Kulturë

Pas 3 vitesh së bashku, Rosalía dhe Rauw Alejandro i japin fund fejesës

Ata u lidhën në mënyrë romantike në gusht të vitit 2021.

Published

on

Rosalía dhe Rauw Alejandro thuhet se kanë anuluar fejesën e tyre.

Artistët, të cilët shpallën fejesën e tyre në muajin mars, kanë vendosur ta anulojnë atë, ka raportuar People.

Sipas gazetës, burimet kanë treguar se pavarësisht dashurisë dhe respektit të ndërsjellë, dyshja kanë rënë dakord të ndahen pas tre vitesh së bashku.

30 vjeçarët, u lidhën në mënyrë romantike në gusht të vitit 2021 dhe dolën në rrjetet sociale për të konfirmuar romancën e tyre menjëherë pas. Më pas ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Los40 Music Awards në Spanjë në nëntor të po atij viti.

Më pas këngëtarët ndezën spekulime për fejesë në qershor të vitit 2022 dhe më në fund e konfirmuan lajmin në videoklipin e duetit të tyre Beso, që përkthehet në “puthje”, në mars 2023. Videoja përmban fragmente nga jeta private e çiftit së bashku./UBTNews/

Lifestyle

Studimi zbulon: inteligjenca dhe mençuria arrijnë kulmin rreth moshës 60 vjeç

Published

on

Shumë njerëz besojnë se kulmi i jetës vjen në të 20-at, kur energjia është në maksimum dhe horizontet duken të pafundme.

Por kërkimet e reja tregojnë një realitet krejt ndryshe — jeta mendore dhe emocionale arrin pikën më të lartë shumë më vonë, rreth të 60-ave.

Sipas një studimi të fundit, inteligjenca emocionale, mendore dhe intelektuale zhvillohen gradualisht gjatë jetës dhe arrijnë pjekurinë e plotë në këtë moshë.

Kjo fazë nuk lidhet vetëm me numrin e viteve, por me përvojën, qetësinë dhe mençurinë që fitohen me kohën.

Në këtë periudhë, njerëzit janë më të aftë të marrin vendime të arsyeshme, të kuptojnë më mirë emocionet dhe të përballen me situata komplekse me maturi.

Ndryshe nga të rinjtë, që shquhen për shkathtësi dhe mësim të shpejtë, të rriturit mbi 60 përdorin një kombinim unik njohurish, përvoje dhe inteligjence emocionale, që u mundëson t’i zgjidhin problemet me urtësi dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të forta.

Pra, mosha nuk është pengesë — është përparësi. Nëse je në të 40-at apo 50-at, mos mendo se vitet më të mira kanë kaluar.

Sipas shkencës, jeta arrin kulmin e saj më të ndritshëm kur përvoja dhe qetësia bashkohen, duke të dhënë mundësinë të mësosh më shumë, të reflektosh më thellë dhe të ndërtosh versionin më të mirë të vetes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

224 vjet nga lindja e kompozitorit italian Vincenzo Bellini, mjeshtrit të operës Bel Canto

Published

on

Në këtë ditë, 3 nëntor, shënohen 224 vjet nga lindja e Vincenzo Bellini-t (1801–1835), një prej kompozitorëve më të shquar të operës italiane dhe një figurë qendrore e epokës Bel Canto.

Vincenzo Salvatore Carmelo Francesco Bellini u lind në Siçili, në një familje muzikantësh, ku talenti i tij u dallua që në moshë të hershme.

Ai fitoi bursë për të studiuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës, ku përvetësoi elementët e Shkollës Napolitane, u ndikua nga mjeshtra si Rossini e Donizetti.

Opera e tij e parë, “Adelson e Salvini”, u shkrua për konservatorin, ndërsa “Bianca e Fernando” u vu në skenë në Teatro di San Carlo

Pas suksesit të “Il Pirata” në La Scala të Milanos, karriera e Bellini-t mori hov. Në vitet që pasuan, krijoi disa nga veprat më të rëndësishme të repertorit, si:

“I Capuleti e i Montecchi” (1830, La Fenice),

“La Sonnambula” (1831, Teatro Carcano),

dhe kryevepra e tij e pavdekshme “Norma” (1831, La Scala).

Pas një udhëtimi në Londër, shkroi “I Puritani”, e cila u vu në skenë më 1835 në Théâtre-Italien të Parisit, duke shënuar kulmin e karrierës ndërkombëtare.

Fatkeqësisht, Bellini vdiq i ri, në moshën 33-vjeçe, në Puteaux të Francës, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore që vazhdon të frymëzojë breza me radhë. Vepra e tij u admirua nga shumë figura të mëdha të muzikës.

Verdi e quajti mjeshtër të melodisë, ndërsa Wagner, megjithëse kritik ndaj bashkëkohësve të tij, u mahnit nga mënyra sesi Bellini ndërthurte tekstin dhe muzikën. Liszt dhe Chopin ishin gjithashtu admirues të zjarrtë të tij.

Sot, operat e tij si “Il Pirata”, “I Capuleti e i Montecchi”, “La Sonnambula”, “Norma” dhe “I Puritani” vazhdojnë të interpretohen në skenat më të mëdha të botës, duke dëshmuar për gjenialitetin dhe ndjeshmërinë melodike të këtij kompozitori të jashtëzakonshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Lifestyle

Sekretet e mëngjesit që dallojnë njerëzit inteligjentë nga të tjerët

Published

on

Njerëzit vërtet inteligjentë përdorin fillimin e çdo dite për të rritur produktivitetin e tyre.

1. Zgjohen para agimit

Njerëzit inteligjentë e kanë të thjeshtë zgjimin para agimit. Ata dalin nga shtrati e kanë qëllime për ditën që duan t’i përmbushin para mesditës. Njerëzit normalë shpesh e urrejnë zgjimin e hershëm.

2. Nuk shtypin kurrë butonin “snooze”

Shumë prej nesh vendosin të zgjohen herët, por sapo alarmi tingëllon, shtypim snooze. Njerëzit inteligjentë e dinë rëndësinë e daljes nga shtrati me alarmin e parë. Të shtypësh snooze mund të të lodhë më shumë dhe të shqetësojë orën e brendshme të trupit, duke sjellë probleme gjumi dhe shëndeti. Prandaj, rezistojini tundimit dhe dilni nga shtrati menjëherë.

3. Pijnë ujë

Njerëzit inteligjentë e dinë se duhet të hidratojnë trupin fillimisht. Uji në mëngjes përfiton metabolizmin, zvogëlon oreksin dhe e mban trupin të hidratuar gjatë gjithë ditës. Mos e nis me kafe mëngjesin.

4. Prioriteti i mëngjesit të shëndetshëm

Edhe pse koha është e ngarkuar, njerëzit inteligjentë e dinë rëndësinë e një mëngjesi të mirë. Nëse nuk kanë kohë në mëngjes, përgatitin ushqimin natën.

5. Nuk bëjnë scroll në telefon

Kontrolli i telefonit sapo zgjohemi është zakon. Ata e shmangin këtë, sidomos “doomscrolling”-un, sepse ai shkakton lodhje mendore dhe rrit ankthin.

6. Bëjnë ushtrime herët

Nga vrapi i gjatë deri te yoga, njerëzit inteligjentë e dinë që aktiviteti fizik në mëngjes është kyç.

7. Lexojnë

Leximi në mëngjes, veçanërisht jo fantazi, aktivizon mendjen dhe e përgatit për ditën. Njerëzit inteligjentë lexojnë 10-15 faqe çdo mëngjes, duke filluar ditën me mendje aktive, para se sfidat e punës të bëhen të vështira.

8. Shkruajnë në ditar

Metoda 3-5 faqe pas zgjimit, për të liruar mendjen. Njerëzit inteligjentë e përdorin këtë për të filluar ditën me mendje të qartë. Njerëzit normalë nuk mund ta imagjinojnë të shkruajnë kaq shumë faqe sapo të zgjohen.

9. Qëndrojnë larg inbox-it

Njerëzit inteligjentë nuk kontrollojnë email-in sapo zgjohen, sepse e dinë që dita e tyre do jetë e ngarkuar me e-mail-e. Ata zgjedhin kohën për veten e tyre para se të përfshihen në punë.

10. Praktikojnë vetëvlerësime ditore

Të flasësh me vete pozitivisht mund të duket qesharake për disa, por njerëzit inteligjentë e dinë se afirmimet e përditshme rrisin vetëbesimin, përgatitjen për ditën dhe zvogëlojnë stresin.

11. Bëjnë dush të ftohtë

Pak gjëra duken më të rënda se të dalësh nga shtrati i ngrohtë për një dush të ftohtë. Por përfitimet janë të mëdha: përshpejton metabolizmin, qarkullimin e gjakut, ul simptomat e depresionit dhe ankthit, dhe përmirëson energjinë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara