Magazinë

Parashqevi Simaku ka pësuar krizë, prej dy javësh ndodhet në spitalin psikiatrik

Published

on

Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhet në spital psikiatrik në New York. Përmes disa videove në Instagram, ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital.

Ilirjani ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e Parashqevi Simakut. Ky është rrëfimi i plotë i Elton Ilirjanit:

“Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe.

Parashqevia ishte si një meteor. Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi simakut nuk zgjidhet me para sepse nëse do të ishte ashtu, do e zgjidhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt.

Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin. Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj.

Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë.

Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë?

Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New York. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira. E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka.

Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit.

Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim.

Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim. Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë.

Shanset janë të mirë që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i New Yorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”.

Lajmet

Dua Lipa ndan momentet e veçanta nga dasma e familjarit të saj në Kosovë: “Po na rritet rrethi”

Published

on

By

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar disa ditë në Kosovë për të marrë pjesë në një aheng familjar. Artistja me origjinë nga Peja ishte e pranishme në dasmën e djalit të hallës, ku iu bashkua të afërmve në një festë me rite e tradita shqiptare.

Pas pamjeve të para të publikuara në rrjetet sociale ku shihej duke vallëzuar mes të ftuarve, vetë këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram momente të veçanta nga dita e festës që nga marrja e nuses e deri te mbrëmja përmbyllëse.

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare”, ka shkruar ajo krahas fotove e videove, duke e përmbyllur përshkrimin me fjalinë në shqip: “Po na rritet rrethi”.

Pavarësisht karrierës ndërkombëtare dhe jetës jashtë vendit, prania e saj në festa familjare dhe ruajtja e gjuhës e traditave vazhdojnë të dëshmojnë lidhjen e fortë të Dua Lipës me prejardhjen e saj. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lufta në Gaza përplas Ed Sheeran dhe Macklemore, Sheeran humb 500 mijë ndjekës

Published

on

Ed Sheeran po përballet me reagime të shumta pasi reperi Macklemore u largua nga turneu i tij, pas deklaratave publike për luftën në Gaza.

Macklemore njoftoi më 14 shtator se ishte larguar nga turneu pas një jave bisedimesh me Sheeran. Vendimi erdhi pas performancës së tij me këngën protestuese “Hind’s Hall”, përmes së cilës ai kritikoi veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza.

Pas largimit të tij, edhe artistët Finneas, Lukas Graham dhe Aaron Rowe, si dhe grupi Beoga, njoftuan se nuk do të vazhdonin pjesëmarrjen në turne, duke shprehur mbështetje për Macklemore dhe palestinezët.

Ndërkohë, Sheeran humbi rreth 500 mijë ndjekës në Instagram brenda një jave, sipas të dhënave të raportuara nga Social Blade. Në të njëjtën periudhë, muzikantët që u larguan nga turneu patën një rritje të kombinuar prej rreth 1.6 milionë ndjekësish.

Në një koncert në Filadelfia, Sheeran performoi pa artistë mbështetës dhe iu drejtua publikut, duke e përshkruar javën si një nga periudhat më të vështira të jetës së tij dhe duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse turneu do të vazhdonte.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndara, me disa përdorues që e kanë kritikuar Sheeran dhe të tjerë që e kanë mbrojtur atë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda rikthehet në Eurovision 2027 pas bojkotit për Izraelin

Published

on

Holanda do të rikthehet në Eurovision 2027, një vit pasi u tërhoq nga gara për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Transmetuesi publik holandez NPO ka konfirmuar se vendi do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, ndërsa përzgjedhja e artistit dhe këngës do t’i besohet një ekipi të pavarur ekspertësh.

Holanda u tërhoq nga Eurovision 2026 pasi transmetuesi AVROTROS kundërshtoi vendimin e EBU-së për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit, duke përmendur situatën humanitare në Gaza, lirinë e medias dhe presionin politik.

Pas bisedimeve me EBU-në, NPO tha se janë ndërmarrë hapa për forcimin e rregullave të konkursit dhe rikthimin e fokusit te muzika dhe bashkimi mes vendeve.

Eurovisioni 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, ndërsa përfaqësuesi i Holandës pritet të bëhet i ditur më vonë.

Holanda është një nga vendet me historinë më të gjatë në Eurovision, me pesë fitore, të fundit në vitin 2019 me Duncan Laurence./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara