Botë

Parlamenti Evropian refuzon mocionin e mosbesimit ndaj Von der Leyen

Published

on

Parlamenti Evropian refuzoi sot një mocion mosbesimi ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

I iniciuar nga e djathta ekstreme, mocioni u mbështet nga 175 eurodeputetë dhe u refuzua nga 360, ndërsa 18 parlamentarë abstenuan./atsh

Aktualitet

Xi dhe Putin theksojnë forcimin e partneritetit strategjik mes Kinës dhe Rusisë

Published

on

By

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një takim të zgjeruar në të cilin kanë theksuar forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, Putin deklaroi se bisedimet me homologun kinez kanë qenë “thelbësore”, duke e cilësuar partneritetin Rusi-Kinë si shembullor. Ai tha se qëllimi i bashkëpunimit mes dy vendeve është mirëqenia e popullit rus dhe atij kinez, derisa shtoi se Moska dhe Pekini do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin dypalësh dhe koordinimin në platformat ndërkombëtare, përfshirë grupin BRICS.

Nga ana tjetër, Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re të progresit dhe zhvillimit më të shpejtë. Ai ritheksoi përkushtimin e Pekinit për promovimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të lidhjeve mes dy vendeve, duke shtuar se baza e besimit të ndërsjellë po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Takimi mes dy liderëve vjen vetëm pak ditë pasi në Kinë për vizitë qëndroi edhe Donald Trump./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Ish-kryeministri spanjoll nën hetim për skandalin e 53 milionë eurove

Published

on

By

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, është vënë nën hetim penal për dyshime për ndikim të paligjshëm dhe vepra të tjera lidhur me shpëtimin financiar prej 53 milionë eurosh të kompanisë ajrore “Plus Ultra” gjatë pandemisë COVID-19.

Ai është thirrur të paraqitet më 2 qershor në Gjykatën e Lartë penale të Spanjës, ndërsa hetimet po shqyrtojnë nëse fondet publike janë keqpërdorur apo janë përdorur për pastrim parash përmes rrjeteve ndërkombëtare, raporton The Guardian.

Zapatero i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndërhyrë në asnjë proces të lidhur me bailout-in dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.

Rasti konsiderohet historik, pasi për herë të parë një ish-kryeministër spanjoll po hetohet penalisht për një çështje korrupsioni në nivel të tillë të lartë.

/The Guardian/

Continue Reading

Aktualitet

131 të vdekur në Kongo nga shpërthimi i ebolës

Published

on

By

Një shpërthim i ri dhe i fuqishëm i virusit Ebola të llojit Bundibugyo ka goditur Republikën Demokratike të Kongos duke shkaktuar të paktën 131 viktima dhe mbi 513 raste të dyshuara teksa autoritetet shëndetësore japin alarm se sëmundja po përhapet me shpejtësi në zona të reja strategjike si Nyakunde Butembo dhe në qytetin e madh të Gomas gjë që ka shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë ta deklarojë këtë situatë si një emergjencë shëndetësore të interesit ndërkombëtar me rrezik të madh për përhapje të mëtutjeshme rajonale, raporton BBC.

Sëmundja ka kaluar tashmë kufijtë shtetërorë duke shënuar dy rastet e para të konfirmuara dhe një vdekje në Ugandën fqinje ndërkohë që kriza ka prekur drejtpërdrejt edhe shtetasit e huaj pasi mjeku misionar amerikan Peter Stafford ka rezultuar pozitiv dhe pritet të evakuohet me urgjencë drejt Gjermanisë për trajtim mjekësor teksa raportohet se të paktën gjashtë amerikanë të tjerë janë ekspozuar ndaj virusit dhe qeveria e SHBA-së po planifikon tërheqjen e tyre të sigurt drejt një baze ushtarake në Evropë për izolim

Pavarësisht se qeveria kongoleze po bën thirrje për qetësi dhe po insiston se ekipet e terrenit po punojnë maksimalisht për gjurmimin e infektimeve frika globale po rritet ndjeshëm prandaj CDC amerikane ka ndërmarrë masa drastike duke lëshuar paralajmërimin më të lartë të udhëtimit të Nivelit 4 për Kongon si dhe ka vendosur kufizime të rrepta hyrjeje për të gjithë udhëtarët jo-amerikanë që kanë vizituar Kongon Ugandën ose Sudanin e Jugut në 21 ditët e fundit me qëllim që të parandalohet një katastrofë e ngjashme me atë të viteve 2014-2016 në Afrikën Perëndimore ku humbën jetën mbi 11 mijë njerëz. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Pesë të vdekur nga një sulm i armatosur në një Qendër Islamike në San Diego

Published

on

By

Pesë persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe dy autorët e dyshuar, si pasojë e një sulmi të armatosur në Qendrën Islamike në San Diego të SHBA-së, raporton BBC.

Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, bëri të ditur se tre burra mbetën të vrarë brenda qendrës, ndërsa dy të dyshuarit – të moshave 17 dhe 19 vjeç – u gjetën më pas pa jetë brenda një veture. Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se të rinjtë kanë kryer vetëvrasje pas sulmit.

Për shkak të natyrës së sulmit dhe objektivit të përzgjedhur, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka marrë përsipër rastin dhe po e trajton atë zyrtarisht si një krim të mundshëm urrejtjeje.

Në mesin e viktimave të konfirmuara është edhe një roje sigurie e Qendrës Islamike, e cila njihet si xhamia më e madhe në të gjithë rrethin e San Diegos (San Diego County).

“Kurrë nuk kam përjetuar një tragjedi të tillë më parë,” u shpreh i tronditur imami i qendrës, Taha Hassane, duke dënuar ashpër këtë akt të rëndë dhune.

Hetimet nga autoritetet federale dhe lokale po vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që shtynë dy adoleshentët drejt këtë sulmi të përgjakshëm.

 

Continue Reading

Të kërkuara