMJ Mental Health”, dhe studiuesit vunë në dukje:

“Gjendja e humorit tonë ndryshon gjatë stinëve, ditëve të javës dhe madje edhe gjatë gjithë ditës – çdo ditë. Edhe pse shëndeti mendor dhe mirëqenia në përgjithësi ndryshojnë gjithashtu gjatë muajve dhe javëve.”

Hulumtimi analizoi të dhëna nga 49,218 të rritur që morën pjesë në një studim që mblodhi të dhëna të detajuara dhe të përsëritura nga të njëjtët pjesëmarrës me kalimin e kohës për një periudhë 2-vjeçare, nga marsi 2020 deri në mars 2022.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve si: “Javën e kaluar, sa të lumtur u ndjetë? Sa i kënaqur ishe me jetën tënde?”, dhe “Në ç’masë mendonit se gjërat që bëni në jetën tuaj ia vlejnë?”.

Faktorë të tillë si mosha, gjendja shëndetësore dhe nëse individët ishin të punësuar u morën në konsideratë.

Rezultatet treguan se lumturia dhe kënaqësia ishin të gjitha më të larta të hënave dhe të premteve krahasuar me të dielat. Shëndeti mendor ishte më i mirë gjatë verës në të gjitha rezultatet.

Ndryshimi i humorit gjatë 24 orëve

Ndryshimet në shëndetin mendor dhe mirëqenien gjatë gjithë ditës mund të shpjegohen nga ndryshimet që lidhen me orën biologjike, vunë në dukje studiuesit.

“Për shembull, kortizoli [hormoni që rregullon humorin, motivimin] arrin kulmin menjëherë pas zgjimit dhe arrin nivelet më të ulëta rreth kohës së gjumit”, thanë ata.

Megjithatë, studiuest shtuan se ndryshimet midis ditëve të javës dhe fundjavave mund të jenë për shkak të gjërave të tilla si sekuenca e aktiviteteve të përditshme, të cilat ka të ngjarë të jenë të ndryshme në fillim dhe në fund të javës.

Ndonëse zgjohemi nga alarmi, në mëngjes jemi me humor më të mirë se në mbrëmje. Kjo e fundit ndodhë për shkak të lodhjes e ngarkesës së ditës, ndërsa në mëngjes “karikohemi’ e jemi më energjikë dhe të lumtur për një ditë të re.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse bletët “pushtojnë” objektet në pranverë?

Published

on

Bletët në stinë të pranverës organizohen mirë që t’i kryejnë punët e tyre, në mënyrë që të përgatiten që herët për stinët e temperaturave të ulëta.

Secila kolona ka obligime ditore. në këtë periudhë prezenca e madhe e bletëve në koloni bën që të nisin procesin e ndarjes apo të luzmës. Kur bletët ndahen, një pjesë e madhe e tyre së bashku me mbretëreshën vendosen në hapësira të pazakonshme.

Nëse i shihni që qëndrojnë bashkërisht në cep të derës, dritareve, lisave apo objekteve të tjera pranë jush, mos i ngacmoni, shkruan “Bestbees”.

Nëse shihni shumë bletë të mbledhura pranë veture, mos u çuditni pasi nuk po ndodh “asgjë”.Mijëra bletë “vrapojnë” pas mbretërore, ato ndërtojnë çerdhen e përkohshme në atë lokacion ku ndalojnë dhe do të largohen sapo të marrin pak energji.

Njohësit thonë se në raste të tilla, bletëve duhet t’iu vendoset një pjatë me sheqer dhe pak ujë, në mënyrë që të ushqehen dhe të nisen për ku kanë planifikuar.

Ato nuk sulmojnë në raste të tilla, përpos nëse ngacmohen shumë.

Continue Reading

Kuriozitete

Rrezik nga hapësira: Anija kozmike e periudhës sovjetike pritet të bjerë në Tokë

Published

on

Një pjesë e një anijeje kozmike të epokës sovjetike pritet të rrëzohet në Tokë këtë javë, pasi ka mbetur e bllokuar në orbitë për më shumë se gjysmë shekulli.

“Kosmos 482” u lansua më 1972 si pjesë e një misioni në Venus, por nuk doli nga orbita e ulët e Tokës dhe u nda në katër pjesë, sipas njoftimit të NASA-s, transmeton BBC. Një nga këto pjesë, që besohet të jetë sonda e uljes, pritet të rifuten në atmosferë rreth datës 10 maj dhe të paktën një pjesë e saj mund t’i mbijetojë udhëtimit pa u djegur.

Ka shumë gjëra që nuk dihen rreth rifutjes në atmosferë, përfshirë vendin ku mund të bjerë, por edhe nëse ndonjë prej tyre mbijeton, 70% e planetit është e mbuluar nga deti, kështu që nuk ka gjasa të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

“Ka shumë më tepër gjasa që të fitoni lotarinë, sesa të prekeni nga kjo copë mbeturinash hapësinore”, ka deklaruar Stijn Lemmens, zyrtar i mbeturinave hapësinore në Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Kapsula e uljes është një objekt i fortë, sferik, rreth një metër i gjerë dhe peshon gati gjysmë ton, ajo ishte ndërtuar për t’i mbijetuar nxehtësisë dhe presionit ekstrem të atmosferës së Venusit, që do të thotë se ka një mburojë të fortë ndaj nxehtësisë dhe një strukturë të qëndrueshme.

Kjo është arsyeja pse ekspertët mendojnë se mund t’i mbijetojë një zbritjeje të pakontrolluar nëpër atmosferën e Tokës.

Sistemi i parashutave, i menduar fillimisht për të ngadalësuar zbritjen e anijes kozmike drejt Venusit është dëmtuar prej kohësh pas më shumë se 50 vjetësh në hapësirë. Potencialisht, pjesa e anijes kozmike mund të bjerë kudo, nga veriu i Londrës deri në Amerikë të Jugut.

Incidente të pakontrolluara të mbeturinave hapësinore kanë ndodhur edhe më parë.

Continue Reading

Kuriozitete

Studim i ri: Puna nga shtëpia dëmton shëndetin e të rinjve

Published

on

Puna nga shtëpia mund të jetë e dëmshme për shëndetin, pasi të rinjtë që punojnë nga shtëpia mund të bëjnë 30 minuta më pak aktivitet fizik çdo ditë, zbulon një studim i ri.

Një studim i njerëzve që fillojnë punën e tyre të parë tregoi se ata që shkojnë në zyrë marrin 28 minuta shtesë aktivitet fizik të moderuar çdo ditë, si ecje ose çiklizëm. Por, ata që punojnë nga shtëpia përjetojnë një rënie mesatare prej 32 minutash aktivitet fizik të moderuar në ditë.

Për të gjykuar se si fillimi i punës ndikon te aktiviteti fizik, gjumi dhe dieta e njerëzve, studiuesit analizuan të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar – të moshës 16 deri në 30 vjeç – të cilët morën pjesë në një anketë kombëtare familjare.

Vullnetarët raportuan statusin e punës çdo vit, çdo tre vjet, treguan sa ushtrime bënin gjatë një jave, kjo përfshin aktivitet fizik të moderuar, çiklizmi, aktivitet fizik intensiv, ngritja e peshave ose aerobiku. Studiuesit krahasuan 128 persona që punonin nga shtëpia me 3,000 që shkonin në zyrë ose vende të tjera pune.

Bazuar në analizë, rënia e aktivitetit fizik për ata që punonin nga shtëpia ishte ekuivalente me 32 minuta aktivitet të moderuar në ditë ose 16 minuta aktivitet intensiv në ditë.

Rritja e aktivitetit fizik mes të rinjve u pa kryesisht tek ata me punë gjysmë-rutine, si shoferë autobusësh dhe parukierë, si dhe tek ata me punë rutinë si pastrues ose kamarierë. Ndërkohë, ndryshime të vogla u vunë re tek ata që fillonin punë menaxheriale ose profesionale.

Rezultatet janë publikuar në International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity.

Dr. Eleanor Winpenny, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, tani në Imperial College London, tha:

“Nëse duam të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë jetës, duhet të kujtojmë se të qenit aktiv është një mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë qëllim. Ata që punojnë nga shtëpia mund të konsiderojnë përfshirjen e aktivitetit fizik në ditën e tyre, për shembull duke bërë një shëtitje para ose pas punës, ose gjatë pushimit të drekës”.

Alena Oxenham, bashkëautore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, shtoi: “Fillimi i punës mund të ketë një ndikim të madh në stilin tonë të jetesës dhe sjelljet që mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin tonë, nëse jo menjëherë, atëherë më vonë në jetë.

Megjithëse zbuluam se njerëzit priren të bëjnë më shumë aktivitet fizik kur fillojnë punën, që është një lajm i mirë, këto janë mesatare dhe disa njerëz – veçanërisht ata që punojnë nga shtëpia dhe, në një masë më të vogël, ata me punë zyre – mund të bëjnë më pak”.

Continue Reading

Të kërkuara