Lajmet

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se si pasojë e reshjeve të shiut që pritet të nisin sot, priten vërshime në Kosovë.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë./UBTNews

Lajmet

​Policia me aksion në veri, konfiskon armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake

Published

on

By

Policia e Kosovës do të organizojë një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.

Sipas njoftimit, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media.

Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri, ora 18:00.

Continue Reading

Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës, sfidë qasja në institucione

Published

on

By

Me moton “Asgjë pa rrota” u shënua sot Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës. Organizata joqeveritare “Handikos” ka mbledhur fëmijë e të rritur për të mbajtur aktivite të ndryshme rekreativë.

Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi tha se qëllim është sensibilizimi dhe vetëdijësimi i institucioneve në përmbushjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara,

“Qëllimi është sensibilizimi apo vetëdijësimi sa më i madh i shoqërisë tonë, apo në veçanti i institucioneve tona në përmbushjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht atyre që janë në këtë ditë sot përdorurs të karrocave. Për të pasur një karrocë është shumë e rëndësishme me qëllim të pjesëmarrjes së personave në jetën publike, madje përfshirjen në arsim, përfshirjen në punësim dhe në të gjitha fushat e tjera. Ne gjithherë e shënojme këtë ditë me aktivitete të ndryshme”, deklaroi ai.

Ai theksoi se personat të cilët janë përdorues të karrocave po diskriminohen në mungesë të qasjes në institucione.

“Nëse flasim për institucionet që nuk kanë qasje, as rrugët as trotuaret, atëherë ajo është diskriminuese. Personat me aftësi të kufizuara të këtij grupi janë të diskriminuar në lëvizje apo në qasje. Ky objekt apo kjo qendër i përmbush standardet, qasjen, lëvizjen e lirë, toaletet. Dhe duhet t’i përmbushin edhe institucionet tjera sepse ne kemi ligje dhe akte juridike të cilat theksojnë se çdo objekt që ofron shërbime duhet të krijojë qasjen për personat me aftësitë të kufizuara. E që fatkeqësisht nuk i përmbushin duke filluar nga institucionet e nivelit qendror apo lokal”, shtoi ai.

Për femijë dhe të rritur, te cilët janë përdorues të karrocave u organizuan aktivitete si: maskota, parakalimi i pjerrinave dhe kinema.

Continue Reading

Lajmet

ASK: Rritet kostoja e ndërtimit

Published

on

By

Ka shënuar rritje kostoja e ndërtimit në Kosovë për rritje për 0.6 për qind në tremujorin e katërt 2024, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Ndërkaq, krahasuar tremujori i katërt 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak të vitit 2023, indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje për 4.4 për qind.

“Rritje kishte transporti 2.4%, pagat 0.9 %, materialet 0.5%, kostot tjera 0.4% dhe energjia 0.1%. Ndërsa zbritje kishte tek makineritë 0.2 %”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë të Statistikave.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i Kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje 4.4 për qind në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.

Nga ASK thonë se rritje më të madhe kishte te energjia 20.6%, pagat 12.8%, transporti 10.9%, materialet 2.7%), makeniritë 0.8%, dhe kostot e tjera 0.7%.

Continue Reading

Lajmet

​Nis numërimi i votave të ardhura me postë

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe tani ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Përndryshe, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime

Continue Reading

Të kërkuara