Lajmet

Parlamenti Evropian thotë se BE-ja duhet të bëhet më e ashpër me sanksioneve ndaj Rusisë

Publikuar

Parlamenti Evropian tha se është i shqetësuar se Moska po i anashkalon shumë lehtë sanksionet evropiane pasi bëri thirrje për zbatim më të ashpër të masave kufizuese.

Në një rezolutë të miratuar sot, parlamenti shprehu “alarmin” e tij për “boshllëqet” në regjimin e sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Anëtarët sugjeruan se ka mungesë të “zbatimit të duhur dhe përpjekjeve për të minuar përpjekjet për të dobësuar strategjikisht bazën ekonomike dhe industriale ruse”.

Ata theksuan gjithashtu se komponentët “kritikë” perëndimorë janë ende duke gjetur rrugën e tyre drejt Rusisë përmes vendeve duke përfshirë Kinën, Turqinë dhe Kazakistanin, ku presidenti rus po viziton sot./UBTNews/

Lajmet

​Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Ukshin Hotin

Publikuar

nga

Me një minutë heshtje ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për të kujtuar 25-vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe asaj vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, por edhe shumë intelektualeve e patrioteve të zhdukur me dhunë nga Serbia.

“Sot është 25-vjetori i zhdukjes me dhunë të intelektualit tonë të madh dhe patriotit tonë të shquar, Ukshin Hoti. Përgjegjëse padyshim për zhdukjen e tij me dhunë është shteti i Serbisë me mekanizmat e tij. Sapo kinse u lirua nga Burgu i Dubraves po e priste një veturë aty, e organizuar nga shteti serb dhe çkado që do t’i ketë ndodhur intelektualit Hoti, përgjegjësinë pa dyshim se e mban shteti okupator serb…Me këtë rast i bëjmë edhe thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe drejtësisë vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, me vrasjen e Fehmi Aganit, të Bardhyl Qaushit e të shumë intelektualeve e patrioteve gjatë luftës, dhe me të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia, dhe me gjitha krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë”, tha Konjufca.

Në rend dite sipas njoftimit të Kuvendit janë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i disa projektligjeve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

WFP pezullon shpërndarjen e ushqimit në Rafah

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së për ushqim tha se ka mungesë të stoqeve në jug të Rafahut dhe ka pezulluar shpërndarjen e ushqimit që nga 11 maji.

Shpërndarja e ushqimit po vazhdon ende në vendet sikurse Khan Younis dhe Deir el-Balah, por me kapacitete të kufizuara.

WFP-ja ditë më parë njoftoi se brenda pak ditësh Gaza do të përballet me mungesë ushqimi dhe karburantesh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Varhelyi: Plani i rritjes është një realitet

Publikuar

nga

Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ka deklaruar se ky takim është vazhdimi i atij që kanë pasur në Tiranë, ku është diskutuar mundësia e planit të rritjes. Sipas tij, plani i rritjes është një realitet.

“Ky takim është vazhdimi i atij që kemi pasur në Tiranë, ku kemi diskutuar mundësinë e planit të rritjes dhe sesi rajoni mund të punojë së bashku si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Sot plani i rritjes është një realitet. Sot plani i rritjes është në lëvizje të plotë, kështu që tani do të diskutojmë se si do të zbatojmë të gjitha prioritetet që rajoni ka caktuar për veten e tij për këtë vit dhe më e rëndësishmja, SEPA – Zona e vetme e pagesave në euro, në mënyrë që nga dita e parë e vitit të ardhshëm mund të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset e gjithë këtij rajoni. Kështu që plani i rritjes tashmë do të fillojë të sjellë rezultate ndërsa flasim”, tha ai.

Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti po mbahet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në takimin e liderëve rajonalë po marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O’Brien.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Samiti në Kotorr, Kurti shpreh pakënaqësinë me Bosnjën

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ka deklaruar se këtë vit po shënojnë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe pret që të kenë një bashkëpunim më të mirë që nënkupton njohjen reciproke defakto dhe dejure të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Para samitit i cili po mbahet në Kotorr të Malit të Zi, Kurti tha se përmendi planin patkoi të Serbisë, i cili kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve, të cilët gjenden strehim në Mal të Zi, ndërsa tash ky shtet po mbledh liderët e rajonit.

“Takimi i tretë i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor 6 që të bashkohen dhe të diskutojnë se si mund të integrohen më tej duke bërë reforma në vend por në të njëjtën kohë, për të parë se si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me Bashkimin Evropian në kuptimin e përfitimit të programeve mbështetëse nga Plani i Rritjes së BE-së, i cili në të njëjtën kohë do të na ofrojë akses në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Ne do të shënojmë 10 vjet të Procesit të Berlinit këtë vit dhe presim që të kemi një bashkëpunim më të mirë, që nënkupton njohjen reciproke defakto dhe dejure të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast më lejoni të shpreh se jemi të pakënaqur me faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, për të cilën kemi rënë dakord 18 vjet më parë”, tha ai.

Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti po mbahet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në takimin e liderëve rajonalë po marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O’Brien.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara