Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabandimi i 13 mijë litrave etanol

Kamioni vinte nga Mitrovica ndërsa malli ishte me origjinë nga Serbia.

Published

on

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të parandalojnë një kamion, i cili transportonte 13 mijë e 440 litrave etanol.

Në një komunikatë për media Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kamioni vinte nga Mitrovica ndërsa malli ishte me origjinë nga Serbia.

“Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. Me këtë rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13440 litra alkool koncentrat 96% Etanol me vlerë prej 23.923.20€ (me origjinë nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrimet Doganore të llogaritura për këtë rast janë 83,253.27 Euro”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar.

Kronikë e zezë

​E trishtë: Vdes djaloshi që dyshohet se kishte rënë në lumin e Gadimes

Published

on

By

Nxënësi 13-vjeçar Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë, mbrëmjen e së martës. 

Drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka bërë të ditur për media se përkundër masave të marra, është konstatuar vdekja.

Ndërkaq, më parë, rastin e gjetjes së fëmijës e kishte konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

Familjarë të fëmijës kishin alarmuar për zhdukjen e fëmijës, i cili nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte përfunduar mësimin në shkollë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit

Published

on

By

Një vraje e rëndë ka ndodhur në Restelicë të Dragashit, aty ku dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë. Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”.

Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

​Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një grua mbi 50 vjeç

Published

on

By

Në fshatin Goriq të Malishevës është djegur mbrëmë një shtëpi dhe si pasojë ka mbetur e vdekur një grua mbi të 50-at.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili theksoi se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Rasti i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Goriq, Malishevë. Viktima rreth 53-54 vjeçare. Shkaku i zjarrit nuk dihet”, ka thënë Graishta.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ishte shpallur i zhdukur të dielën, gjendet pa shenja jete 39-vjeçari nga Malisheva

Published

on

By

Është gjetur pa shenja jete Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Vullnetari në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, Ridvan Tahiri ka bërë të ditur se 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e së martës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se përveç njësive kompetente policore, në vend të ngjarjes ka dal edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, një fshatar nga fshati Siqevë, komuna e Klinës, ka njoftuar policinë se në fushat e fshatit ka hasur në një trup të shtrirë, i cili sipas tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu në vend të ngjarjes ka dal edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore, është duke u punuar në mënyrë intensive për të kuptuar për rrethanat për ndriçimin e rastit”, tha Gashi.

Continue Reading

Të kërkuara