Lajmet

Pas ngritjes së çmimeve, reagon BSPK

BSPK-ja kërkon rritje të pagës minimale.

Published

on

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vlerëson se ngritja e çmimeve po e rëndon edhe më tepër gjendjen sociale të qytetarëve në vend.

Në një reagim për media, BSPK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rrisë pagën minimale në vend si dhe ka ftuar deputetët e Parlamentit të Kosovës që pa dallim të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.

“BSPK po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë.Si kryetar i BSPK-së, dhe njëkohësisht si kryesues Këshillit ekonomik-social e ftoj publikisht qeverinë që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë në mënyra që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm. Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend. Ne si BSPK, mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend”, thuhet në reagim./UBTNews

Bota

Hungaria në alarm, 121 shkolla mbyllen pas kërcënimeve me bombë

Published

on

Në Hungari, 121 shkolla u mbyllën përkohësisht pas një kërcënimi me bombë që u dërgua përmes email-eve në shumë institucione arsimore. Policia ka njoftuar se deri tani nuk është gjetur asnjë bombë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Kërcënimi është bërë nga një person i paidentifikuar, i cili ka pretenduar se ishte një komplot ekstremist, por autoritetet dyshojnë se mund të jetë një individ me probleme mendore. Kryebashkiaku i Budapestit ka deklaruar se autobusët po përdoren si strehimore për studentët derisa autoritetet të përfundojnë kontrollin. Autoritetet hungareze kanë kërkuar ndihmë nga Sllovakia, pasi kërcënime të ngjashme janë raportuar edhe atje./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Tajlanda legalizon martesat mes të njëjtës gjini

Published

on

Tajlanda ka bërë histori duke u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që legalizon martesat mes personave të së njëjtës gjini. Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 25 janar 2025, u jep të drejta të plota për marrëdhënie ligjore, financiare dhe mjekësore për çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë mundësinë për menaxhimin e pasurive të përbashkëta dhe përfitime nga sigurimet shëndetësore. Vetëm Nepali dhe Tajvani kanë ligje të ngjashme në Azinë Juglindore.

Megjithatë, ende mbeten shqetësime për zbatimin e duhur të këtij ligji, pasi disa mendojnë se duhen zhvilluar trajnime për autoritetet që të shmangin diskriminimin ndaj çiftëve të së njëjtës gjini. Edhe pse ligji është një hap i rëndësishëm, ka ende sfida për të siguruar të drejtat për të gjithë individët LGBTQ+, veçanërisht kur bëhet fjalë për ligje që mbështesin njohjen e identitetit gjinor dhe mbrojtjen e të drejtave të transgjinorëve.

Në pjesën tjetër të Azisë, mbështetja për martesat mes të njëjtës gjini është ende e ulët, me disa shtete që kanë bllokuar ndryshimet ligjore dhe ndalime të ndryshme ndaj komunitetit LGBTQ+, ndërsa disa vende si Brunei i shohin këto marrëdhënie si të papranueshme, duke vendosur ndëshkime ekstreme për to./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mirëpritën kontingjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Përmes një postimi në Facebook, ministri ka shkruar se profesionalizmi i ushtarakëve në këtë mision është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik.

Sipas tij, operacioni Interflex është një mision shumëkombësh që ka për qëllim trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

“Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë. Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake. Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, shkroi Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

ISHP: Një person ka vdekur nga SIDA dhe 554 persona jetojnë me HIV në Maqedoni

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 554 persona që jetojnë me HIV, ndërsa 130 persona kanë vdekur nga SIDA që nga viti 1987. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), gjatë muajit dhjetor u raportuan dy raste të reja me HIV, ndërsa nëntori i vitit 2024 shënoi një vdekje nga SIDA në grupmoshën 20-29 vjeç. Në total, deri më 31 dhjetor 2024, janë konfirmuar 688 raste të regjistruara të HIV/AIDS në vend.

Përveç HIV-it, janë regjistruar gjithashtu raste të infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme dhe infeksioneve me gjak, si sifilisi, hepatiti B dhe C viral, dhe klamidia, me gjithsej 22 raste të tilla. Ndërkohë, pas një periudhe të ulët të rasteve me Covid-19, janë raportuar 6 raste të reja gjatë javës së parë të janarit 2025. Pavarësisht numrit të vogël të rasteve, autoritetet theksojnë se nevoja për mbikëqyrje të vazhdueshme është e nevojshme për të parandaluar rritjen e mundshme të infeksioneve./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara