Aktualitet

Pas 1 muaji, shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt Kinës

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Published

on

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Kinës dhe të qëndrojnë për 90 ditë, pa patur më nevojë që të marrin vizë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa marrëveshja mes dy vendeve është firmosur këtë të martë.

Në postimin e tij, teksa publikon edhe foto të ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe zëvendësministres së Jashtme, Megi Fino pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama thekson se vendimi hyn në fuqi pas 30 ditësh.

“Lajm i mirë! Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.

Shqiptarët me pasaportë të Shqipërisë mund të vizitojnë lirisht në 116 destinacione në botë.

Kulturë

Nga “Avengers: Doomsday” te “The Debut”: 12 filmat më të mirë për t’i parë këtë dhjetor

Published

on

By

Nga spektakli i ri i superheronjve të Marvelit e deri te rolet që synojnë çmimet “Oscar”, muaji dhjetor sjell në kinema dhe në platformat digjitale disa nga prodhimet më të pritura të vitit. Ja cilët janë 12 filmat që nuk duhen humbur sipas BBC:

 

  1. Dune: Part Three E premtja e 18 dhjetorit pritet të sjellë një përplasje të madhe në kinema, pasi në të njëjtën ditë publikohen dy superproduksione. I pari është përfundimi i trilogjisë fantastiko-shkencore të Denis Villeneuve, bazuar në romanin “Dune Messiah”. Ngjarjet kthehen në planetin e shkretëtirës Arrakis, 17 vjet pas ngjarjeve të filmit të fundit. Krahas kastit të njohur me Timothée Chalamet, Zendaya, Rebecca Ferguson, Jason Momoa, Florence Pugh, Josh Brolin dhe Javier Bardem, kastit i bashkohet edhe Robert Pattinson. Chalamet rikthehet si Paul Atreides, tashmë perandor i gjithëpushtetshëm, i cili përballet me barrën e dhunës që ka shkaktuar.(Publikohet më 16, 17 dhe 18 dhjetor ndërkombëtarisht)

 

  1. Avengers: Doomsday Pas suksesit rekord të “Avengers: Endgame”, Marveli rikthen në aksion shumicën e personazheve më të dashur, përfshirë Captain America (Chris Evans) dhe Thor (Chris Hemsworth), së bashku me heronj nga universe të tjera si “Fantastic Four” dhe “X-Men”. Befasia e madhe është rikthimi i Robert Downey Jr., këtë herë në rolin e antagonistit Doctor Doom, ndërsa regjinë e marrin sërish vëllezërit Joe dhe Anthony Russo. Pyetja kryesore mbetet nëse gjithë kjo mori personazhesh do të lërë hapësirë për një histori të qartë.(Publikohet më 16, 17 dhe 18 dhjetor ndërkombëtarisht)

 

  1. The Debut Filmi i tretë i Jesse Eisenberg si skenarist dhe regjisor sjell Julianne Moore në rolin e një amvise të ndrojtur nga New Jersey, të cilën bashkëshorti dhe fëmijët e marrin si të mirëqenë. Për të gjetur një hobi, ajo hyn në audicion për një mjuzikëll lokal, por kur regjisori (Paul Giamatti) e mëson t’i shprehë emocionet, rezultati është sa komik aq edhe i çuditshëm — një rol që mund t’i sigurojë Moores një çmim “Oscar”.(Publikohet më 11 dhjetor në SHBA, 18 dhjetor në Kanada dhe në janar në Evropë)

 

  1. Ray Gunn Regjisori legjendar i “The Incredibles” dhe “Ratatouille”, Brad Bird, e ka planifikuar këtë film të animuar fantastiko-shkencor që nga vitet ’90. Ngjarjet zhvillohen në qytetin retrofuturist të Metropias, ku makinat fluturuese përzihen me atmosferën e filmave detektivë të viteve 1930-1940. Sam Rockwell huazon zërin për detektivin e fundit njerëzor në qytet, Tom Waits është ndihmësi i tij alien, ndërsa Scarlett Johansson një yll i muzikës pop e përfshirë në një komplot kriminal.(Publikohet më 4 dhjetor në kinema në SHBA e Britani, dhe më 18 dhjetor në Netflix)

 

  1. 14th Regjisorja Ava DuVernay sjell një dokumentar të ri mbi Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane, që trajton shtetësinë dhe të drejtat civile që nga viti 1868. Si vazhdimësi shpirtërore e dokumentarit të vlerësuar “13th”, ky film vjen me një ton urgjent dhe plot fakte mbi debatet e ashpra politike të sotme dhe sfidat e demokracisë.(Publikohet më 4 dhjetor në Netflix)

 

  1. Artificial Drama komike e regjisorit Luca Guadagnino për kompaninë “OpenAI” u financua fillimisht nga Amazon MGM, por u la mënjanë pasi Amazoni investoi vetë në OpenAI. Filmi sjell Andrew Garfield në rolin e Sam Altman, Yura Borisov si shkencëtarin Ilya Sutskever, Mark Rylance si Geoffrey Hinton dhe Ike Barinholtz si Elon Musk. Përtej humorit, filmi shtron pyetjen e madhe: kush do ta kontrollojë inteligjencën artificiale dhe të ardhmen e njerëzimit?(Publikohet më 25 dhjetor në SHBA e Kanada, dhe më 22 janar në Britani)

 

  1. Werwulf Dy vjet pas “Nosferatu”, regjisori Robert Eggers sjell një tjetër histori të errët për Krishtlindje. Ngjarjet zhvillohen në shekullin e 14-të, ku Aaron Taylor-Johnson luan rolin e një fermeri që shndërrohet në ujk kur del hëna e plotë. Krahas tij luajnë Lily-Rose Depp dhe Willem Dafoe si një gjuetar i fiksuar pas gjurmëve të përbindëshit, në një atmosferë të zymtë dhe të mjegullt evropiane.(Publikohet më 25 dhjetor në SHBA e Kanada, dhe më 1 janar në Britani e Irlandë)

  1. Tender Loving Care Në moshën 83-vjeçare, regjisori i njohur britanik Mike Leigh ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë filmi i tij i fundit. Alice Bailey Johnson dhe Kate O’Flynn luajnë rolin e dy shoqeve të ngushta në Londër, punonjëse sociale që ruajnë humorin dhe optimizmin përballë njerëzve më të vështirë të shoqërisë, derisa përballen me një rast të demencës brenda familjes.(Publikohet më 4 dhjetor në SHBA dhe më 12 shkurt në Britani e Irlandë)

  1. Behemoth! Nga krijuesi i serialit “Andor”, Tony Gilroy, vjen një dramë tragjikomike me Pedro Pascalin në rolin e Alexit, një violonçelisti të talentuar që kthehet në Los Anxhelos për të luajtur muzikë filmash — rol për të cilin Pascali mësoi t’i binte violonçelit nga zeroja. Jeta e tij personale është plot trazira mes vëllait të inatosur (Will Arnett), nënës së sëmurë (JoBeth Williams) dhe dy ish-të dashurave (Olivia Wilde dhe Eva Victor), ku vetë muzika kthehet në personazhin kryesor.(Publikohet më 4 dhjetor në SHBA, Britani, Kanada dhe Irlandë)

  1. Rose Pas disa roleve mbështetëse këtë vit, aktorja gjermane Sandra Hüller merr rolin kryesor në dramën historike bardhezi të Markus Schleinzer. Ajo luan një grua që, pasi ka luftuar në Luftën Tridhjetëvjeçare, maskohet si burrë për të marrë në pronësi një fermë në Gjermani që i përkiste një shoku të rënë në luftë — një mashtrim i rrezikshëm mes fshatarëve dyshues.(Publikohet më 11 dhjetor në SHBA dhe më 5 shkurt në Britani)

  1. Clarissa Romani i famshëm i Virginia Woolf, “Mrs Dalloway”, zhvendoset nga Londra e viteve ’20 në Lagosin bashkëkohor të Nigerisë nën regjinë e Arie dhe Chuko Esiri. Sophie Okonedo luan Clarissan, një grua e shtresës së lartë që përgatit një festë në shtëpinë e saj luksoze, ndërsa mendja i shkon te dashuria e rinisë me një poet (David Oyelowo), i cili rikthehet papritur dhe i kujton sa shumë kanë ndryshuar jetët e tyre.(Publikohet më 11 dhjetor në SHBA dhe Kanada)

  1. La Gradiva Debutimi regjisorial i Marine Atlan po vlerësohet si një nga filmat më të ndjerë të vitit mbi kalimin nga rinia në moshën e rritur. Antonia Buresi luan një mësuese latinishteje që shoqëron nxënësit e saj parisienë në një ekskursion shkollor në Pompei dhe Napoli. Udhëtimi i qetë mes adoleshentëve të luajtur nga aktorë joprofesionistë shndërrohet gradualisht në një rrëfim prekës mbi humbjen, duke i siguruar filmit Çmimin e Madh të Javës së Kritikës në Kanë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një burrë është sulmuar me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në një rast që policia po e heton si vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë, e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet në repartin e kirurgjisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një vajzë e mitur e lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Published

on

By

Një vajzë e mitur, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të rëndë trafiku në Gjakovë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur muajin e kaluar në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një burrë, shtetas i Shqipërisë, dhe tjetra me targa vendore e drejtuar nga një burrë nga Kosova.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ishin lënduar pesë persona: tri gra dhe dy burra. Njëri prej drejtuesve të dyshuar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara