Lajmet

“Partitë po e shkelin Ligjin për Covid-19 dhe për zgjedhjet e përgjithshme”

Published

on

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim ka publikuar gjetjet nga monitorimi i fushatës zgjedhore, ku sipas tyre shqetësuese mbetet mosrespektimi i masave anti-Covid në tubime dhe shkelja e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

DnV u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë publike shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe burimin e financave, meqë sipas tyre, deri tani vetëm tri subjekte i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre rreth shpenzimeve.

Ngadhnjim Halitaj nga DnV, në një konferencë për media tha se në këtë fushatë, fenomeni i përdorimit të resurseve publike është vërejtur në masë më të vogël.

“Gjatë ditëve fushatë DnV ka evidentuar pjesëmarrje të shërbyesve civil në shtatë aktivitete të monitoruara, prej tyre dy aktiviteteve kanë qenë të LDK-së, dy të AAK-së, dy të PDK-së dhe një aktivitet i Nismës Socialdemokrate. Ndërsa veturat zyrtare janë përdorur në pesë aktivitete të monitoruara, përkatësisht në katër aktivitete të organizuara nga subjekti politik LDK dhe një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Koalicioni i organizatave që monitorojnë zgjedhjet ka dërguar 3 ankesa pranë PZAP-së duke kërkuar të merren masat e duhura për rastet e shkeljes se ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

“DnV ka evidentuar në mënyrë të vazhdueshme shkelje nga subjektet politike, të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat zgjedhore që obligon subjektet garuese për të njoftuar KKZ-të për aktivitetet e tyre zgjedhore 24 orë përpara. Nga aktivitetet e vëzhguara dhe informatat e marra nga tereni nga vëzhguesit e DnV-së, një pjesë e madhe e subjekteve politike nuk i raportojnë këto ngjarje në Këshillat Komunal Zgjedhor”, tha ai.

DnV ka pyetur subjektet politike se sa do të shpenzojnë në fushatë zgjedhore, por vetëm tri prej tyre i janë përgjigjur, Lëvizja Vetëvendosje, Partia turke Demokratike dhe Partia Fjala.

“DnV i bën disa rekomandime ditën e sotme, i bën thirrje subjekteve politike shpenzimet e fushatës së tyre, sa është kostoja dhe ku i marrin ato financa, DnV u bën thirrje subjekteve politike që t’i lajmërojnë të gjitha tubimet ashtu siç kërkohet me ligj dhe me rregullore zgjedhore, DnV u bën thirrjeve zyrtarëve komunal zgjedhor që janë persona të autorizuar në secilën komunë dhe Policisë së Kosovës, që sapo të hasin në ndonjë aktivitet të ndonjë subjekt politik që nuk është lajmëruar në KKZ të njoftojnë PAZAP-në”, tha Florent Spahija nga DnV.

Ai gjithashtu bëri thirrje për respektim të masave anti-Covid dhe për tërheqje të sporteve thirrje publicitare që përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Gjatë monitorimit, DnV ka gjetur se vetëm në 32% të rasteve ka pasur ofrim të kushteve të infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar.

Në publikimin e DnV-së thuhet se subjektet politike vazhdojnë të mos e respektojnë ligjin për barazi gjinore duke mos u japur grave qasje të barabartë në garën zgjedhore.

“Në vetëm 27% të aktiviteteve ka pasur gra kandidate që i janë adresuar elektoratit. Gjithashtu prezencë të ulët të grave ka pasur edhe nëpër media, në ato media të cilat i ka monitoruar koalicioni DnV, në 259 debate televizive të monitoruara nga 13 janari deri më 7 shkurt 2021, në nëntë nga gjithsej 402 kandidatë të subjekteve politike vetëm 21 prej tyre kanë qenë gra. Hapësirë e ulët u është jepur grave edhe në kronika zgjedhore, ku në periudhën 3 deri 7 shkurt 2021 gratë përbënin vetëm 6% të minutazhës së përgjithshme”, kanë thënë nga DnV.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara