Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët. Vende-vende ka intervale me diell por ka mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në mëngjes do të zbresin deri në -5 gradë Celsius., ndërsa ato maksimalet deri në 8 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe nesër pritet të jetë një mot i ngjashëm.

Kurse, fundjava duket se do të jetë e bardhë, Kosova po mbulohet me borë në këtë mes të muajit shkurt. /UBT News/

Aktualitet

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, shprehu mirënjohje për angazhimin e ushtarëve

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëbisedimeve të rregullta me udhëheqësin e misionit të NATO-s në Kosovë, në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të Barduanit dhe trupave të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me institucionet vendore të sigurisë.

Ajo ritheksoi se partneriteti i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vendit./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Kosova gati për Kampionatin Botëror të Boksit

Published

on

Kampi përgatitor i Kombëtares së Kosovës në boks është drejt përfundimit dhe përfaqësuesja është gati për sfidën e radhës për Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool.

Në përbërjen e ekspeditës së Kosovës do të jenë boksierja Donjeta Sadiku (60 kg), boksierët Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg).

Përfaqësuesen e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësit Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli..

Ekipi i Kosovës udhëton më 2 shtator drejt Liverpoolit, aty ku do të masë forcat me boksierët më të mirë të botës.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

​Muharremaj: Stadiumi i Suharekës do të jetë me standarte të UEFA-s

Published

on

Në zonën industriale të Suharekës sot do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Ky projekt madhor, i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, do të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

Investimi po realizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa hapësira është siguruar nga Komuna e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, u shpreh mirënjohës për Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në këtë projekt, duke theksuar se vetëm me bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe komunës mund të sjellin zhvillim për qytetarët.

“Projekt i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne, është investim i Ministrisë së Kulturës. Hapsirën e kemi siguruar ne si Komunë e Suharekës.”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Stadiumi i ri pritet të bëhet një qendër e rëndësishme sportive për Suharekën dhe mbarë Kosovën.

/S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve teknologjike false në Kosovë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët e saj kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, sipas njoftimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, që dyshohet të jetë “Apple”.

Mbushës telefoni – 1250 copë; Koka mbushës telefoni – 5750 copë; Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, ka njoftuar Dogana.

Mallrat thuhet se kanë përmbajtur dy paketime, ku në paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishte i cekur, derisa pas hapjes vërehej se paketimi përmbante brende të falsifikuara.

Continue Reading

Të kërkuara