Aktualitet

Parashikimi i motit për dy ditë

Dita e enjte parashikohet të jetë më stabile.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Sipas institutit, dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Bota

​Rubio takon Netanyahun për të diskutuar pasojat e sulmit të Izraelit në Katar

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, po takohet me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, me pasojat e sulmit të Izraelit në Katar që pritet të jenë një nga temat kryesore të diskutimit, raporton BBC.

Sulmi i javës së kaluar, i cili goditi udhëheqës të lartë të Hamasit në territorin e aleatit të ngushtë të SHBA-së, shkaktoi indinjatë ndërkombëtare dhe u kritikua nga Presidenti Donald Trump.

Rubio më herët tha: “Natyrisht që nuk jemi të kënaqur me këtë. Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë. Tani duhet të ecim përpara dhe të kuptojmë se çfarë vjen më pas.”

Takimi vjen ndërsa liderët arabë mbajnë një samit për të treguar mbështetje për Katarin. Kryeministri i tij i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë përdorimin e “standardeve të dyfishta” dhe të ndëshkojë Izraelin.

Shteti i Gjirit hoston një bazë të madhe amerikane dhe ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin diplomatik për të përfunduar luftën në Gaza, duke shërbyer si ndërmjetës në negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit.

Të dielën, Netanyahu i tha gazetarëve se marrëdhënia SHBA-Izrael ishte po aq e qëndrueshme sa gurët e Murit Perëndimor, ndërsa ai dhe Rubio bënë një vizitë të shkurtër në vendin e shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Gjatë vizitës – ku i shoqëruan ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee – Rubio shkroi një shënim dhe e vendosi atë në mur. Të dy shmangën pyetjet e gazetarëve që fokusoheshin në sulmin e Izraelit në Katar.

Gjithashtu pritet që të diskutohet midis tyre për planet ushtarake izraelite për të zënë qytetin e Gazës dhe për zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Gjatë fundjavës, ushtria izraelite vazhdoi shkatërrimin e ndërtesave banimi në qytetin e Gazës dhe – sipas mediave izraelite – tani është gati të fillojë operacione tokësore në lagjet perëndimore të qytetit.

Ushtria izraelite ka kërkuar që banorët e qytetit të Gazës të largohen dhe të shkojnë në jug, në një zonë qendrore të shiritit. Ajo ka vlerësuar se rreth 250,000 palestinezë kanë ikur, megjithëse besohet se qindra mijëra mbeten ende në zonë.

Disa banorë thonë se nuk kanë mundësi të shkojnë në jug, ndërsa të tjerë thonë se jugu i Gazës nuk është i sigurt pasi Izraeli ka kryer sulme ajrore edhe atje. Disa kanë thënë se kanë përpjekur të shkojnë në jug, por nuk kanë mundur të ngrinin tendat, kështu që janë kthyer në qytetin e Gazës.

Takimi vjen para një mbledhjeje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ku disa nga aleatët kryesorë të SHBA-së – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Australinë dhe Belgjikën – pritet të njohin Shtetin e Palestinës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Published

on

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me një tjetër sezon që pritet të sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mira të kontinentit.

Sezoni 2024/25 solli për herë të parë formatin e ri të garës, duke hequr fazën klasike të grupeve dhe duke e zëvendësuar atë me një ligë me 36 ekipe, secila me nga tetë ndeshje.

Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, derisa finalja u luajt në Allianz Arena ku PSG dominoi Interin me një fitore historike 5-0 triumfi më i thellë në historinë e finales së Champions League.

Edhe këtë vit, do të zhvillohen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës.

Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off për t’u kualifikuar më tej. Finalja e madhe do të luhet në Puskás Arena të Budapestit, më 30 maj 2026.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve premton spektakël, surpriza dhe emocione deri në finalen e madhe të Budapestit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​26 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Published

on

Sot bëhen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Kaqandollit, ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Papa shpreh shqetësime rreth pabarazive ekonomike, përmend edhe Elon Musk

Published

on

Papa Françesku, i njohur si Leo XIV në librin e ri të intervistave, ka shprehur shqetësime të thella rreth pabarazive ekonomike globale, duke përmendur drejtpërdrejt Elon Musk dhe mundësinë që ai të bëhet trilioneri i parë në botë.

Papa thekson se nëse arritja e këtij statusi është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe.

“Lexova lajmin se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Çfarë do të thotë kjo dhe për çfarë bëhet fjalë? Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe.”, tha ai.

Këto komente vijnë në kuadër të një interviste të gjatë për librin “León XIV: qyteti i botës, misioneri i shekullit XXI”, ku Papa diskuton një sërë temash, duke përfshirë nevojën për paqe, rolin e OKB-së, dhe sfidat e demokracisë.

Papa Leo XIV vë në dukje hendekun gjithnjë e në rritje midis niveleve të të ardhurave të klasës punëtore dhe atyre të më të pasurve, duke krahasuar fitimet e drejtorëve ekzekutivë të sotëm me ato të punëtorëve, të cilat sipas tij, janë gjashtëqind herë më të mëdha. Ai gjithashtu shpreh rezerva për demokracinë si një zgjidhje universale, duke sugjeruar se demokracia nuk është domosdoshmërisht një zgjidhje e përsosur për gjithçka.

Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Papa u bëri thirrje aktorëve të ndryshëm të ushtrojnë presion për t’i dhënë fund luftës dhe për të gjetur mënyra paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, transmeton RTSH.

Pastaj Leo XIV shton drejtpërdrejt: “Njerëzit duhet të zgjohen dhe të thonë: ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, domethënë, t’i japin fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”.

“Unë besoj se aktorë të ndryshëm duhet të ushtrojnë presion të mjaftueshëm që palët në konflikt të thonë: mjaft, le të gjejmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona.”

Ai gjithashtu pranoi se ende ka shumë për të mësuar në rolin e tij si Papë, veçanërisht në aspektin e udhëheqjes botërore.

Në fund të intervistës, Papa shprehu mbështetjen e tij për Perunë në Kupën e Botës, megjithëse është tifoz i Italisë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara