Botë

Parisi shton masat e sigurisë, shkaku i finales së Ligës së Kampionëve!

Published

on

Rreth 3,000 oficerë policie do të vendosen në qendrën e Parisit dhe rreth stadiumit ‘Parku i Princave” të dielën gjatë dhe pas finales së Ligës së Kampionëve midis PSG dhe Bayern në Lisbonë.

Policia dëshiron një numër të madh njerëzish për të parandaluar dhunën dhe skenat e pakëndshme që ndodhën pas fitores së PSG në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Një pjesë e festimit u shndërrua në përleshje me policinë dhe një seri vjedhjesh në dyqane rreth Champs Elysees. Janë ndaluar gjithsej 36 persona, me 14 të akuzuar për “dhunë” ndaj policisë dhe pjesa tjetër për vjedhje.

Policia u kritikua më pas për të dalë në rrugë me një numër të vogël oficerësh. Kësaj radhe, policia do të mbyllë 17 stacione metro për arsye sigurie, dhe një pjesë rreth Parisit do të bllokohet.

PSG ka njoftuar se do të krijojë një mur të madh video për 5,000 spektatorë në stadiumin ‘Parku i Princërve”. Të gjithë ata që hyjnë në stadium do të duhet të dezinfektojnë duart dhe duhet të bartin maska.

Përcjellja e finales do të sigurohet në qendrën stërvitore në periferi të qytetit ku atë do të jenë në gjendje ta shikojnë 500 spektatorë.

Botë

Mbyllet Qeveria amerikane, Trump kërcënon me reduktim të vendeve të punës për demokratët

Published

on

Qeveria amerikane nisi mbylljen në mesnatë pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.

Kjo është hera e parë që Qeveria amerikane mbyllet pas mbylljes më të gjatë në histori që zgjati 35 ditë para pothuajse shtatë vitesh.

Trump fajësoi demokratët për bisedimet që ngecën dhe kërcënoi se do të ndëshkonte partinë dhe votuesit e saj gjatë mbylljes, duke paralajmëruar se do të shënjestrojë disa prioritete progresive, duke detyruar shkurtime masive në vendet e punës në sektorin publik.

“Do të largojmë nga puna shumë njerëz që do të preken shumë dhe ata do të jenë demokratë”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se shumë gjëra të mira do të vijnë nga mbyllja, duke sugjeruar se do ta përdorë këtë ndërprerje për të hequr qafe shumë gjëra që nuk i donim, dhe ato gjëra do të jenë të demokratëve.

Operacionet qeveritare nisën të paralizoheshin pas mesnatës, pas një përpjekje të dështuar në Senat për miratimin e një rezolute rezolutë afatshkurtër të financimit, që veçse është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Kërcënimi i Trumpit për shkurtime të reja të vendeve të punës ka rritur shqetësimet në mesin e punëtorëve federalë, pas largimeve masive nga puna më herët gjatë këtij viti nga Departamenti për Efiçiencë Qeveritare që u drejtua nga Elon Musk..

Pothuajse të gjithë demokratët në Senat votuan kundër projektligjit që kishte kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Qeveria federale është mbyllur 21 herë që nga viti 1976, kur Kongresi miratoi procesin e ri për miratimin e buxhetit. Disa mbyllje kanë zgjatur vetëm disa orë dhe nuk kanë pasur ndikim në funksionimin e Qeverisë.

Mbyllja më e gjatë, ndërkaq, nisi më 22 dhjetor 2018, kur demokratët dhe Trumpi nuk arritën pajtim për 5.8 miliardë dollarët që presidenti i kërkonte për murin në kufi me Meksikën.

Atëbotë, pothuajse 380 mijë punonjës federalë u dërguan në pushim administrativ, ndërkaq 420 mijë të tjerë punuan pa pagesë.

Mbyllja e re nuk do të prekë funksionet vitale, sikurse janë shërbimet postare, ushtria, programet për mirëqenie. Por, deri në 750 mijë punonjës mund të dërgohen në shtëpi dhe nuk do të mund të paguhen derisa të përfundojë mbyllja, sipas Zyrës për Buxhet të Kongresit./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

Turqia do të bisedojë me Hamasin për planin amerikan të Gazës

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Përfaqësuesit turq do të marrin pjesë në diskutimet me delegacionin e Hamasit mbi planin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi udhëheqësi amerikan siguroi mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një propozim paqeje të sponsorizuar nga SHBA-të.

Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në gjashtë vjet javën e kaluar.

Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në proces “me qëllim krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ai në X.

Një burim nga Ministria e Jashtme turke tha vonë të hënën se ministri i Jashtëm Hakan Fidan kishte diskutuar propozimin e Trump me homologët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë në një telefonatë./D.B/EO

Continue Reading

Botë

Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase

Published

on

By

Një familje e tërë, një çift i martuar dhe dy djemtë e tyre të vegjël janë vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë.

Kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se një ndërtesë banimi u godit në fshatin Chernechchyna. Trupat e dy fëmijëve, të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe të prindërve të tyre u nxorën më vonë nga rrënojat, shkruan BBC.

Forca ajrore e Ukrainës tha se njësitë e saj qëlluan 46 nga 65 dronë rusë në të gjithë vendin – por pati 19 goditje të drejtpërdrejta në gjashtë vende.

Ushtria ruse nuk ka komentuar. Në një deklaratë, tha se 81 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pesë rajone ruse./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Netanyahu: Tërheqja e Izraelit nga Gaza nuk do të ndodhë

Published

on

By

Kryeministri izraelit sulmon kritikët që përpiqen ta ushtrojnë presion mbi të që të tërheqë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nga Gaza, duke thënë “kjo nuk po ndodh”.

Ata vazhdojnë të thonë: ‘Ju duhet të pranoni kushtet e Hamasit. Largojini të gjithë. IDF duhet të largohet dhe Hamasi mund të rimëkëmbet dhe madje mund të rehabilitojë Rripin e Gazës“, thotë ai, shkruan BBC.

“Kjo nuk po ndodh”.

Netanyahu shton se Presidenti Trump premtoi mbështetjen e tij të plotë për Izraelin nëse Hamasi do të refuzonte planin e tij prej 20 pikash për paqen në Gaza.

“Përfundoni operacionin ushtarak për të eliminuar Hamasin. Dhe kështu mendoj se nga të gjitha anët ishte një vizitë e shkëlqyer”, thotë Netanyahu.

Një postim i veçantë nga Netanyahu në mediat sociale këtë mëngjes ndan një video të Shtëpisë së Bardhë me klipe të tij dhe Presidentit Trump dje. Në fillim të videos, kryeministri izraelit shihet duke shkruar një shënim në një libër ku lexohet: “Për Presidentin Donald Trump, [Pa dyshim] miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë – me shumë mundësi!”/D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara