Kronikë e zezë

Paraburgim për tre personat që tentuan të privonin nga jeta D.M

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.L, M.Q dhe F.U, për shkak të dyshimit të bazuar se kishin tentuar të privonin nga jeta D.M.

Komunikata e gjykatës:

Me datë 15.04.2021, rreth orës 20:55 minuta, pas marrëveshjes paraprake, të pajisur me thika, tentojnë t’a privojnë nga jeta të dëmtuarin D.M, në atë mënyrë që deri sa i dëmtuari ishte duke e festuar ditëlindjen, me t’ua hap derën i dëmtuari, të pandehurit e sulmojnë me thika dhe largohen nga vendi, me ç’rast dëshmitarët e lajmërojnë policinë.

Me këto veprime të pandehurit si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen dhe duke e pas parasysh se të njëjtit fillimisht janë arratisur dhe për një kohë kanë qenë të paarritshëm për organet e ndjekjes andaj, me gjetjen e mundshme të tyre në liri mund të arratisen dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës. Gjithashtu, dëshmitarët e rastit ende nuk janë dëgjuar dhe  të pandehurit janë shokë të ngushtë me njëri – tjetrin andaj, po qe se të pandehurit gjenden në liri do të mund të ndikonin në dëshmitarë dhe të bashkërendojnë mbrojtjen me njëri – tjetrin e në këtë mënyrë do të vështirësonin procedurën e hetimeve. Nga të lartcekurat, gjykata ka gjetur se paraburgimi është masa adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Continue Reading

Lajmet

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Në rastin e parë në Prishtinë, një burrë dhe një grua janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një viktimë femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Zubin Potok, ku një grua dhe një burrë dyshohen se kanë kanosur një person tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe procedura po vazhdon sipas rregullave ligjore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kanoset një zyrtar policor në Suharekë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar në Suharekë.

Sipas policisë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë një zyrtar policor derisa ndodhej në veturë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Të kërkuara