Aktualitet

Pandemia uli ndjeshëm numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

Published

on

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

INSTAT raportoi se në 2020 rezultojnë 2.232 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rënie me 66,0%, krahasuar me vitin 2019.

Azilkërkuesit me origjinë nga Siria dhe Iraku rezultojnë respektivisht 876 dhe 339 azilkërkues, duke zënë 54,4% të azilkërkuesve gjithsej.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, rezultojnë 2.232 persona. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ata me origjinë nga Siria me 876 azilkërkues, Iraku me 339 azilkërkues, Afganistani me 316 azilkërkues dhe nga Maroku me 297 azilkërkues.

Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se numri i azilkërkuesve femra është 501, ndërsa i meshkujve është 1.687. Vihet re një dominim i meshkujve në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri me 75,6% të numrit gjithsej të azilkërkuesve. Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, piku i aplikimeve shënohet në tremujorin e parë, të cilët përbëjnë 97,7% të azilkërkuesve gjithsej.

Gjatë viti 2020 rezultojnë 4 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, ku të gjithë këto raste i përkasin shtetasve nga Siria.

Bie marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2020 rezultojnë 423 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rënie me 12,8%, krahasuar me vitin 2019. Në 2020, rezultojnë 513 persona të cilët kanë lënë shtetësinë shqiptare, duke pësuar rënie me 30,8%, krahasuar me vitin 2019. Lënia e shtetësisë shqiptare arriti rekord në vitin 2019, me 741 persona, por në vitin pandemik kjo tendencë u ngadalësua ndjeshëm.

Aktualitet

Kosova dhe Garda e IOWA-s zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin ka diskutuar për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes.

Gjatë këtij takimi, palët vlerësuan lart rëndësinë e Programit të Partneritetit Shtetëror dhe u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit në disa fusha kyçe, duke përfshirë trajnimet e specializuara, stërvitjet e përbashkëta fushore dhe zhvillimin e mëtejmë profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci shfrytëzoi rastin për të falënderuar gjeneralin Osborn dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur në forcimin e ushtrisë sonë.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës së IOWA-s mbetet një nga shtyllat kryesore për ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë, duke e afruar Kosovën edhe më shumë me standardet e kërkuara ushtarake.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet e dyshuara për vjedhjen e mbi 170 mijë dollarëve në shtëpinë e mërgimtarit

Published

on

By

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në fillim të këtij viti.

Pas një pune intensive hetimore, policia ka arrestuar sot një grua, e cila dyshohet se ka grabitur një shumë marramendëse parash nga një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi”.

Rasti ishte raportuar më 26 janar 2026 nga pronari i shtëpisë, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dëshmisë së tij, personat e panjohur kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe kishin hapur sefin, ku ai kishte lënë 176,900 dollarë amerikanë dhe 3,750 euro.

Sektori Rajonal për Hetime ka punuar për gati tre muaj deri në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarës këtë të martë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vjedhjeje të rëndë.

Continue Reading

Aktualitet

Trump kundër zgjatjes së armëpushimit: SHBA synon një “marrëveshje të shkëlqyer” me Iranin

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zgjasë afatin e armëpushimit me Iranin, duke argumentuar se koha në dispozicion është e kufizuar.

Gjatë një interviste për CNBC këtë të martë, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion mjaft të fortë negociues, gjë që sipas tij do të çojë drejt arritjes së një marrëveshjeje tejet të favorshme.

Pavarësisht këtij qëndrimi të prerë të presidentit, zyrtarë në Uashington mbeten optimistë se bisedimet do të vijojnë në Pakistan.

Nga ana tjetër, burime nga Teherani konfirmojnë se autoritetet iraniane po shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e raundit të ardhshëm të negociatave.

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Podgoricë: Tre të vrarë, dyshohet për shqiptarë nga Rozhaja

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të vrarë në një apartament të marrë me qira. Sipas Policisë së Malit të Zi dhe raportimeve nga mediumi “Vijesti”, viktimat dyshohet se janë shqiptarë nga Rozhaja, përfshirë dy vëllezër me mbiemrin Hoti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar, Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja, i cili besohet se ka kryer vrasjen e trefishtë me armë të ftohtë. Dyshohet se motivi i krimit ishte një mosmarrëveshje e çastit mes të dyshuarit dhe viktimave, të cilët ishin miq dhe punonin së bashku në ndërtim.

Krimi u zbulua në mënyrë të tërthortë pasi i dyshuari, pasi kreu vrasjet në Podgoricë, u kthye në qytetin e tij të lindjes ku ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Ishte pikërisht denoncimi i familjes në polici për dhunë që çoi hetuesit drejt zbulimit të tmerrshëm në kryeqytetin malazez. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Continue Reading

Të kërkuara