Sport

Paris:​ Nis finalja e madhe PSG-Bayern

Published

on

Bayern nga tetë ndeshjet e fundit me PSG ka shënuar tri fitore, ndërsa PSG është treguar shumë më i mirë duke dalë fitues në pesë takime.

PSG dhe Bayern luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Estadio da Luz’ në Lisbonë.

Të dy skuadrat magjepsën rrugën për në finale ku presim një lojë tejet interesante.

Kampionët e Francës dhe të Gjermanisë po luftojnë për titullin e kampionit evropian me ekipe plot cilësi dhe potencial sulmues të jashtëzakonshëm.

Në njërën anë janë Neymar, Mbappe, Di Maria dhe Marquinhos, dhe në anën tjetër janë Lewandowski, Muller, Davies dhe Perishiq.

PSG arriti në finale duke mposhtur Borussia Dortmund 3:2 në raundin e parë me nokaut.

Pasuan ndeshjet e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve në Lisbonë. PSG mposhti në mënyrë dramatike Atalanta 2:1 në çerekfinale, megjithëse humbi deri në minutën e fundit, dhe në gjysmëfinale ata eliminuan bindshëm Leipzig 3:0.

Bayern mposhti kundërshtarët e tyre në fazën e eliminimit me 18:3 në katër ndeshje. Ai eliminoi Chelsea me gjithsej 7: 1 në dy ndeshje, pas së cilës një lojë ishte e mjaftueshme për 8:2 kundër Barcelona.

Lyon ndërkaq u mposht me lehtësi në gjysmëfinale (3:0), por kjo lojë tregoi se sa e ndjeshme dhe e përshkueshme është mbrojtja e Bayernit kundër sulmuesve të shpejtë. Kjo është pikërisht ajo që posedon PSG.

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick ka njoftuar se nuk do t’i ndryshojë taktikat e tij ndaj kundërshtarit, kështu që pritet që kjo të jetë një nga finalet më interesante të Ligës së Kampionëve. 

Sport

Dion Kaçuri mund të largohet përfundimisht nga Baseli, Austria Lustenau synon ta mbajë

Published

on

By

Dion Kaçuri mund të mos rikthehet te Baseli pas përfundimit të huazimit, pasi Austria Lustenau ka mundësinë ta blejë përfundimisht mesfushorin kosovar gjatë verës së ardhshme.

22-vjeçari po kalon një periudhë të mirë te skuadra austriake, ku është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm në repartin e mesfushës, duke luajtur në rolin e mesfushorit defensiv.

Madje, Kaçuri ka fituar edhe besimin për të mbajtur shiritin e kapitenit në një prej ndeshjeve të skuadrës.

Për paraqitjet e tij ka shkruar edhe mediumi zviceran “4-4-2”, i cili thekson rëndësinë që mesfushori ka fituar te Austria Lustenau, duke përmendur edhe ftesën e tij të parë në tetor nga përzgjedhësi Franco Foda për Përfaqësuesen e Kosovës.

Në fanellën e skuadrës austriake, Kaçuri ka regjistruar deri më tani dy gola dhe një asistim.

Ndërkohë, me Baselin ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, por aktivizimi i mundësisë së blerjes nga Austria Lustenau mund të bëjë që aventura e tij në Zvicër të përfundojë përfundimisht.

Në nivel ndërkombëtar, mesfushori tashmë ka tri paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu ngre shqetësimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Kosova rrezikon të mos i organizojë

Published

on

By

Kosova rrezikon të mos jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale dhe vonesave në procesin e përgatitjeve.

Për këtë ka ngritur shqetësim shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë seancës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se anulimi i takimit të paraparë të mbahej të enjten në Athinë, ku pritej të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër sinjal shqetësues për të ardhmen e këtij projekti.

Sipas Lushaku-Sadriut, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të përbënte një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të vendit.

Ajo ka paralajmëruar se papërgjegjësia institucionale mund ta rrezikojë realizimin e një projekti që do ta vendoste Kosovën në qendër të vëmendjes sportive dhe kulturore, duke sjellë mijëra sportistë dhe vizitorë ndërkombëtarë.

Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Olimpik i Kosovës lidhur me obligimet e papërmbushura nga institucionet, duke kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më të madh për realizimin e këtij projekti.

Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi për ndërtimin e sallave, stadiumeve dhe qendrave të reja sportive, të cilat do të kishin ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit në vend.

D.L

Continue Reading

Sport

Infantino për herë të parë me rivalë në garën për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Gianni Infantino do të përballet për herë të parë me kundërkandidat në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s, që nga marrja e presidencës në vitin 2016.

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht se Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), dhe Kozo Tashima, president i Federatës Japoneze të Futbollit, kanë paraqitur kandidaturat për zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit 2027.

Diallo e bëri publike kandidaturën të hënën, duke siguruar mbështetjen e federatave anëtare të UEFA-s të përfaqësuara në organet drejtuese të FIFA-s. Ndërkohë, Tashima kishte shprehur interesimin për këtë post më herët gjatë muajit, ndërsa kandidaturën zyrtare e dorëzoi të mërkurën.

Megjithatë, të dy kandidaturat duhet t’i nënshtrohen fillimisht shqyrtimit nga komisioni zgjedhor i FIFA-s, i cili do të vendosë për pranimin e tyre.

Sipas njoftimit të FIFA-s, lista përfundimtare e kandidatëve të propozuar dhe të pranuar do t’u dërgohet federatave anëtare jo më vonë se 18 shkurti 2027.

Kjo do të jetë hera e parë që Infantino do të ketë kundërshtarë në garën presidenciale, pasi në vitin 2023 ishte rizgjedhur pa asnjë rival.

Presidenti 56-vjeçar është përballur kohëve të fundit me kritika dhe thirrje për dorëheqje, pas polemikave rreth projektit FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit ishte propozuar shitja e aksioneve në Kupën e Botës dhe gara të tjera madhore të organizuara nga FIFA.

Një zhvillim interesant në këtë garë është edhe fakti se Philippe Diallo, i cili mori drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit në vitin 2023, më herët kishte luajtur rol të rëndësishëm në sigurimin e mbështetjes evropiane për Infantinon lidhur me këtë projekt.

Pavarësisht kritikave dhe kundërkandidatëve të mundshëm, Infantino mbetet optimist për rizgjedhjen, duke shprehur bindjen se ka mbështetjen e mjaftueshme të federatave anëtare për të siguruar një mandat tjetër në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona dhe Bayern Munich në garë për talentin rus të Galatasarayt

Published

on

By

Barcelona dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili po kalon një fillim mbresëlënës të aventurës së tij në futbollin turk.

21-vjeçari është shndërruar në një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian, falë paraqitjeve të tij që nga transferimi te Galatasaray gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

Batrakov iu bashkua klubit turk nga Lokomotiv Moska për shumën prej 25 milionë eurosh dhe shumë shpejt arriti të bëhet një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, duke pasur ndikim të rëndësishëm në repartin ofensiv.

Mesfushori ofensiv ka regjistruar gjashtë gola dhe katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Paraqitje të veçanta ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar katër gola, duke dëshmuar potencialin e tij për të bërë diferencën edhe në skenën më të madhe evropiane.

Sipas gazetës turke Fanatik, raportim i përcjellë edhe nga mediumi francez Foot Mercato, Barcelona dhe Bayern Munich kanë filluar ta monitorojnë nga afër situatën e 21-vjeçarit.

Paraqitjet e tij në muajt e parë te Galatasaray kanë tërhequr vëmendjen e dy prej gjigantëve të futbollit evropian, të cilët mund të përfshihen në garën për shërbimet e tij në afatet e ardhshme kalimtare.

Interesimi nga Barcelona dhe Bayern Munich pritet ta bëjë Batrakovin një prej emrave më të përfolur në tregun evropian të transferimeve.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara