Shëndeti
Paraliza e gjumit – Pse ndodh dhe cilët janë më të rrezikuar?
Ky problem është shumë i njohur por pak i studiuar nga ekspertët.
Published
2 years agoon
By
UBT newsZgjohesh papritur dhe je plotësisht i vetëdijshëm dhe i zgjuar por nuk lëviz dot? Atëherë sapo ke përjetuar të ashtuquajturën “paralizë e gjumit”.
Ky problem është shumë i njohur por pak i studiuar nga ekspertët, megjithatë prej shekujsh, njerëzit, duke kërkuar shpjegim, kanë fajësuar për këtë problem praninë e demonëve apo alienëve.
Çfarë është Paraliza e gjumit?
Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit.
Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten.
Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia.
Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar.
Në rastin e parë, njeriu ndien nevojën e thellë për të fjetur gjumë por e ka të vështirë të flejë. Paraliza në këtë rast pengon njeriun të lëvizë ose të flasë.
Ka raste kur njeriu zgjohet pak përpara mbarimit të fazës REM të gjumit, ose siç njihet ndryshe gjumi i thellë.
Kur njeriu është në fazën REM, trupi është në një gjendje të palëvizshme dhe tepër të qetë, ndaj zgjimi i papritur mund të ngjajë me paralizën.
Njerëzit më të prekur nga paraliza e gjumit
Ky problem zakonisht shfaqet në adoleshencë.
Megjithatë, ka raste kur burra dhe gra të moshave të ndryshme e përjetojnë paralizën e gjumit një apo disa herë gjatë jetës.
Faktorët që nxisin paralizën e gjumit janë:
- Mungesa e gjumit
- Ndryshimet në rutinën e gjumit,
- Çrregullimet e shëndetit mendor
- E fjetura në pozicionin shtrirë në kurriz.
- Ngërçet e këmbës
- Përdorimi i medikamenteve të caktuara për shëndetin mendor
- Përdorimi i substancave narkotike.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Ekspertët thonë se nëse përjetoni paralizën e gjumit, duhet të shkoni për një konsultë tek mjeku. në rastet kur keni edhe shqetësimet e mëposhtme:
- Ankth,
- Plogështi gjatë ditës,
- Vështirësi për të fjetur.
Mjekësia moderne nuk ofron kura për trajtimin e paralizës së gjumit.
Ekspertët thonë që nuk ka nevojë që njeriu të mendojë se është pushtuar nga ndonjë alien apo demon.
Nëse flini shtrirë në kurriz, përpiquni të ndryshoni pozicion dhe përpiquni të rregulloni ciklin e gjumit ose edhe të zgjidhni problemet që ju lënë pa gjumë./AgroWeb.org
Kur ndiheni në humor të keq, ushqimi mund të jetë një armë e fuqishme për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale. Jo vetëm që disa ushqime ndihmojnë në rritjen e humorit, por ofrojnë dozë të shëndetshme energjie dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
Por, çfarë duhet të konsumoni për të dalë nga kjo gjendje negative?
Çokollata e zezë – Nuk është rastësi që çokollata është ushqimi i parë që të vjen në mendje kur ndihesh keq. E njohur për rritjen e niveleve të serotoninës dhe endorfinave, hormone që lidhen drejtpërdrejt me lumturiNë. Një copëz e vogël bën mrekulli për gjendjen emocionale.
Banane – Të pasura me vitaminën B6, ndihmon në rregullimin e nivelit të serotoninës. Hormonet janë thelbësore për të ndihmuar trupin të ndihet më i çlodhur. Bananet janë me fibra, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar luhatjet e humorit.
Frutat e pyllit – Boronicat dhe mjedrat, janë të pasura me anti-oksidantë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ në tru. Konsumimi i rregullt është treguar se ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit dhe përmirësimin e humorit të përgjithshëm.
Salmoni – I pasur me acide yndyrore omega-3, që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit dhe rregullimin e emocioneve. Njerëzit që konsumojnë omega-3 rregullisht kanë nivele më të ulëta të depresionit.
Arra – Janë burim i shkëlqyer i magnezit, një mineral që ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e gjumit. Ato përmbajnë triptofan, një aminoacid që ndihmon trupin të prodhojë serotoninën, hormonin e mirëqenies.
Perimet jeshile – Spinaqi apo kastraveci, janë të pasura me folate, që është treguar se ndihmon në rregullimin e humorit dhe reduktimin e lodhjes. Këto perime janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të energjisë gjatë gjithë ditës.
Çaji jeshil – Përmban L-teaninë, një aminoacid që ndihmon në rritjen e ndjesisë së çlodhjes dhe përqendrimit. Konsumimi i një filxhani ndihmon në qetësimin e mendjes dhe përmirësimin e humorit pa efekte anësore që shkaktojnë nervozizëm.
Tërshëra – Një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës në tru. Një mëngjes me tërshërë mund t’ju japë energji të qëndrueshme e ju ndihmon të filloni ditën me humor më të mirë.
Avokado – Një superushqim që përmban yndyrna të shëndetshme dhe më shumë kalium se bananet. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe uljen e stresit, ndërsa yndyrnat e shëndetshme përmirësojnë funksionin e trurit dhe gjendjen emocionale.
Vezët – Një burim i pasur i kolinës dhe vitaminës D, që luajnë rol kyç në shëndetin e trurit dhe humorin. Konsumimi i vezëve ndihmon në mbajtjen e një balance të mirë mes energjisë dhe gjendjes emocionale gjatë gjithë ditës.
Konsumimi i ushqimeve të duhura kur ndiheni në humor të keq mund të bëjë ndryshim të madh në mënyrën si ndiheni. Zgjidhni ato që i përshtaten më mirë shijeve dhe nevojave e do shihni si humori përmirësohet me kalimin e kohës. /UBT News/
Brokoli po konsiderohet nga një mjek britanik si një mbrojtës i jetës dhe shëndetit të njeriut.
Rangan Chatterjee, i cili është shfaqur në programin BBC ‘’Doktor në Shtëpi’’ tha se nëse njerëzit do të hanë çdo perime, brokoli duhet të jetë ai për të cilin ata zgjedhin.
Ai më tej ka potencuar se perimet e ziera nxisin bakteret e zorrëve tek njerëzit, gjë që ndihmon në mbështetjen e sistemeve të tyre imune dhe përmirësimin e shëndetit të tyre në zorrët.
Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se bakteret “e mira” në zorrë lidhen gjithashtu me njerëzit që janë një peshë e shëndetshme dhe që kanë një rrezik të reduktuar të vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.
Ai përmban gamë të gjerë të lëndëve ushqyese, disa prej të cilave dihet se mbështesin shëndetin oral dhe parandalojnë sëmundjet e dhëmbëve. Brokli është një burim i mirë i vitaminës C dhe kalciumit, dy lëndë ushqyese të cilat parandalojnë sëmundjet parodontale.
Patatja është e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale.
Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu.
Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur.
Vlera kalorike e patates është katër herë më e madhe se e domates, tri herë më e madhe se e karrotës dhe sa gjysma e vlerës kalorike të vezës e të mishit të gjedhit. Vlerën e përgjithshme ushqimore të patates e përcakton sasia e lartë e lëndës së thatë 20-30 %, ku përbërësi kryesor është amodoni (14-22%), pastaj proteinat (1, 4-3%), kripërat minerale (0, 8-1, 6%) dhe vitaminat e ndryshme, ku mbizotëron vitamina C (10-40 mg).Patatet janë perime që rriten nën tokë dhe një ushqim kryesor në shumë familje.
Patatet janë relativisht të lira edhe në çmim, lehtë rriten dhe janë shumë të shëndetshme.
Ne ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore që i marim nga patatet:
Përmbajnë shumë ushqyes;
Të pasur me antioksidantë;
Mund të përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak;
Mund të përmirësojë shëndetin e tretjes;
Kanë pak yndyrë – mund të shtohen në dieta;
Mund të ndihmojnë të humbni apo rregulloni peshën;
Përveç se të shëndetshëm janë edhe të shijshëm dhe të përdorur në shumë receta. /UBT News/
Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që konsumojmë. Megjithatë, nëse nuk tregojmë kujdes në përpunim, gatim dhe ruajtje të ushqimit, këto baktere shumëfishohen në atë masë sa shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve.
Një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi.
Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:
– Diarea
– Të përzierat
– Dhimbjet e stomakut
– Të vjellat
– Dehidratimi
– Ethet
Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:
– Marramendje dhe humbje ekuilibri
– Lodhje
– Etje të tepërt
Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.
Grupet më të rrezikuar nga helmimi janë:
Të moshuarit – Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.
Bebet dhe të miturit – Sistemi imunitar s’është zhvilluar plotësisht, ndaj sipas informacioneve ata janë më të prekshëm nga helmimi.
Njerëzit me sëmundje kronike – Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.
Gratë shtatzëna – Shtatëzania tjetërson imunitetin, vështirëson luftën ndaj infeksioneve që prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por të fetusit.
Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi?
Pini lëngje – Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin, pirja e shpejtë e lëngjeve përkeqëson të përzierat dhe të vjellat.
Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve, nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.
Shmangni konsumin e medikamenteve kundër diaresë, ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi.
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse:
– E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.
– Diarea vazhdon për disa ditë.
– Temperatura rritet mbi 38 gradë.
– Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.
– Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku.
Vinicius: U munduan të më diskreditonin, por jam më i miri në botë!
BE nis hetim ndaj TikTok-ut!
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan: Hovenier dha kontribut të rëndësishëm
Barcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit Ibrahim Diarra
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës
Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE
Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?
Hovenier mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve