Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj të pandehurit F. K. që dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual.

Sipas kërkesës, “në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, XX.”, thuhet në komunikatën për medie të gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “Dhunimi” në vazhdimësi dhe veprën penale “Sulmi seksual”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 06 mars 2022.

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara