Lajmet

Para se të konsumoni sërish banane duhet t’i dini këto gjashtë fakte për to

Ja disa fakte që nuk i dini për bananet.

Published

on

Pyesni këdo që t’ju thotë një frut të çuditshëm dhe do t’ju thonë bananet dhe kjo bazohet vetëm tek fakti që janë të verdha dhe shumë të buta. Por po të mësoni disa gjëra rreth tyre do të kuptoni se “e çuditshmja” nuk gjendet tek lëkura e tyre.

Ja disa fakte që nuk i dini për bananet:

1.Bananet janë radioaktive

Është i njohur fakti që bananet përmbajnë shumë potasium, shumë i nevojshëm për disa funksione të trupit. Por është pak i njohur fakti që një pjesë shumë e vogël e potasiumit është izotopi potasium 40 radiokativ i paqëndrueshëm. Ndonëse tani po mendoni për “kërcënimin” që mund të ju vijë nga ngrënia e bananes, por ju duhet të gjeni vend për 10 milionë banane njëherësh që të ketë efekt letal.

2. Bananet i bëjnë bletët të çmenden

Acetati izopentil është një përbërës organik që gjendet tek bananet dhe tek feromonet e bletëve.
Bletët dhe insektet e tjerë mbështeten tek feromonet për të komunikuar dhe kur ka kërcënim një nga mesazhet që çojnë nëpërmjete feromoneve është “sulm”.
Acetati izopentil është vetëm një përbërës i feromoneve për sulm, por ka shije të athët, ç’ka është dhe arsyeja se pse pas pickimit ju shpesh ndjeni një erë bananeje rreth pjesës që djeg. Ky acetat është më i fuqishëm tek bananet e freskëta, por zbehet pasi piqet fruti, kështu shmangni ngrënien e tyre afër bletëve, zgjidhni ndonjë të pjekur shumë.

3.Shumë energji për një frut

Nuk është surprizë që vrapuesit shpesh konsumojnë banane para maratonave për të marrë shumë energji.

4.Zgjidhje për buzëqeshjen tuaj

Bananet ju bëjnë të buzëqeshni për shumë arsye; kanë shije të mirë, të shëndetshme dhe për shkak të potasiumit ju zbardhin dhëmbët. Merrni një banane jo të pjekur mirë, pak në të gjelbër dhe me lëkurën e saj fërkoni dhëmbët më të para se t’i lani me furçë.

5.Njerëzit konsumojnë shumë banane

Sipas të dhënave njerëzi konsumojnë pa fund banane duke u rrotulluar tek shifra të paktën 2 në javë.
Mos të flasim pastaj për vendet ku rritet, në Ugandë për shembull një person konsumon 190 kg banana në vit.

6.Duken njësoj, sepse janë njësoj

Bananet janë një frut infertil. Çka do të thotë që kur një fermer do të shtojë pemët e bananes, nuk mund të mbjellë fara, por merr një pjesë nga një pemë tjetër dhe e mbjell veçmas./neps.al

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara