Kulturë

Papa Kristo Negovani, frymëzuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Published

on

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot, me nderime të thella 120-vjetorin e ndarjes nga jeta të Papa Kristo Negovanit, një figure që do të mbetet gjithmonë një simbol i patriotorizmit dhe i angazhimit të thellë për lirinë dhe identitetin kombëtar të Shqipërisë.

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës, një fshat i fshehur pas maleve të Gramozit, i cili ndodhet në atë që sot është territori i Greqisë. Në një mjedis të tillë, ku lidhjet me atdhenë ishin shpesh të brishta dhe të ngushta, ai e mori arsimin fillor në vendlindje, ndërsa më vonë ndoqi shkollën e mesme në Athinë. Ky ishte fillimi i një rrugëtimi që do të lidhte emrin e tij përgjithmonë me një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Në vitin 1897, Papa Kristo u angazhua plotësisht në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tij. Me shumë pasion, ai hapi shkollën e parë shqipe në Negovan, duke e bërë këtë hap të guximshëm në një kohë kur e drejta për të mësuar shqip ishte një akt i ndaluar dhe i rrezikshëm. Ai gjithashtu kontribuoi që të dërgoheshin vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë, një nismë e pashembullt që shënoi fillimet e një rinie të ndërgjegjshme dhe të edukuar.

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme që lidhen me figurën e Papa Kristo Negovanit ishte shërbesa kishtare që ai organizoi më 10 shkurt 1905, në gjuhën shqipe, një akt që do të ngjallte një lëvizje të madhe dhe që do të ishte një ndihmesë e drejtpërdrejtë për formimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, një proces që do të mbaronte me realizimin e saj pas disa vitesh, me Fan Nolin në krye.

Disa ditë më vonë, më 12 shkurt 1905, Papa Kristo dhe dy bashkëpunëtorë të tij u masakruan nga andartët grekë, një akt barbar që shënoi fundin e një jete të dedikuar plotësisht për atdhenë dhe për drejtësinë kombëtare. Vdekja e tij, e shoqëruar me tragjedi, nuk mundi ta fshinte ndikimin e tij të pashlyeshëm.

Veprat letrare të Papa Kristo Negovanit janë një pasuri e veçantë që pasqyrojnë jo vetëm dijen e tij të thellë, por edhe besimin dhe angazhimin për çështjen kombëtare. Një nga veprat e tij më të njohura është “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899, si dhe “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, botuar në Sofje në 1903. Përveç kësaj, ai shkroi dhe përktheu një numër përrallash dhe vjershash me karakter didaktik, të cilat ende mbeten të rëndësishme për pasurimin e trashëgimisë letrare dhe kulturore të Shqipërisë.

Papa Kristo Negovani, me veprat dhe sakrificat e tij, mbetet një ndër themeluesit më të rëndësishëm të identitetit fetar dhe kulturor shqiptar. Ai është frymëzuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe një hero i paharruar i luftës për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Dalina Haxhiu fiton çmimin e parë në “Akordet për Fëmijë”

Published

on

Dalina Haxhiu është fituesja e çmimit të parë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”. Ajo u shpërblye me Okarinën e Artë për Fëmijë, për këngën “Ëndrra ime s’fle”, duke u renditur në krye të garës muzikore.

Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Okarinën e Argjendtë për Fëmijë, çmimin e dytë, e fitoi Rita Krasniqi me këngën “Soprano”, ndërsa Okarina e Bronztë për Fëmijë iu nda Marin Kerit për këngën “Ëndrrat s’kanë kufij”.

Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Aksa Sulejmanin, për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të autorit Valon Gashi.

Në këtë edicion garuan 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra, duke sjellë në skenë këngë me mesazhe për ëndrrat, dashurinë, paqen dhe vetëbesimin.

“Akordet për Fëmijë” u organizuan për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, duke krijuar një hapësirë të veçantë për talentet e reja dhe për prezantimin e krijimtarisë së tyre muzikore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton përgatitjet për festivalin “Akordet e Kosovës”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.

“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.

Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.

Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.

Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara