Kuriozitete

Pas katër shekuj studime, shkencëtarët zbulojnë kontinentin e zhdukur

Ky kontinent dikur ishte pjesë e një super kontinentit të lashtë të quajtur Gondwana.

Publikuar

Pas 375 vitesh spekulime dhe eksplorimesh, shkencëtarët më në fund konfirmuan ekzistencën e një kontinenti “të zhdukur” të njohur si Zealandia ose Te Riu-a-Māui në gjuhën maori.

Ky kontinent, i cili është afërsisht 1.89 milion milje katrorë në madhësi, dikur ishte pjesë e një super kontinentit të lashtë të quajtur Gondwana, i cili përfshinte gjithashtu Antarktidën Perëndimore dhe Australinë Lindore mbi 500 milion vjet më parë.

Megjithatë, Zelandia filloi të “tërhiqej” nga Gondwana rreth 105 milionë vjet më parë, gjeologët ende po përpiqen të kuptojnë pse ndodhi kjo. Gradualisht kontinenti u fundos nën ujë. Sipas të dhënave miliona vite më parë rreth 94% e planetit ishte e përbërë nga uji.

Ekzistenca e Zelandës u regjistrua për herë të parë në 1642 nga biznesmeni dhe marinari holandez Abel Tasman, i cili ishte në një mision për të gjetur “kontinentin e madh jugor” ose Terra Australis.

Ndërsa Tasman nuk arriti ta gjente këtë tokë të re, ai u ndesh me maoritë vendas kur zbarkoi në ishullin jugor të Zelandës së Re. Pavarësisht armiqësisë së tyre ndaj tij, ata dhanë informacion të vlefshëm për tokën përreth, përfshirë ekzistencën e një mase të madhe tokësore në lindje.

Megjithatë, u deshën pothuajse rreth 400 vjet që shkencëtarët të bien dakord për ekzistencën e Zelandës.

Në vitin 2017, një grup gjeologësh u shfaqën ishin në qendër të mediave kur njoftuan zbulimin e tyre të Zelandisë, Te Riu-a-Māui në gjuhën maori. Një kontinent i madh prej 1.89 milion milje katrorë, i cili është rreth gjashtë herë më i madh se Madagaskari./syri.net/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Publikuar

nga

Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re, i zhdukur tashmë, ka shënuar rekord të ri botëror, pasi u shit për 46 mijë e 521 dollarë në një ankand.

Kjo pendë, e cila fillimisht parashihej të shitej deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëhershëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%, njoftoi shtëpia e ankandeve Webb.

Ky lloj zogu është i shenjtë për popullin Maori. Puplat e këtyre zogjve shpesh mbaheshin si koka nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte një zog i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara