Lajmet
Paralajmërimet për mbylljen e kufirit, deputeti i LVV-së kërkon reagimin e ndërkombëtarëve
Published
1 year agoon
By
Betim GashiDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli kërkon reagim ndërkombëtar për paralajmërimet e serbëve për bllokim të pikave kufitare me Kosovën. Ai thotë se ky është një akt i jashtëligjshëm që po inspirohet dhe nxitet nga Serbia dhe një sinjal nga kjo e fundit se nuk është e interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën.
Deputeti nga pushteti thotë se ekzekutivi do të këmbëngulë që hap pas hapi të mbyllen të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë, ndërkaq nënvizojë se po punojnë intensivisht që t’i bindin aleatët ndërkombëtarë për nevojën e hapjes së urës së Ibrit. Ai thekson se në asnjë rrethanë nuk mund të ketë përplasje ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, trupa të të cilit kanë prani konstante mbi urën kryesore në lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut.
Dugolli thotë se organet e sigurisë në Kosovë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura që bllokimi i rrugëve të mos ndodh në territorin e Kosovës. Ai bën thirrje që të evitohen hyrje-daljet në këto pika kufitare, pasi mund të haset në vështirësi.
“Ne i kemi këto informata, ku një grup qytetarësh të dyshimtë të cilët padyshim se janë të inspiruar dhe nxitur nga Serbia për të bërë këto bllokada. Organet e rendit kanë marrë të gjitha veprimet e duhura që një gjë e tillë mos të ndodh në territorin e Kosovës. Bllokimi i rrugëve është një akt i jashtëligjshëm, s’ka të drejtë askush t’i bllokojë rrugët për qarkullimin e lirë të qytetarëve. Se çka ndodh matanë kufijve të Kosovës ne nuk mund të flasim, pasi është çështje e Serbisë….Ky është një sinjal jo i mirë i cili qon mesazhe që Serbia nuk është e interesuar që të ketë normalizim të raporteve, s’është e interesuar që të mundëson qytetarëve lirinë e lëvizjes, zhvillimin, komunikimin normal dhe kështu me radhë”, thekson Dugolli.
Sipas tij, përmes këtyre veprimeve Serbia s’është e interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën. Ai shton se komuniteti serb në Kosovë s’po i përgjigjet më thirrjeve të Serbisë për të minuar përbrenda Kosovën.
“Të gjitha veprimet që Serbia ia ka marrë ka dëshmuar që s’është e interesuar të ketë fqinjësi të mirë me shtetin e Kosovës. Ajo e mohon atë dhe tenton që në çdo formë të minojë përbrenda duke instrumentalizuar një pjesë e të komunitetit serb. Mirëpo lajm i mirë është se gjithnjë e më pak ka qytetarë të komunitetit serb që i përgjigjen këtyre thirrjeve. E keni pa me rastin e një proteste paqësore që ndodhi në veri tek ura, ku ishte një numër simbolik në krahasim me vitet e kaluara kur shihnim turma të shumta të qytetarëve, ndonëse ishin të detyruar. Ne kuptojmë se njerëzit e Radoiçiqit i kanë detyruar, mirëpo tash situata është krejtësisht ndryshe pasi ato banda nuk janë më në Kosovë”, thekson Dugolli.
Duke folur për mbylljen e zyrave të komunave paralele serbe në veri, ai thotë se institucionet e Kosovës janë të fokusuar për rend dhe ligj të tërë territorin e Kosovës.
“Ne jemi për rend dhe ligj. Shteti i Kosovës po bën gjithçka që të sigurojë rend dhe ligj dhe shtrijë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës. Për një kohë të gjatë ajo pjesë(veriu) është konsideruar si një oazë e krimit të organizuar, kontrabandës dhe një pjesë ku ka dominuar banda e Radoiçiqit. Ka qenë një situatë kaotike në të cilën kanë pësuar në radh të parë qytetarët serbë por edhe imazhi i Kosovës. S’mundet të ketë një shtet të pranuar ndërkombëtarisht ku s’ka kontroll efektiv në një pjesë të territorit. Prandaj ne kemi bërë gjithçka gjatë këtij mandati që të sigurojmë rend dhe ligj për qytetarët dhe më pastaj hap pas hapi duke shuar strukturat paralele të cilat kanë qenë dhe janë të paligjshme për Republikën e Kosovës”, deklaron ai.
Sa i përket hapjes së urës së Ibrit, Dugolli thekson se po punohet intensivisht që brengat e ndërkombëtarëve të adresohen dhe ura të hapet për qarkullim për automjete.
“Dialog dhe komunikim ka të vazhdueshëm dhe do të ketë edhe të ardhmen. BE-ja si ndërmjetës në dialog duhet të jetë më i qartë në këtë drejtim. Edhe me marrëveshjet e vitit 2013-2015 është paraparë që ura të hapet dhe tani jemi në vitin 2024 dhe është për keqardhje që ka mbetur deri tani ura e mbyllur. Ura dihet për çka është ndërtuar, për të lidh dy brigjet e lumit dhe të jetë simbol i bashkimit dhe ndarjes. Prandaj ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i bindim miqtë tanë që brengat e tyre do të adresohen. S’ka rrezik për tensionim të situatës pasi një gjë të tillë qytetarët po e vërejnë çdo ditë”, thekson Dugolli.
Sipas tij, në asnjë rrethanë s’do të ketë konfrontim të Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it.
“Në asnjë variant dhe asnjë moment nuk do të ketë konfrontim të policisë së Kosovës dhe KFOR-it, pasi ne i konsiderojmë dhe i kemi miq. Janë forca mike të cilat kanë ardh me një mision dhe jemi duke bashkëvepruar dhe bashkëpunuar me ata”, përfundon Dugolli.
Lajmet
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Published
2 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.
“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”
Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.
Lajmet
Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Published
3 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.
Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.
Lajmet
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare
Published
21 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.
Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.
Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.
Lajmet
Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
Published
21 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.
Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.
“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.
Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, qeveria shpall gjendjen e katastrofës
Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë
Pse përhapen thashethemet në punë, madje edhe në ekipet e shëndetshme
Vendet me rezervat më të mëdha të arit
Sot ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, a do të mbijetojë Juventusi?
Bodø/Glimt trondit Interin 2-1 në “San Siro”
74 të vrarë në valën e dhunës, presidentja e Meksikës garanton sigurinë e Kupës së Botës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
