Lajmet

Papa Françesku bën thirrje për paqe globale në prag të Krishtlindjeve

Published

on

Në një moment reflektimi dhe shprese për paqe, Papa Françesku ka bërë një thirrje të fuqishme për armëpushim në të gjitha frontet e luftës, në lutjet e tij të së dielës Angelus në Vatikan. Kjo thirrje e Papës vjen si një përpjekje për të ndalur dhunën dhe mizoritë që kanë përfshirë vende si Ukraina dhe Gaza, në vigjilje të festës së madhe të Krishtlindjes.

Nga rezidenca e tij në Santa Marta, për shkak të shëndetit delikat dhe temperaturave të ulëta, Papa theksoi rëndësinë e ndaljes së konflikteve, duke bërë apel për ndërprerjen e bombardimeve që kanë dëmtuar shkolla, spitale dhe vende të shenjta.

“Lërini armët të heshtin dhe le të kumbojnë këngët e Krishtlindjeve”, deklaroi Françesku. Ai kërkoi nga liderët botërorë dhe popujt që Krishtlindja të shënohet me paqe dhe jo me luftë, duke e bërë këtë një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe humanizmi.

Papa i cilësoi si “mizori” bombardimet dhe dhunën ndaj civilëve, duke përmendur sulmet e fundit në Gaza që kanë goditur fëmijët, shkollat dhe spitale, si dhe sulmet në Ukrainë që kanë lënë pasoja shkatërruese mbi popullsinë civile. Ai përmendi gjithashtu përpjekjet e Kardinalit Pierbattista Pizzaballa për të hyrë në Gaza dhe për të ofruar shpresë për komunitetin e vogël të krishterë në këtë rajon, duke nënvizuar sfidat që hasen për shkak të bombardimeve.

Papa Françesku, i cili sapo ka mbushur 88 vjeç, po përgatitet për një javë të ngarkuar me aktivitete fetare dhe sociale. Festa e Krishtlindjes dhe inaugurimi i Vitit të Madh të Shenjtë janë në qendër të agjendës së tij, ndërsa të enjten pritet të vizitojë një burg në Romë për të ofruar bekimet e tij. Kjo thirrje për paqe nga lideri i Vatikanit shërben si një kujtesë e fortë për nevojën e një bote më të drejtë dhe të bashkuar, ku Krishtlindja të jetë simbol i paqes dhe solidaritetit njerëzor./Euronews/

 

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara