Kulturë

Paris Jackson flet për raportet e saj me familjen e babait dhe nënën e saj, pas vdekjes së Michael Jackson

Pas vdekjes së Michael në 2009, Paris shkoi të jetonte me gjyshen e saj, Katherine Jackson dhe jeta i ndryshoi në mënyrë drastike.

Published

on

Paris Jackson iu bashkua intervistave të Red Table Talk të Willow Smith në Facebook Watch për një bisedë të sinqertë, shpesh zemërthyese, rreth rritjes në qendër të vëmendjes.

Paris, vajza e vetme e Michael Jackson, gjithashtu diskutoi statusin e marrëdhënies së saj me familjen Jackson si dhe nënën e saj, Debbie Rowe.

“Si e gjete forcën për të vazhduar pasi humbe babanë?” Smith pyeti në episodin e së mërkurës.

“Nuk e di, thjesht ndodhi. Unë isha shumë e re,” u përgjigj Paris, 23 vjeç, duke shpjeguar se “nuk ishte një vendim i vetëdijshëm” për të vazhduar më tej. “Unë thjesht po kaloja nëpër mocione dhe me të vërtetë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte dhe kështu unë thjesht shkova me ato që më thanë të bëja … Unë në të vërtetë nuk kisha shumë udhëzime”, tha ajo.

Pas vdekjes së Michael në 2009, Paris shkoi të jetonte me gjyshen e saj, Katherine Jackson. Jeta ndryshoi në mënyrë drastike ndërsa ajo kaloi nga shkollimi në shtëpi në regjistrimin në një shkollë tradicionale. Shumë nga të afërmit e saj janë Dëshmitarë të rreptë të Jehovait.

“Unë jam akoma shumë e afërtë me vëllezërit e mi dhe e shoh familjen time gjatë bashkimeve familjare,” shtoi ajo. “Unë u them atyre gjatë gjithë kohës nëse doni të më telefononi, më telefononi. Kam dashuri dhe respekt për të gjithë ju djema. Sapo pashë kushërinjtë e mi për Krishtlindjet – edhe pse ne nuk i quajmë kështu”. (Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë festat ose ditëlindjet.)

Paris, tha se disa anëtarë të familjes nuk e miratojnë seksualitetin e saj.

“Familja ime është shumë fetare dhe homoseksualiteti është shumë tabu, kështu që ata nuk pëlqejnë të flasin për të, nuk pranohet vërtet. Por unë kam arritur në një pikë ku i respektoj ata dhe kam dashuri për ata. Unë i respektoj besimet e tyre, unë e respektoj fenë e tyre”, tha ajo, duke vërejtur se si nuk pret që ata të lënë mënjanë kulturën e tyre. “Ajo që njerëzit mendojnë për mua nuk është çështje e imja”.

Paris tha se vëllezërit e saj, Princi dhe Princi Michael II, kanë qenë “shumë mbështetës”.

Sa për nënën e saj, Paris u takua me Rowe kur ishte vetëm 15 vjeç, por të dyja kanë mbajtur një raport vitet e fundit.

“Bukur ësjtë, bukur, sikur ta njohësh, ta shohësh sa të ngjashëm jemi,” shpjegoi Paris. “Duke hyrë në atë lloj muzike që ajo pëlqen – asaj i pëlqen vërtet muzika popullore dhe folk – Unë i dërgoj asaj disa nga gjërat për të cilat po punoj … Ne jemi shumë njësoj” tha ajo.

Paris shtoi, “është shumë interesante ta kesh [nënën] si mike”./UBTNews

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks e Françoise Vergès

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i përgëzoi mysafirët për diskutimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.

Dan Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në Universitetin e Oksfordit dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ndërsa Françoise Vergès njihet si aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe autore e shumë botimeve mbi kulturën, historinë dhe drejtësinë shoqërore.

Sipas njoftimit, të dy kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në debatet ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore, kujtesën historike dhe rolin e institucioneve kulturore në shoqëri./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara