Aktualitet

Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Published

on

Prishtina Weather bën të ditur se gjatë ditëve në vijim do të kemi mot stabil derisa prej të dielës do të kemi ngritje të temperaturave.

Ditëve në vijim mot stabil, kryesisht me diell, e orëve të pasdites edhe me vranësira. Temperaturat më afër vlerave mesatare. Nga e diela më nxehtë.

21.07.2021 – Periudha e motit jostabil që patëm ditëve të fundjavës, por edhe këtyre dy ditëve të para të javës, përfundoj.  Para kemi mot më të qëndrueshëm, që do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vranësirave, por pa mundësi për të reshura.  Në aspektin termik temperaturat do të jenë më afër vlerave mesatare, e tek nga dita e diel, i nxehti afrikan fillon sërish të rrisë temperaturat mbi vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta.  E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

22.07 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë, në mëngjes më freskët.  Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, e në mbrëmje sërish kthjellime.

23.07 – Kryesisht me diell e orëve të pasdites edhe me zhvillime të vranësirave lokale.

24.07 – Kryesisht me diell, e pasdite me vranësira të shpërndara përreth viseve malore, që më vonë mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.

25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebesh shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C.  Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielën shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara